Connect with Us

Show me shpëtimin e Alvinit/ Ermir Gjinishi i nxjerr “bojën” Lleshajt

Politikë

Show me shpëtimin e Alvinit/ Ermir Gjinishi i nxjerr “bojën” Lleshajt

Publikuar

-

Ish nënkryetari i Komunitetit Mysliman shqiptar, Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e shpëtimit të vogëlushit shqiptar Alvin Berisha, nga kampet e ISIS.

Sipas Gjinishit, aksioni për shpëtimin e tij ka nisur që me 31 tetor, ndërkohë që mohoi që forcat speciale të Shqipërisë të kenë marrë pjesë në këtë aksion.

“Lajmi është dhëë me datën 31 tetor, është bërë i ditur në mediat arabe. Është një nga gazetat egjiptiane, e cila njofton me3 1 tetor, nisjen e operacionit.

Unë do them disa gjëra, por duhet të jemi të rezervuar, sepse problemi mbeten 27 personat e tjerë të deklaruar që ndodhen atje, por që mund të jenë rreth 80, ka dhe të tjerë që kanë lindur dhe nuk janë regjistruar fare.

Letrat e udhëtimit i ka përgatitur Ambasada jonë në Egjipt. Kjo ka qenë e vetmja asistencë e qeverisë shqiptare. Ky lajm në Shqipëri është censuruar. Operacioni ka filluar me 31 tetor, dhe i vetmi që ka qenë i përfshirë ka qenë President i Republikës.

LEXO EDHE:  Video-Vasili degjeneron Lleshajn/“ Ai i urren shqiptarët, por në këtë ditë fatkeqësie të bëhej pak njeri”

Alvini është transportuar para katër ditësh në Kamishli. Aty ka qenë në mbikqyrjen e Kryetarit të Gjysëmhënës së Kuqe, në Kamishli dhe vetëm dje ka mbërritur në Damask, por ka qenë e vështirë sepse kjo zonë është e pasigurtë, sepse ka grupe guerrile të ISIS. Dje është transportuar në Damasak me avion, sot nga Damasku është transferuar në Berud. Ka qenë operacion i fshehtë, madje dhe babai i Alvinit nuk ka qenë në dijeni. Forcat Speciale shqiptare nuk kanë marrë pjesë në operacion. Nuk është e vërtetë ajo që thuhet.

Pala shqiptara, ose ministri jonë nuk ka patur asnjë informacion. Pjesa që i është kërkuar palës shqiptare kanë qenë vetëm letrat e udhëtimit. Fakti që djali do të udhëtojë direkt në Itali  tregon e autoritetet italiane kanë qenë shumë serioze dhe kanë patur nevojë vetmë për këto letra. Vetë ministi i Brendshëm, ka ndenjur gjithë kohë në Berut, nuk e ka kaluar kufirin me Sirinë”, ka treguar Gjinishi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha falenderon donatorët/ Ultimatum Ramës: Të nisë menjëherë puna

Publikuar

-

Nga

Kreu i opozitës ka falenderuar donatorët që dhuruan 1 miliard e 150 milion euro për të rindërtuar banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha thotë se të gjitha donacionet janë të bekuara dhe të mirëpritura.

“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura. Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë”, shkruan lideri i demokratëve.

Më tej, Basha i bën thirrje qeverisë Rama, që të nisë menjëherë puna dhe të mos abuzohet me fondet.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Lleshaj karikaturë, Rama mynxyra e Shqipërisë

LEXO EDHE:  Gazi i Lulit kundër protestuesve/ Janë provokatorë

“Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Konferenca e Donatorëve kaloi pritshmëritë/ LSI thirrje Ramës

Publikuar

-

Nga

Konferenca e Donatorëve i ka kaluar pritshmëritë dhe janë dhuruar më shumë para sesa janë përllogaritur dëmet e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ku mbetën viktimë 51 persona.

Shtetet kanë dhuruar 1 miliard e 150 milion euro dhe pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i parë i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i bën thirrje qeverisë që paratë të mos shpërdorohen dhe shkojnë dëm, duke përmendur këtu Reformën në Drejtësi.

LEXO EDHE:  Lleshaj pret në zyrë Ina Nukën/ Model domethënës angazhimi për rininë

LEXO EDHE:  Kush e shpëtoi Alvin Berishën?/ Ministri Lleshaj zbulon misionin e tij

“Ka shumë rëndësi që lekët e donatorëve për tërmetin të mos shkojnë dëm si ato të Reformës në Drejtësi që u tretën si kripa në ujë dhe prodhuan vetëm kapjen mafioze të shtetit nga Rilindja”, thekson Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

1.15 miliardë euro për Shqipërinë/ Meta mirënjohje Konferencës së Donatorëve

Publikuar

-

Nga

presidenti, ilir meta

Konferenca e Donatorëve dhuroi sot 1 miliard e 150 milion euro për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Pas kësaj ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili përshëndet të gjithë mbështetësit e Shqipërisë dhe i shpreh atyre mirënjohje.

“Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuese”, shkruan Kreu i Shtetit në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE