LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje dhe stuhi në të gjithë vendin/ IGJEUM: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

7 Nëntor 2019, 07:20, Sociale CNA
Reshje dhe stuhi në të gjithë vendin/ IGJEUM: Ja zonat që

Në këto momente vijojnë reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit dhe do të vijojnë edhe përgjatë ditës me intensitet të lartë.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur dhe pritet të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, rritet rreziku për përmbytje vërshuese në të gjithë vendin.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve rekomandohet të merren masa paraprake dhe paralajmërim në zonat që kanë probleme në rastet e reshjeve shumë intensive.

Për shkak të intensitetit të reshjeve probleme mund të shfaqen me bllokimin e akseve rrugore si pasojë e ujit dhe dherave në rrugë.

Sipas IGJEUM, në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të rriten prurjet dhe nivelet në pjesët e larta malore dhe ato fushore, zona e Nënshkodrës.

Për arsye të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Nivelet më të larta në lumin Buna do të jenë në fundjavë. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve dhe rrezikut kryesisht në degët e lumenjeve kryesorë përgjatë ditës së nesërme.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 19 °C
në vendet e ulëta: 16 / 17 °C
në vendet malore: 11 / 14 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdet. Nesër mbasdite ajo dobësohet gradualisht.

Lajmet e fundit nga