Connect with Us

Shifrat e frikshme/ Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vrasjeve në Europë

Sociale

Shifrat e frikshme/ Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vrasjeve në Europë

Publikuar

-

Vrasjet në Shqipëri mbeten në nivele të larta, duke u renditur të pestët në Europë për normën e vrasjeve për 100 mijë banorë.  Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe të përpunuara nga Monitor, për dy vitet e fundit, norma e vrasjeve për 100 mijë banorë ishte 1.8, ndër më të lartat krahasuar edhe me vendet e Bashkimit Europian.

68 persona humbën jetën në vend në 2018-n dhe po aq ishin në 2017-n. Thuajse çdo të pestën ditë në Shqipëri gjatë 2018-s është konsumuar vepra penale e vrasjes

Numri i vrasjeve me dashje shënoi rënie në raport me vitin 2016, ku si pasojë e kësaj vepre penale numri i vrasjeve arriti në 99, ku thuajse në çdo katër ditë një shqiptar humbi jetën.

Po si krahasohemi me vendet e Bashkimit Europian?

Krahasuar me vendet anëtare të BE-së, Shqipëria renditet krahas vendeve me normë të lartë. Rekordin në bashkimin europian e mbajnë vendet baltike. Në Letoni, norma e vrasjeve për 100 mijë banorë ishte 5.6, ndjekur nga Lituania me 4 vrasje për 100 mijë banorë dhe Estonia me 2.2 vrasje për 100 mijë banorë.

Edhe shteti ishullor i Maltës, kishte një normë të lartë të vrasjeve (shiko grafikun më poshtë). Referuar përllogaritjeve të Eurostat, numri i vrasjeve atje për 100 mijë banorë ishte 2.

Fill pas Shqipërisë renditet Belgjika, me 1.7 vrasje për 100 mijë banorë.

Në vendet fqinje, Si Greqia dhe Italia, Eurostat përllogarit një normë vrasjesh me përkatësisht 0.7 dhe 0.6 vrasje për 100 mijë banorë.

Nga ana tjetër norma më e ulët e vrasjeve për 100 mijë banorë është përllogaritur në Luksemburg me 0.3 vrasje, ndjekur nga Norvegjia dhe Zvicra me 0.5 vrasje për 100 mijë banorë./ Monitor

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Erë e fortë dhe dallgë të mëdha, pezullohet sërish lundrimi në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Pezullohet lundrimi detar në Vlorë si pasojë e motit dhe dallgëve të shumta në det.

Prej dy ditëve trageti i linjës Vlorë- Brindisi ka qendruar pa lëvizur, ndërsa edhe anijet e peshkimit janë urdhëruar që të mos dalin në det.

Sipas IGJEUM moti sot do të jetë me reshje lokale dhe erë të fortë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen tërmetet/ Lëkundje të forta në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Lëkundje  të forta tërmeti janë ndjerë, pak minuta më parë në kryeqytet.

Mësohet se tërmeti që lëkundi Tiranën ishte me magnitudë 3.6 ballë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra në perëndim të Bulqizës dhe 23 km nga kryeqyteti.

Ndërkohë raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Durrësit.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita Botërore e lindjeve të parakohshme/ ISHP jep këshilla për parandalimin e tyre

Publikuar

-

Nga

Sot është dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme dhe konisderohet si një mundësi për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve dhe dhimbjeve që ajo shkakton.

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa të dhëna lidhur me lindjen e parakoshme dhe këshilla se si mund të parandalohet.

Sipas njoftimit të ISHP lindje e parakoshme konsiderohet lindja përpara javës së 37-të të shtatëzënisë, pavarësisht peshës së tij.

“Për parandalimin e lindjes së parakohshme është e rëndësishme që gjatë shtatëzënisë gruaja të ndjekë një stil jetese të shëndetshëm, bazuar në një dietë ushqimore të pasur dhe duke ndjekur në mënyrë të rregullt rekomandimet e mjekut”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e ISHP.

Postimi i plotë:

Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme, 17 Nëntori, konsiderohet si një mundësi për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve dhe dhimbjeve që ajo shkakton. “Të lindësh para kohe, të marrësh kujdesin e duhur, në kohën dhe vendin e duhur”
Lindje e parakohshme e bebit, konsiderohet lindja përpara  javës së 37-të të shtatëzënisë, pavarësisht peshës së tij.
Për parandalimin e lindjes së parakohshme është e rëndësishme që gjatë shtatëzënisë gruaja të ndjekë një stil jetese të shëndetshëm, bazuar në një dietë ushqimore të pasur dhe duke ndjekur në mënyrë të rregullt rekomandimet e mjekut.
Lindja e parakohshme (shkaktari kryesor i vdekshmërisë tek të porsalindurit), mund të shkaktojë probleme shëndetësore kronike të mushkërive, vonesa në zhvillim dhe paralizë cerebrale.
Faktorët mjekësorë dhe stili i jetesës, ndikojnë në lindjet e parakohshme.
Zakonisht gratë që kanë shtatëzëni me binjakë ose që pritet të sjellin në jetë më shumë se 2 fëmijë, si edhe ato që vuajnë nga ndonjë patologji kronike (si p.sh. hipertension ose diabet), janë më të rrezikuarat për të lindur fëmijë para kohe./CNA.al

LEXO TE PLOTE