Connect with Us

Rrëzoi rezolutën e PS për ndërhyrjet e huaja/ Ditmir Bushati depoziton amendimet e tij

Politikë

Rrëzoi rezolutën e PS për ndërhyrjet e huaja/ Ditmir Bushati depoziton amendimet e tij

Publikuar

-

Ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka depozituar sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare amendimet e tij për projektrezolutën për ndërhyrjet e huaja .

Këto amendime bazohen në tre shtylla kryesore si; Legjislacioni dhe institucionet vendase; angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë; media dhe edukimi.

Ditmir Bushati propozon edhe ndryshimin e titullit të projektrezolutës duke propozuar që të bëhet, Projektrezolutë “Për parandalimin e ndërhyrjeve të huaja të mundshme në proceset zgjedhore dhe dezinformimit si mjet i ushtrimit të influencës në jetën shoqërore”.

Dje pati diskutime të shumta në Komisionin e Politikës së Jashtmë lidhur me rezolutën.
Sipas Bushatit, titulli aktual i projektrezolutës së propozuar nga deputeti Balla, “është marrë nga Rezoluta e Parlamentit Europian, miratuar në 10 tetor 2019, e cila reflekton një realitet tjetër.

LEXO EDHE:  Reagim ndaj Ditmir Bushatit/Këtij komunisti të fundit që urren katolikët!

Bushati propozon ndryshime të thella në preambul të projektrezolutës, në referimin e kushteve që gjeneruan këto amendamente si dhe rekomandimet që lë Kuvendi ndaj institucioneve.
Propozimet e tij ndahen në dy drejtime, rregullimi i kuadrit ligjor për mediat elektronike dhe qasja edukative./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kurti po i mëson Ramës patriotizmin”/ Ngjela zbulon humbjet e Serbisë nga taksa 100%

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se 12 vjetori i Pavarësisë e gjen Kosovën të formuar në kuptimin e një pozicioni historik, por deklaroi se ka pasur probleme të mëdha në qeverisje.

“Liderët e Kosovës, me përjashtim deri diku të Ramush Haradinajt, nuk kanë qenë të fuqishëm. Ajo ç’ka kam vënë re unë, është se nuk e dinë që janë fitues të një lufte dhe Serbia është e mundur. Si ka mundësi t’i lutesh të mundurit kaq shumë?”, u shpreh ai në studion e Ditarit në A2.

Sipas Ngjelës, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po punojnë së bashku për të copëtuar Kosovën, ndërsa pretendon se kjo nuk ka për të ndodhur.

Avokati foli edhe për taksën 100% që Kosova i ka vendosur Serbisë dhe Bosnje Hecergovinës, për të cilën tha se mund t’i shkaktojë një degradim të madh ekonomik dy shteteve ose rrezikohet pozicionimi i rrugës ku kalon Serbia.

LEXO EDHE:  Samiti i Triestes/Konfirmim i së ardhmes evropiane të Ballkanit

LEXO EDHE:  Intervista e plotë e ministrit Ditmir Bushati/Shqipëria ka një dinamikë tjetër në Europë

Teksa ka folur për marrëdhëniet mes Ramës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Ngjela deklaroi se ky i fundit po i mëson kreut të qeverisë shqiptare patriotizmin.

“Ka inferioritet Rama ndaj Kurtit. Duhet ta durojë, është më i aftë Kurti. Është dhe më i aftë dhe po i mëson patriotizmin”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Atdheu ka nevojë për të gjithë”/ Dhjetoristi Bislim Ahmetaj thirrje shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupimit “Dhjetor ’90”, Bislim Ahmetaj, prezanton këtë të enjte nismën kombëtare “SHQIPTARË: Mos ikni-kthehuni në ATDHE”.

Ky takim do të mbahet në kuadër të 29 Vjetorit të Grevës së Urisë që çoj në rrëzimin e përmendoreve të diktatorit dhe rënien përfundimtare të komunizmit.

Prezantimi do të bëhet në Sallën “Liria” të Qytetit Studenti në orën 11.00, ndërsa ftohen pedagogë, student, intelektualë dhe qytetarë ti bashkohen kësaj nisme.

“Miq,bashkëpunëtor, kolegë dhe studentë!
Bashkohuni me ne ditën e Ejnte, 20 Shkurt 2020 ora 11.00 në Sallën “Liria” të Qytetit Studenti.
Të përkujtojmë 29 Vjetorin e Grevës së Urisë që çoj në rrëzimin e përmendoreve të diktatorit dhe rënien përfundimtare të komunizmit.
Takimi i sivjetshëm nuk do të jetë thjeshtë një përkujtimore, por një risi pasi me një grup pedagogësh të rinjë, studentë dhe intelektualë të angazhuar do të prezantojmë një nismë me rëndësi kombëtare:
“SHQIPTARË: Mos ikni-kthehuni në ATDHE”.
Bashkojuni takimit tonë, bashkojuni kësaj nisme, kemi nevoj për mbështetjen tuaj.
ATDHEU KA NEVOJ PËR NE TË GJITHË.
Miqsisht, Bislim AHMETAJ.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Donacionet për rindërtimin/ Soreca me krenari: Qëndrojmë pranë shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

soreca jep lajmin e mirë për shqiptarët

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve, ku u dhuruan 1 miliard e 150 milion euro për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Duke vënë theksin te shifra e mbledhur, Soreca shpreh krenarinë për dhurimet e ndërkombëtarëve dhe solidaritetin që kanë treguar ata ndaj popullit shqiptar.

“Sot në Bruksel bashkësia ndërkombëtare ka bashkuar forcat për të treguar solidaritetin e saj ndaj Shqipërisë. Bashkimi Europian tani është krenar të njoftojë se donatorët kanë bërë një zotim kolektiv (grante dhe kredi) prej 1150 milion €. Të gjithë qëndrojmë pranë njerëzve të Shqipërisë”, shkruan ambasadori në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE