Connect with Us

Shpërthen Kreshnik Spahiu: Lulzim Basha, si “Rumi”

Politikë

Shpërthen Kreshnik Spahiu: Lulzim Basha, si “Rumi”

Publikuar

-

Në emisionin “Open” të mbrëmjes së sotme, ish kryetari i Alencas Kuq e Zi, Kreshinik Spahiu, ka qenë prezent nëpërmjet linjës online.

Duke folur për situatën kriminale dhe lidhjet e krimit me politikën, ndërsa ka theksuar se është pikërisht kjo e fundit që stimulon krimin, Spahiu deklaroi se bandat e PS dhe të PS janë njësoj.

Pasi  përmendi vrasjen kriminale të gjyqtarit të ndjerë, Skerdilajd Konomi, dhe mosgjetjen ende të autorëve, Spahiu bëri paralele me atentatin ndaj Prokurorit. Por, ndërsa veçoi faktin se, nga sa duket, shpresohet që të gjenden autorët e këtij atentati, theksoi se nuk ka asnjë ndryshim nga pronat në Gjirin e Lalzit të “Rumit” me dy pallatet që të afërmit e Lulzim Bashës ngritën në Vlorë.

“Lulzim Basha nuk ka asnjë ndryshim nga “Rumi”. Ngriti dy pallate në Vlorë…”, ngriti zerin Spahiu, i kundërshtuar fortë nga Ervin Salianji, ish deputeti i listës Basha, që saktësoi se ato ishin të njerëzve të afërm të Bashës, të cilët, sipas tij, nuk janë të përjashtuar nga investimi./ CNA.al

1 Koment

1 Koment

  1. t

    7 Nentor, 2019 at 11:09 pm

    Paska lan edhe mjeker e musteqe si ramziu ky koqeziu

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Takimi në Bruksel/ Cakaj: Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve

Publikuar

-

Nga

“Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj për mbrojtjen e sigurisë së përbashkët”, kështu është shprehur Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj gjatë një takimi në Bruksel, me Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve aleate të NATO-s.

“Në 70-vjetorin e formimit të Aleancës Atlantike dhe në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj në kuadrin e përpjekjeve të Aleancës për mbrojtjen dhe sigurinë e përbashkët”, ka deklaruar Cakaj.

Cakaj po ashtu, ka komentuar rritjen e buxhetit për mbrojtjen nga ana e qeverisë shqiptare. Sipas ministrit në detyrë vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në zbatim të angazhimeve të Samitit të Uellsit, Varshavës dhe Brukselit për arritjen e objektivave në rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 2% deri në vitin 2024.

Kujtojmë se takimi i sotëm është zhvilluar në kuadër të parapërgatitjes për takimin e rëndësishëm mes krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, që do të zhvillohet në Londër, më 3-4 dhjetor të këtij viti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë!”/ Dylgjeri ironizon taksën e re “made in” Veliaj

Publikuar

-

Nga

Nga Ylli Dylgjeri

Tu priten majat!

Në Anglinë e fundshekullit të 18 prodhimi ekonomik po rritej në përmasa të mëdha. Shkëmbimet tregtare, dhe të ardhurat nga vendet koloniale e kishin rritur nivelin e jetesës kudo.(skishin filluar ende PPP-të). Fshati dhe prodhimet bujqësore kishin pasuruar feudalët. Në shumë raste të ardhurat e tyre ia kalonin edhe princeve te oborrit mbreteror londinez. Shpenzimet per luks e qef nuk kishin llogari. Djemte e feudaleve sipas zakonit zbrisnin ne fundjave ne Londer shkonin per te festuar ne party ne Oborrin e Mbretit. Kerkonin e benin edhe sherbime plus. Shkembeheshin e njiheshin edhe me vajzat e oborrit. Njohjet sollen lidhje martesore. Por keto lidhje ishin te papranueshme e te palejueshme per gjakun mbreteror! Jo se Londra po mbipopullohej apo skish mundesi sherbimesh e trafiku, por, djemte e fshatareve po u merrnin çupat e Oborrit. Po perzihej gjaku!
Mbreteria u vu ne alarm. Duhej frenuar! Duhej ndaluar shpejt! Duhej vepruar.
Atehere, si ta pengojme?Mendjet e ndritura te keshilltareve u vune ne levizje e i propozuan Mbretit: Ligj…
Pranohen te qarkullojne ne Londer e te hyne edhe ne Oborrin mbreteror djemte nga fshati, por te porta e madhe e Oborrit tu priten majat e kepuceve. Ishte moda e kepuceve me maja perpjete qe si fillim i mbathen vetem princerit…
Mu kujtua sot kjo histori kur degjova Kryebashkiakun Velija sot ne nje komision parlamentar qe:
paralajmëron taksë të re: Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë

Kryebashkiaku Erion Veliaj përballë komisionit parlamentar të ligjeve ditën e sotme kërkoi një ligj special për Tiranën duke pranuar se nuk është në gjendje të përballojë ritmin e shtimit të popullsisë dhe trafikun që shtohet për ditë.
Duke kërkuar një ligj special ashtu siç e kanë disa kryeqytete Evropiane, Veliaj paralajmëroi një tarifë për të gjithë ata persona që e përdorin Kryeqytetin për të marrë shërbimet që ofron.
Sipas Veliajt, të gjithë personat që kërkojnë të hyjnë në Tiranë për të përdorur shërbimet që ofron kryeqyteti duhet të paguajnë.

Në fund duke i kujtuar Ligjin e Mbretërisë Londineze, do Ti thoja Kryetarit që kjo tarifë duhet të fillojë nga Ty,
Ti je i ardhur, ose Të priten majat!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me Metën/ Kume zbardh detajet: Thirrje për një reformë të thellë legjislative

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i KQZ, Kristaq Kume ka reaguar pas takimit me Presidentin Ilir Meta mbrëmjen e sotme referuar Reformës Zgjedhore.

Kume iu bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe jo politikë, stafeve akademike për tu bashkuar në realizimin e një reforme të thellë legjislative. Sipas konstitucionalistit, kjo është e vetmja mënyrë për krijimin e shtratit për një demokraci funksionale.

“E gjeta të përshtatshëm që unë e kam paraqitur për opinionin dhe klasën politike, ia paraqita dhe presidentit. Është thirrje për aktorët politike e jo politikë, stafet akademike teknicienë për t’u bërë të gjithë bashkë për të realizuar reformën e thellë legjislative që nes beht si produkt gjithëpërfshirës të krijojë shtratin për demokracinë funksionale te ne.

Ajo që kemi kërkuar konvenon me atë që Presidenti parashtroi para nesh, që jemi këtu bashkë për të shkëmbyer mendime për atë që po ndodh me zbatimin e legjislacionit për Reformën në Drejtësi e gjykatën kushtetuese dhe jo vetëm për këtë”, ka thënë ndër të tjera Kume./CNA.al

LEXO TE PLOTE