Connect with Us

Shpëtimi i Alvin Berishës/ Deputeti ngre alarmin: Janë edhe 37 fëmijë të tjerë

Politikë

Shpëtimi i Alvin Berishës/ Deputeti ngre alarmin: Janë edhe 37 fëmijë të tjerë

Publikuar

-

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, i ftuar në “45 minuta” në Report TV ka folur për lirimin e volgëlushit shqiptar nga kampet e ISIS, Alvin Berisha.

Duke kritikuar ashpër punën e qeverisë shqiptare por edhe të shoqërisë civile e cila ka heshtur në mënyrë të turpshme për këtë rast, Përmeti bëri me dije se në kampet e ISIS ndodhen rreth 37 fëmijë të tjerë.

“Kisha informacione që diçka po lëvvizte por jo nga qeveria shqiptare, por nga gazetarët e “Le Liene”.

Janë gazetarët që e inciuan këtë histori dhe vunë para përgjegjësisë qeveritë e dy vendeve. Në Itali ka qenë një presion më i madh nga shoqëria civile, ndërsa tek ne për fat të keq, nuk ka patur qoftë një shoqatë, apo person nga shoqëria civile që të ngrihet e ti bëjë presion qeverisë. Është e turpshme! E ka për detyrë se për atë është krijuar.

Ne sot jemi të gjithë të gëzuar për Alvinin, por nuk duhet të harrojmë se atje janë dhe 37 fëmijë të tjerë, të paktën kjo është shifra që qeveria ka, por në dijeninë time janë diku të 50 dhe në total diku tek 100 e disa, gra e fëmijë.

LEXO EDHE:  Gati ngritja e KLP/ Zbulohen emrat e kandidatëve nga shoqëria civile

Shteti shqiptar ka për detyrë pas këtij rasti që të tërheqi të gjithë fëmijët. Sepse u vërtetua që mund të tërhiqen. Kur ka arritur të tërheqë Kosova 110, ne duhet të arrijmë deri këtu. Jemi vend anëtar i NATOS.

Atje ka çdo ditë të vdekur, janë gra dhe fëmijë të luftëtarëve të vdekur të ISIS që përplasën çdo ditë për ujin dhe bukën dhe situata është emergjentë. Ata fëmijë duhet të tërhiqen sa më parë. Qeveria e ka për detyrë, se si duhet ta gjejë ajo rrugën”, theksoi Përmeti ndër të tjera./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Donacionet për rindërtimin/ Soreca me krenari: Qëndrojmë pranë shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

soreca jep lajmin e mirë për shqiptarët

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve, ku u dhuruan 1 miliard e 150 milion euro për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Duke vënë theksin te shifra e mbledhur, Soreca shpreh krenarinë për dhurimet e ndërkombëtarëve dhe solidaritetin që kanë treguar ata ndaj popullit shqiptar.

“Sot në Bruksel bashkësia ndërkombëtare ka bashkuar forcat për të treguar solidaritetin e saj ndaj Shqipërisë. Bashkimi Europian tani është krenar të njoftojë se donatorët kanë bërë një zotim kolektiv (grante dhe kredi) prej 1150 milion €. Të gjithë qëndrojmë pranë njerëzve të Shqipërisë”, shkruan ambasadori në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndërkombëtarët nuk i zënë besë Ramës/ Do dërgojnë ekspertë në Shqipëri për transparencën e rindërtimit

Publikuar

-

Nga

Në Konferencën e Donatorëve u dhuruan 1.15 miliardë euro për të rindërtuar banesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit, që preku më shumë Durrësin, Tiranën, Thumanën, Kurbinin dhe Laçin.

Por duket se ndërkombëtarët nuk i zënë shumë besë qeverisë Rama, ndaj dhe në Shqipëri do të vijnë një grup ekspertësh të Komisionit Evropian për transparencën e rindërtimit.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e KE, Ursula von der Leyen, e cila theksoi se do të firmosë një marëveshje me kryeministrin Edi Rama për të zbatuar me përpikmëri monitorimin e të gjithë procesit.

“Ne do të kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë. Folëm për këtë gjë, për t’u siguruar që parimet bazë të rindërtimit të respektohen. Ne jemi të interesuar për progresin e vendit, dhe unë kam ofruar gjithë mbështetjen time që ta kalojmë këtë proces së bashku. Është në interesin tonë të përbashkët që Shqipërinë ta mbajmë sa më pranë BE-së. Ne kemi punuar shumë për të shtruar rrugën që këtë vit të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Ne do të përcaktojmë parimet kyçe të transparencës. Të dy duam që kjo shenjë e jashtëzakonshme me popullin shqiptar, të investohet në mënyrën e duhur, transparente, jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë për ta zbatuar në mënyrën e duhur. Këtë marrëveshje do ta nënshkruajmë së bashku”, tha presidentja e KE-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja e 1.15 mld euro/ Mesazhi i Komisionerit për Zgjerim: Do nisim menjëherë lëvizjet

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas mbylljes së Konferencës së Donatorëve ku u mblodhën plot 1.15 miliardë eurosh për rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Varhelyi i drejtohet me një mesazh të gjithë popullit shqiptar, duke i thënë se bota kujdeset për ta, dhe se do të nisin menjëherë lëvizjet për rindërtimin.

“Përfundon Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtar për Shqipërinë: Krenar që njoftojmë mbledhjen e 1.15 miliardë euro, si përpjekje e përbashkët për rindërtimin e vendit. Ky është një mesazh mjaft i fortë për popullin shqiptar për të ditur se sa shumë e kemi për zemër. Tani do të nisim menjëherë lëvizjet për zbatimin! Bashkë për Shqipërinë”, shkruan komisioneri.

LEXO TE PLOTE