Connect with Us

Mustafaj i nxjerr “bojën” Lleshajt/ Vajtja në Siri, gjest propagandistik i shëmtuar

Politikë

Mustafaj i nxjerr “bojën” Lleshajt/ Vajtja në Siri, gjest propagandistik i shëmtuar

Publikuar

-

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj mendon se kthimi i Alvin Berishës në Itali pranë familjes së tij është sukses i autoriteteve italiane.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24, Mustafaj tha se ministria e Jashtme e Shqipërisë, diplomacia apo dhe ambasada shqiptare në Itali e ka bërë shumë mirë detyrën, por shtoi se vajtja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Siri është një gjest propagandistik i pahijshëm dhe i shëmtuar.

“Ky është një sukses në radhë të parë i Italisë. Për këtë duhet falënderuar në radhë të parë kryqi i Kuq italian por edhe të gjitha autoritetet italiane. Shqipëria ka pasur për detyrë vetëm të furnizonte autoritetet italiane me dokumentacioni sepse ky djalë pavarësisht se ishte shqiptar nuk ishte asnjë dokument dhe nuk mund të lëvizte pa to. Qeveria shqiptare ka bërë detyrën e saj, i ka dhënë dokumentet me gjithë disa zvarritje që ka pasur. Besoj se deri këtu mbaronte vetëlavërimi i qeverisë shqiptare. Vajtja e ministrit të Brendshëm është një gjest propagandistik i pahijshëm.

LEXO EDHE:  PS e vendosur/ Lleshaj: Nuk tërhiqemi nga zgjedhjet

Pse duhet të shkojë ministri, ku shkon ministri? Ministri ka shkuar në këtë rast vetëm për propagandë. Atje duhet të shkonte një…ne kemi sektor që merret me policinë e fëmijëve, duhet të shkonte një specialist i këtij sektori dhe një diplomat i Ministrisë së Jashtme. Kaq asgjë më shumë.”-tha Mustafaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ulja në tryezë e pozitë-opozitës…/ Andi Përmeti: Ndryshimi i sistemit, kusht për votimin e Reformës!

Publikuar

-

Nga

Pas një krize politike të stërgjatur, palët më në fund kanë një marrëveshje për reformën zgjedhore, e cila duhet të finalizohet deri me 15 mars. Lidhur me të, deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti, i ftuar në “Ekopolitikë” në RTV “Ora” thotë se ulja në tryezë ishte pozitive.

Ulja e palëve në tryezë është pozitive. Sigurisht vlerësimi politik duhet parë te kostoja që ka dhënë dhe do të japë. Tryeza mund të zhvillohej para një viti”, thotë Përmeti.

LEXO EDHE:  Gjiknuri në krye të Reformës Zgjedhore/Mustafaj: Duhet të ishte para drejtësisë

LEXO EDHE:  Gjiknuri në krye të Reformës Zgjedhore/Mustafaj: Duhet të ishte para drejtësisë

Deputeti i ka dhenë përgjigje dhe pretendimit sipas të cilit pjesë e marrëveshjes është dhe që deputetët në Parlament duhet të votojnë çfarë të vendoset jashtë Parlamentit nga grupi i Këshillit Politik.

“Nuk ka asnjë konsensus të kësaj natyre. Kusht është diskutimi mbi sistemin. Vota është individuale. Nuk ka asnjë marrëveshje se çfarë do të votohet”, ka saktësuar deputeti Andi Përmeti./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Padia e Ramës ndaj Haradinaj/ Avokati tregon pse nuk do të aprovohet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka ngritur padi kundër kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj për shpifje.

Lidhur me këtë fakt ka folur dhe avokati Dastid Pallaska.

I ftuar në emisionin “A Show”, në televizionin T7, se Pallaska  tha se kjo padi nuk ka kuptim dhe se nuk do të aprovohet.

“Pengesa e parë që do të hasë kjo padi është lejueshmëria e padisë. Kryeministri i Shqipërisë, si zyrtar publik, ka pengesë për të paraqitur padi për shpifje ndaj personit publik. Akuzat Haradinajt i janë bërë si person publik, dhe nuk janë akuza personale.

Rama mban barrën e provës… për të provuar se deklaratat e kryeministrit të Kosovës nuk ishin të sakta. Kjo, për faktin e thjeshtë se ai është zyrtar publik, dhe çështja që është objekt padie është çështje e interesit publik.”

Padia e Ramës është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

LEXO EDHE:  “Qëndrimi për çështjen Alvini”/ Largohet nga detyra Ambasadori shqiptar në Turqi

LEXO EDHE:  PS e vendosur/ Lleshaj: Nuk tërhiqemi nga zgjedhjet

Me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama kërkon kompensim të dëmit.

Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve në dy intervista të dhëna në datat 17.10.2019 dhe 29.10.2019./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E kam kursyer për hir të kombit”/ Haradinaj paralajmëron Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar kryeministrin Rama se ka prova ku ky i fundit është është angazhuar maksimalisht në ndarjen e Kosovës.

“Jam I habitur me mobilizimin e resurseve që Rama ka vendosur në dispozicion Brenda dhe jashtë vendit me lobingje, për ndarjen e Kosovës.

Me këtë ndarje ne humbinim Trepçen. Trepça nga kalkulimet time vlen 10 miliard Euro në 10 vjet. Kjo është akuza kryesore.

Kur kam hyrë me fol për  ndarjen e Kosovës i kam parasysh të gjitha rreziqet. Sa i përket Edi Ramës mbasi e kam njoh, nuk mërzitem…Nuk e kam lexuar shkresën e tij, çdo fjalë që kam thënë është e saktë. I qëndroj mbrapa në cdo kohë.

LEXO EDHE:  “Qëndrimi për çështjen Alvini”/ Largohet nga detyra Ambasadori shqiptar në Turqi

LEXO EDHE:  Voltana Ademi debate me Lleshajn/ Ndihem e frikësuar nga bandat

E kam kursyer kombin, jo individin, ka edhe më shumë”, është shprehur Haradinaj në një intervistë për Syri tv./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE