Connect with Us

Reforma dhe zgjedhjet/ KiE mesash të fortë politikës

Politikë

Reforma dhe zgjedhjet/ KiE mesash të fortë politikës

Publikuar

-

avokati zbulon marreveshjen

Raportuesit për Shqipërinë në Këshillin e Europës , Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly i kanë bërë thirrje forcave politike të angazhohen seriozisht për reformën zgjedhore dhe zgjidhjen e krizës.

Duke dënuar daljen e opozitës nga Kuvendi, ftojnë maxhorancën me urgjencë që të vijojë kosultimin me opozitën.

“Ne ritheksojmë qëndrimin tonë se parlamenti është forumi për dialog dhe diskutim politik, dhe për këtë arsye bojkotimet dhe djegia e mandateve politike nuk duhet të kenë vend në një shoqëri demokratike. Në të njëjtën kohë, mazhoranca në pushtet duhet të paguajë më shumë sesa shërbim të vetëm për rolin e opozitës në një demokraci pluraliste, dhe të angazhohet në dialog dhe konsultim të mirëfilltë me opozitën për reformat e rëndësishme dhe sfidat politike me të cilat po përballet vendi”-thuhet në reagimin e tyre./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Videoja e Metës”/ Gjata: I bën gjërat publike sepse Prokuroria nuk lëviz pa urdhërin e Ramës

Publikuar

-

Nga

“Presidenti i bën gjërat publike sepse Prokuroria nuk lëviz pa urdhërin e Ramës”, kështu është shprehur juristi Çlirim Gjata nga studio e emisionit “Opinion” teksa komentohej deklarata e Metës  për zotërimin e videove që kompromentojnë KED-në.

Teksa komenton qëndrimin e Metës referuar radhës për  përzgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, Gjatë është shprehur se “të drejtën për pezullimin e veprimit Administrativ, Presidentit ja jep neni 66 të Kodit të Procedurës Administrative”.

“Presidenti detyrohet t’i bëjë gjërat publike sepse e di që askush nuk lëviz në Prokurori pa urdhër të Edi Ramës.

Presidenti ka respektuar nenin 179 pika 2 që po u zgjodh një anëtar nuk mund të zgjidhet tjetri sepse rradha i takon Parlamentit. Loja me data e Dvoranit e ka bërë Parlamentin që të mund të zgjedh ditën e fundit, duke i djegur afatin 3 ditor Presidentit.

LEXO EDHE:  Formula e Ramës në zgjedhje/ Kërkon 71 mandate bashkë me PDIU

Kështu Presidenti ka vënë në përdorim nenin 66 të Kodit të Procedurës Administrative që e detyron Presidentin ta pezullojë veprimin Administrativ (dekretimin në këtë rast) kur ka një fakt pengues, pra radha që në këtu tashmë me plotësimin e vakancës së parë të Presidentit do t’i takonte Parlamentit.

Prandaj ka dalë me një vendim tjetër që thotë se pezullon veprimin administrativ, sepse pa mbaruar tjetri nuk mund të fillosh ti”, është shprehur Gjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Marrëzisht budallenj”/ Meta shuplakë Bashës e Kryemadhit

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur edhe një herë kritikat e tij ndaj opozitës për rrugën që mori me djegien e mandatëve dhe mos hyrjen në zgjedhje.

I ftuar në studion e “Open”, Meta u shpreh se u treguan marrëzisht budallenj, pasi i kishin të gjitha mundësitë për të fituar.

“Ja kam thënë Berishës, Bashës e Kryemadhit. E para ishin marrëzisht budallenj sepse nuk po flisnin me një njeri që do reflektonte.

Opozita i kishte të gjitha mundësitë të merrte të gjitha përgjegjësitë dhe të qëndronte në Parlament. Pavarësisht nga përpjekja e disa ambasadorëve për të bërë lojrat e Edi Ramës, opozita kishte Kushtetutën dhe kjo nuk është pak. Opozita do të fitonte bindshëm po të hynte. Opozita pa marrë pjesë i vërtetoi manipulimiet. Po lëre, lëre, lëre, dhe pastaj fajin e ka Presidenti.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet fallco të opozitës/ Nga baza në 21 Qershor

Unë e di që ky do ti kapi të gjitha e si shofer pa frena bën hatanë. Por opozia ka përgjegjësi të jashtëzakonshme për vendin, për gjërat që i ka bërë dhe si i ka bërë. Unë nuk dua të merrem shumë me opozitën sepse është shumë e lehtë ti biesh opozitës, po opozita duhet të gjejë vetvetën. Opozita mua për gjërat më të rëndësishme nuk më ka pyetur”, theksoi Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë disa video kompromentuese”/ Paralajmëron Klodiana Lala: Fshihet më tepër se mbledhjet e KED

Publikuar

-

Nga

Gazetarja e Kronikës, Klodiana Lala ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, se disponohen fakte dhe video të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që tregojnë shkeljet që janë tentuar t’i bëhen Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Lala ka paralajmëruar se burime zyrtare nga Presidenca konfirmojnë se nuk është vetëm një, por disa video që po përpunohen, të cilat shkojnë përtej asaj çka fshihet pas mbledhjeve me dyer të mbyllura të KED.

LEXO EDHE:  Intervista e plotë/ Berisha: PD të hyjë në zgjedhje

“Nuk bëhet fjalë për një video të vetme. Janë disa video që janë duke u përpunuar. Janë zëra zyrtarë nga Presidenca që na i kanë thënë. Nuk ka të bëjë më mbledhjet e KED, unë mendoj se shkon edhe përtej kësaj”, është shprehur Klodiana Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE