Connect with Us

Serbia nuk përfill paralajmërimin e SHBA/ Do blejë raketa kundërajrore ruse

Bota

Serbia nuk përfill paralajmërimin e SHBA/ Do blejë raketa kundërajrore ruse

Publikuar

-

Rusia pritet t’i dorëzojë Serbisë një sistem të sofistikuar raketash kundër ajrore, ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar sanksione të mundshme kundër vendit ballkanik në rast se blen raketa të tilla. Lajmin e sjellë radioja amerikane VOA, që duke cituar si burim Agjencia ruse e lajmeve “TASS”, thotë se sistemi raketor “Pancir” do të dërgohet në Serbi ‘gjatë muajve të ardhshëm në pajtim me kontratën e nënshkruar”.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka paralajmëruar Serbinë se blerja e armatimeve të tilla “mund të rrezikojë” vendosjen e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, raporton VOA që vijon:.

Serbia mbetet aleat i Rusisë, ndonëse synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Beogradi është zotuar se do të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

LEXO EDHE:  Dëbimi i 6 gulenistëve, SHBA mbështet hetimet e iniciuara nga Kryeministri

Rusia ka ndihmuar Serbinë të përmirësojë ushtrinë e saj me avionë, helikopterë dhe tanke, duke ngritur shqetësime në rajonin e Ballkanit të dërmuar nga luftërat. Gjatë shkatërrimit të përgjakshëm të ish-Jugosllavisë në vitet e 90-ta, Serbia ishte në luftë me fqinjët e saj; Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën.

Forcat ushtarake serbe janë të mbështetura pothuajse 80 për qind në teknologji sovjetike, një trashëgimi nga Armata Popullore Jugosllave dhe planifikojnë të blejnë pajisje nga të dyja palët, Rusia dhe Bashkimi Evropian për të përmirësuar forcat e saj ajrore të varfëruara nga luftërat ballkanike të viteve 1990./ Titulli është i CNA.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

“Stop”/ Trump i kërkon nga Bankës Botërore që të mos i japë më kredi Kinës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump i bëri thirrje Bankës Botërore që të ndalojë dhënien e kredive për Kinën, një ditë pasi ky institucion miratoi një plan kredie për Pekinin.

“Pse Banka Botërore po i huazon para Kinës? A është kjo e mundur? Kina ka shumë para, edhe nëse ata nuk kanë, i krijojnë. STOP”, shkruan në Twitter presidenti amerikan.

LEXO EDHE:  Ekstradimi i Gulenit/ SHBA diskutime me Turqinë

LEXO EDHE:  Meta në SHBA/Forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik

Banka Botërore miratoi një plan për të ndihmuar Kinën me 1 miliard deri në 1,5 miliard dollarëkredi me interes të ulët, deri në qershorin e vitit 2025.

Këto kundërshtime të SHBA-së lidhur me dhënien e kredive për Kinën, vijnë në kohën e tensioneve të rritura në mes të dy shteteve lidhur me tregtinë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Kush është shkrimtarja me origjinë shqiptare që kandidon për kryeministre të Libanit

Publikuar

-

Nga

Shkrimtarja shqiptare Ghada Arnaut (Xhada Arnauti) do të kandidojë për postin e kreryministrit të Libanit.

Ghada Arnaut është një zë i fuqishëm dhe kritik në mbrojtje të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe kundër qeverive të trashëguara diktatoriale.

Arnauti ka një biografi të pasur duke qenë emër i njohur në Liban dhe në pjesën tjetër të Lindjes së Mesme.

Arnauti është një shkrimtare e njohur në Liban, drejtuese e mediave liberale dhe shkenctare në Universitetin e Albertas në Kanada.

LEXO EDHE:  SHBA/Rregulla të reja të aviacionit

LEXO EDHE:  SHBA/Rregulla të reja të aviacionit

Gjatë viteve të fundit Xhada Arnauti ka qenë larguar në ekzil në Kanada.

Kandidatura e saj është nominuar nga koalicioni i ri qeverisës dhe se ajo do të kthehet në Liban për të qeverisur të rinjtë që kanë pushtuar rrugët e Bejrutit.

Libani ka patur disa figura të njohura me origjinë shqiptare, si guvernatori i Libanit gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, rilindasi Pashko Vasa, teologu i njohur fetar Abdylkader Arnauti apo studiuesi i teologjise islame, Shejh Albani.

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti paralajmëron/ Nëse s’merremi vesh me LDK-në, vendi shkon në zgjedhje të reja

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi sot se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse  nuk arrihet një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga VV dhe LDK”, u shpreh Kurti në RTK.

Kreu i VV-së tha se partinë e tij nuk e trembin zgjedhjet e reja, pasi pretendon se pas zgjedhjeve të 6 tetorit është rritur përkrahja nga qytetarët.

LEXO EDHE:  Ekstradimi i Gulenit/ SHBA diskutime me Turqinë

LEXO EDHE:  Zhbërja e ligjit për Gjykatën Speciale/ SHBA vijon ofensivën: Kosovarët e duan!

Gjithashtu Kurti tregoi se në takimet me liderët e LDK-së nuk është përmendur ndonjë emër i përveçëm për president, por theksoi se duhet diskutuar për strategjinë e zgjedhjes së një presidenti të parakohshëm, vetëm pasi të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE