Connect with Us

Mungesa e shtetit, dhunë dhe sëmundje/ Gjendje katastrofale e refugjatëve në Bosnjë-Hercegovinë

Bota

Mungesa e shtetit, dhunë dhe sëmundje/ Gjendje katastrofale e refugjatëve në Bosnjë-Hercegovinë

Publikuar

-

Autoritetet e Bosnjë-Hercegovinës nuk kanë gjetur ende ndonjë zgjidhje për mijëra refugjatë, sa janë grumbulluar në kufirin me Kroacinë. Ndërkohë që numri po shtohet nga dita në ditë.

a migrantë ka aktualisht në Bosnjë-Hercegovinë, në afërsi të kurfirit me Bashkimin Evropian, nuk e di askush. Dihet vetëm, se janë me mijëra dhe se shumë prej tyre janë të sëmurë. Është vetëm çështje kohe se kur do të shpërthejë hapur pakënaqësia dhe gjendja të përshkallëzohet. Kapacitetet për pranimin e refugjatëve në Bosnjë-Hercegovinë (B-H) janë mbushur kaherë. Me 15 nëntor skadojnë edhe kontratat për dy qendrat më të mëdha të refugjatëve  – Bira dhe Miral në Bihaq dhe Velika Kladushë, të nënshkruara me Organizatën Ndërkombëtare për Migrime (IOM). Rreth 2000 migrantë duhet të largohen nga këto vende deri nga fundi i vjeshtës.

“Qendrat e tanishme nuk kanë pasur kurrë pëlqimin tonë. Ato duhet të mbyllen dhe të transferohen në vende të pabanuara”, thotë Mustafa Ruzhniq, kryeministër i kantonit Una-Sana, në afërsi të kufirit me Kroacinë, ku bëjnë pjesë edhe qytetet Bihaq dhe Velika Kladusha. Migrantët duhet të zhvendosen në vende të tjera, ndër to edhe në Vuçjak.

Sëmundje të shumta – pa mjekime

Bosnien und Herzegowina Flüchtlingslager Vucjak (Reuters/M. Djurica)

Situata në qendrën Vuçjak është alarmante. Në disa tenda janë vendosur rreth 800 njerëz, shumica nga Siria, Pakistani dhe Afganistani. Nuk ka rrymë, nuk ka ujë të pijshëm. Shumë prej tyre kanë sëmundje infektive, hepatitis dhe infektime të tjera. Aktualisht vetëm dy herë në javë vjen këtu mjeku për vizitë – vetëm dy orë. Një pjesë e spitalit në Bihaq është hapur për rastet më të rënda, por shumë migrantë nuk mund të marrin trajtim mjekësor, për shkak të kapaciteteve të vogla.

Organet lokale të mbrojtjes nga katastrofat thonë, se në rajonin e kufirit me Kroacinë janë vendosur edhe mijëra migrantë të tjerë, të cilët çdo natë përpiqen të kalojnë nga B-H në Kroaci  – të futen në territorin e Bashkimit Evropian. Shumë pak prej tyre vërtet ia dalin. Të tjerëve organet kroate ua marrin paratë, telefonat dhe këpucët. Disa prej tyre edhe i rrahin. Dhe më pas i kthejnë në B-H. “Push Backs” quhet kjo, që sipas të drejtës evropiane dhe ndërkombëtare është juridikisht ilegale.

“Unë kam provuar shtatë herë të dal andej dhe nuk do të heqë dorë”, thotë një migrant nga Pakistani. “Kushtet për jetë këtu janë katastrofale, një kohë të gjatë nuk kemi pasur as ujë për pije, ndërsa mbeturinat nuk i ka hequr askush. Pse po na trajtojnë kështu, edhe ne jemi njerëz si ju? Pse nuk po na ofron askush vendstrehim për kohë që jemi këtu? Askush nuk do që të mbetet këtu përgjithmonë.”

Bosnien und Herzegowina Flüchtlingslager Vucjak (Reuters/M. Djurica)

Mundësitë e kufizuara

“Ne u kemi dhënë migrantëve batanije dhe thasë për fjetje, ato që kemi pasur”, thotë Selam Mixhiq, nga autoritetet e Bihaqit për mbrojtje në situatat e katastrofës. “Problemi është se çdo ditë këtu në Vuçjak vijnë njerëz të tjerë. Kushtet janë shumë të këqija. Koha është e ftohtë, ka lagështi dhe shumë të sëmurë. Mundësitë tona janë të kufizuara. Kampi duhet të mbyllet sa më parë.”

Zyrtarisht nuk ka shifra për numrin e migrantëve në B-H. Por vlerësohet se këtu janë rreth 7.000 persona – rreth 5.000 prej tyre në kantonin Una-Sana. Deri këtu ata kanë mbërritur përmes Turqisë, Greqisë, Serbisë e deri në B-H. Ata kanë kaluar lumin Drina afër Loznicës. Nuk dihet se sa prej tyre janë mbytur në lum gjatë përpjekjes për të kaluar lumin. Por në këtë rajon është shtuar numri i varrezave me emrin “NN”. Në varreza shkruan vetëm një datë.

LEXO EDHE:  Vrasja e Jan Prengës/ Besnik Mustafaj bën deklaratën e fortë: Shteti i implikuar me krimin

Stacioni i parë ku vijnë ata është qyteti Tuzla. Por edhe autoritetet atje janë të mbingarkuara. Shumë migrantë në Tuzlë flenë në rrugë. Asnjë prej tyre nuk dëshiron të mbetet këtu. Migrantë ka edhe në vende të tjera të B-H, por më pak. Në një fshat në jug të B-H është vrarë një marokan, gjatë përpjekjes për t’u futur në një shtëpi të pabanuar. Netët në B-H janë shumë të ftohta. Ndërsa dimri po vjen.

Para ka, por askush nuk do t’i pranojë migrantët

Shkaku i dështimit të autoriteteve të B-H që të përballen me problemin e migrantëve është mungesa e koordinimit mes autoriteteve qendrore dhe lokale në vend. Thuhet se para për ndihma ka, por nuk ka marrëveshje, se si të zgjidhet ky problem. Për momentin asnjë komunë apo bashki nuk do t’i pranojë ata në territorin e vet.

Bosnien und Herzegowina l Migranten in Tuzla (DW/D. Maksimović )

Dragan Mektiq, ministër i Sigurisë në B-H, nuk tregon se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me migrantët, sepse ka frikë se nuk do të rizgjedhet në këtë post. “Brukseli na ka premtuar 10 milionë euro. Me këto para mund të ngremë kapacitetet brenda pak ditësh, por nuk kemi asnjë vend ku mund t’i ngrejmë ato”. Komunat janë pronare të tokës në B-H. Ndaj vendimin duhet të marrin autoritetet lokale, të cilat nuk i duan migrantët.

Në kantonin Una-Sana po diskutohen dy lokalitete për ndërtimin e qendrave emergjente – në Medeno Polje, një fshat me rreth 15 shtëpi, si dhe në Lipa afër Bihaqit. Në Lipa duhet të ndërtohet kampi nga e para, që do të thotë se nuk ka as energji elektrike dhe ujë. Organizatat ndërkombëtare thonë se asnjëri prej këtyre vendeve nuk është i përshtatshëm.

Pas luftës në B-H (1991-95), vendet Lipa dhe Medeno Polje janë shpallur si të papërshtatshme për kthimin e serbëve, në këtë rajon të banuar me shumicë myslimane. Ndaj edhe kësaj radhe do të jetë vështirë që atje të ngrihet ndonjë qendër e banueshme për migrantë. Banorët e Petrovcit, qytet afër Medeno Polje, kanë bërë të ditur se do t’i bllokojnë rrugët, nëse dikush mendon që atje të ndërtojë qendër për migrantë. E njëjta vlen edhe për Lipan.

Bosnien und Herzegowina Flüchtlingslager Vucjak (Reuters/M. Djurica)

Popullata me shumicë myslimane ka treguar solidaritet të madh në dy vitet e fundit, prej ardhjes këtu të refugjatëve të parë. Shumë banorë kanë ndihmuar refugjatët me ushqime, ujë dhe veshmbathje. Por prej fillimit të kthimit me dhunë të refugjatëve nga Kroacia, edhe në B-H ka rënë niveli i solidaritetit dhe është rritur ksenofobia.

Mungesa e shtetit

“Situata po bëhet gjithnjë e më e padurueshme. Çdo ditë po vijnë këtu gjithnjë e më shumë migrantë. Vendstrehime nuk ka më, ndaj ata detyrohet të flejnë në rrugë, nën ura apo në luadhe. Institucionet e shtetit ndoshta do të ngrihen nga gjumi, pas dy vitesh, sepse deri tani nuk kanë reaguar fare”, thotë gazetaja Niha Xhaniq, nga gazeta “Krajina” në Bihaq.

Por për momentin migrantët janë në rrugë, nën qiellin e hapur. Institucionet e B-H nuk janë shquar për reagime të shpejta. Pas mbylljes së dy qendrave me 15 nëntor, numri i njerëzve në rrugë do të shtohet, ndërsa temperatuarat në këtë rajon të kufirit mes Kroacisë dhe B-H shumë shpejt do të bien nën zero./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Të akuzuarit nga Specialja përfitojnë miliona euro ndihmë financiare

Publikuar

-

Nga

Të gjithë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilëve u është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara, kanë zgjedhur që të paguajnë avokatët e tyre përmes ndihmës financiare që ua ofron Qeveria e Kosovës.

Që nga arrestimi i parë e deri më tash, nga buxheti i caktuar për këtë kategori, janë shpenzuar rreth 4.5 milionë euro.

Nga ky buxhet i garantuar me ligj deri, më tani ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka përfituar pak më shumë se të tjerët, gjithsej 792,250 euro.

I dyti për nga shuma e përfituar është kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, me gjithsej 729,750 euro. Gucati akuzohet për pengim të drejtësisë dhe kanosje të dëshmitarëve.

Nga buxheti i Kosovës deri me tani mbrojtja e ish-eprorit të UÇK-së, Rexhep Selimi ka përfituar 724, 00 euro.

Për mbrojtjen e ish-kreut të UÇK-së, Hashim Thaçi deri në muajin korrik 2021 janë paguar gjithsejtë 661,901 nga buxheti i Kosovës.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, që po akuzohet për pendim në administrimin e drejtësisë ka përfituar 582,950 euro.

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa ka përfituar gjithsej 545,620 euro për mbrojtjen e tij.

Shifra më e ulët e parave të ndara nga buxheti i Kosovës është ajo e ish-eprorit të UÇK-së, Kadri Veseli në vlerë prej 379,724 euro.

Mungesa e kritereve

Në vitin 2015 kur u votua Ligji për Dhomat e Specializuara, në të njëjtën kohë, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan edhe një ligj tjetër që ua garantonte të akuzuarve potencialë mbështetjen financiare.

Ky vendim u pa si politikë nga monitoruesit e sistemit të drejtësisë dhe vazhdimisht u kritikua për faktin se gjithsecilit ish-pjesëtar të UÇK-së i garantohet qasje në fondet publike për të paguar avokatët apo ekipin mbrojtës para Dhomave të Specializuara.

Këtu nuk merren parasysh se a ka pasuri apo mjete financiare i akuzuari që të paguajë vet ekipin mbrojtës.

Ish-pjesëtarëve të UÇK-së nuk iu kërkohet asnjë dëshmi sesa kanë pasuri ose të holla në dispozicion, mirë automatikisht kanë të drejtë të kërkojnë ndihmë financiare për t’i paguar avokatët që i mbrojnë.

Kush i paguan avokatët pranë Gjykatës në Hagë?

Deri më tani Dhomat e Specializuara kanë arrestuar dhe konfirmuar aktakuza për udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniq, deputetin Rexhep Selimi si dhe eprorin tjetër të UÇK-së, Salih Mustafa.

Po ashtu është arrestuar edhe Pjetër Shala si dhe për pengim në administrimin e drejtësisë dhe kanosje të dëshmitarëve janë akuzuar krerët e Organizatës së Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Përveç Pjetër Shalës, të gjithë të tjerët sipas Ministrisë së Drejtësisë, janë duke u mbështetur financiarisht për të paguar mbrojtjen e tyre.

Yll Zekaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thotë se institucionet e Kosovës është dashur që të përdorin një praktikë më të mirë për ndarjen e ndihmës financiare për të akuzuarit e jo të përfitojë automatikisht çdo i akuzuar.

“Shteti i Kosovës ka shkuar përtej asaj që parashohin Dhomat e Specializuara, përtej asaj nëse një i akuzuar do të ketë mundësi që personalisht të ofrojë mbrojtjen apo jo dhe i njëjti do t’i mbulojë të gjitha kërkesat, duke u bazuar në disa kritere që i përcakton udhëzimi administrativ”, thotë Zekaj.

Kush po i mbron ish-pjesëtarët e UÇK-së?

Avokati Taulant Hodaj, që është një nga pak avokatët kosovarë që janë të licencuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, thotë se Ministria e Drejtësisë nuk duhet t’i mbështesë të gjithë të akuzuarit në mënyrë automatike.

Ai thotë se të akuzuarit po e shfrytëzojnë buxhetin e Kosovës pasi nuk dëshirojnë që të shfrytëzojnë mundësinë që iu ofrojnë Dhomat e Specializuara pasi aty kërkohet verifikim që kanë mjete për të paguar avokat apo jo.

“Besoj se (të akuzuarit) kanë kërkuar ndihmë juridike nga Kosova, pak ose asnjëri ka kërkuar ndihmë nga Gjykata Speciale sepse është procedurë më e ndërlikuar dhe asnjëri nuk dëshiron të futet në verifikim se a i plotëson ato kushte apo jo”, thotë Hodaj.

Por, ushtruesi i detyrës së sektarit të Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, thotë se çështja e ndarjes së ndihmës për të akuzuarit është e rregulluar mirë me dispozita ligjore.

“Jam shumë i bindur dhe them me përgjegjësi të plotë që komisioni me rastin e shqyrtimit të vendimit e ka shqyrtuar dokumentacionin me përkushtim dhe me përpikëri dhe në këtë drejtim, asnjë pagesë, asnjë kërkesë nuk është përtej asaj që e përcaktojnë dispozitat përkatëse në fuqi”, thotë Bajraktari.

Në rast se të akuzuarit kërkojnë ndihmë ligjore nga Dhomat e Specializuara atyre iu kërkohen dëshmi të shumta mbi pasurinë e të akuzuarit dhe familjarëve të tij.

LEXO EDHE:  Mogherini anulon vizitën në Bosnje

LEXO EDHE:  Vrasja e Jan Prengës/ Besnik Mustafaj bën deklaratën e fortë: Shteti i implikuar me krimin

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Dhomat e Specializuara kanë thënë se vetëm një i akuzuar ka kërkuar mbështetje për ndihmë juridike.

Familjarët e të akuzuarve shpenzuan 25,000 euro

Aktualisht, të akuzuarit përveç se kanë të drejtë të kërkojnë mbështetje financiare për të paguar avokatët, ligji në Kosovë u mundëson edhe kompensimin shpenzimeve që bëjnë familjarët kur vizitojnë të akuzuarit në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Mbi 25,000 euro janë shpenzuar nga buxheti i Kosovës për familjarët e të akuzuarve vetëm këtë vit.

Më shumti para janë kompensuar për familjarët e Rexhep Selimit, gjithsej 8,494 euro.

Ministria e Drejtësisë ka kompensuar familjarët e Jakup Krasniqit në vlerë prej 6,569 euro.



 EMBED

Çka është Gjykata Speciale e Kosovës?

No media source currently available

0:000:02:240:00

 

 Linku direkt 

Për vizita në Hagë, familjarët e Hysni Gucatit janë kompensuar në vlerë prej 4,276.

Familjarët e Kadri Veselit janë kompensuar me 2,453 euro.

Familjarët e Salih Mustafës janë kompensuar në vlerë prej 2,027 eurosh dhe në vlerë prej 1,495 eurosh janë kompensuar familjarët e Nasim Haradinajt.

Të drejtën që të kërkojnë kompensim për shpenzimet e tyre e kanë edhe familjarët e ish-presidentit, Hashim Thaçi, por sipas MD-së, ata nuk kanë kërkuar asnjëherë kompensim të të hollave që kanë shpenzuar në vizitat që i kanë bërë në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Sipas udhëzimit administrativ 03/2020 çdo i akuzuar, brenda një viti, ka të drejtë të vizitohet me mbështetje të nevojshme financiare, më së shumti nga 12 anëtarë të ngushtë të familjes, dhe jo më shumë se tre anëtarë të familjes për një vizitë.

Mungesa e informacioneve për fondacionet Thaçi e Veseli

Të akuzuarit kanë mundësinë që të paguajnë edhe vet avokatët e tyre mbrojtës.

Për këtë qëllim, deri tash janë themeluar dy fondacione, një për ish-presidentin, Thaçi dhe një për ish-kryeparlamentarin, Veseli.

Këto dy fondacione nuk kanë bërë të ditur sesa është shuma e parave që është grumbulluar deri më tani.

Anton Nrecaj nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional kërkon publikimin e çdo informacioni mbi çdo nismë që ka për qëllim mbështetjen financiare të personave të akuzuar nga Dhomat e Specializuara.

“Nuk e kemi idenë se prej nga vijnë këto mjete. Kush janë ata persona që kanë shprehur vullnetin që ta përkrahin procesin e mbrojtjes. Nuk ka transparencë fare. Nuk e dimë nga vijnë këto mjete, kush qëndron parapa dhe cili është qëllimi i mbledhjes së tyre”, thotë Nrecaj.

Deri më tani Dhomat e Specializuara kanë intervistuar qindra ish-pjesëtarë të UÇK-së disa në cilësinë e të dyshuarit për kryerjen e krimeve të luftës e disa të tjerë si dëshmitarë.

Procesi i ndihmës financiare për ta ishte mbajtur i fshehtë deri vonë, pasi përmes një vendimi të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj cilësoheshin informacione sekrete.

 EMBED

Dekada e Gjykatës Speciale

No media source currently available

0:000:05:570:00

 

 Linku direkt 

Sa ishte kryeministër, Haradinaj përmes disa vendimeve të qeverisë kishte mbështetur financiarisht katër të dyshuar potencialë nga Gjykata Speciale, gjë që ishte cilësuar qasje selektive.

Në mars të vitit 2019, asokohe kryeministri Ramush Haradinaj përmes një vendimi të qeverisë kishte ndarë 40,000 euro përkrahje financiare për ish-eprorin e UÇK-së, Lahi Brahimaj me të cilin ka edhe lidhje familjare.

Brahimaj ishte ftuar për intervistim dhe këto mjete i ishin ndarë vetëm në cilësinë e të dyshuarit potencial.

Njëjtë ishte vepruar edhe në rastin e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi për të cilin ish-kryeministri Haradinaj kishte ndarë 13,800 euro.

Sami Lushtakut iu kishin ndarë 9,100 euro të cilat më vonë i kishte kthyer ndërsa një shumë prej 7,000 eurosh i ishin ndarë Mahir Hasanit.

Deri më tani në Hagë ka filluar procesi gjyqësor vetëm nga Salih Mustafës. Në këtë rast janë mbajtur disa seanca dhe dëshmitarët e parë kanë filluar të japin dëshmitë e tyre.

LEXO TE PLOTE

Bota

Merkel i jep mbështetjen e fundit pasuesit të saj para zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje gjermanëve të shtunën t’i japin votën e tyre pasardhësit të saj Armin Laschet për të hartuar të ardhmen e Gjermanisë, në një përpjekje të fundit për të forcuar fushatën e tij në vështirësi 24 orë para votimit.

Laschet, 60 vjeç, ka qenë pas sfiduesit të tij socialdemokrat Olaf Scholz në garën për kancelari, megjithëse sondazhet e fundit e vënë diferencën mes tyre brenda kufijëve të gabimit, duke i bërë zgjedhjet një nga garat më të paparashikueshme në vitet e fundit.

Angela Merkel kishte planifikuar të mbante një profil të ulët në betejën zgjedhore ndërsa përgatitet të largohet nga politika pas 16 vitesh në pushtet. Por ajo e gjeti veten të përfshirë në orarin e furishëm të fushatës së kryetarit jopopullor Laschet, të partisë së saj.

Në javën e fundit të fushatës, Merkel e çoi Laschet përpara elektoratit të saj në bregdetin Baltik dhe të premten u shfaq si figura kryesore në tubimin përmbyllës që mblodhi konservatorët në Mynih.

Merkel iu drejtua elektoratit kryesisht të moshuar të Gjermanisë të premten, duke u bërë thirrje atyre të mbanin konservatorët në pushtet për hir të stabilitetit – një thirrje karakteristike për Gjermaninë.

“Për ta mbajtur Gjermaninë të qëndrueshme, Armin Laschet duhet të bëhet kancelar, dhe CDU dhe CSU duhet të jenë forca më e fuqishme,” tha ajo.

Një ditë para votimit, ajo shkoi në qytetin e lindjes së ArminLaschet-it dhe zonën zgjedhore Aachen, një qytet pranë kufirit perëndimor të Gjermanisë me Belgjikën dhe Holandën, ku ai ende jeton.

“Bëhet fjalë për të ardhmen tuaj, të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe të prindërve tuaj,” tha ajo në tubimin e saj të fundit para votimit, duke kërkuar një mobilizim të fortë për aleancën e saj konservatore.

Angela Merkel nënvizoi se mbrojtja e klimës do të jetë një nga sfidat kryesore të qeverisë së ardhshme, por tha se kjo nuk do të arrihet “thjesht përmes rregulloreve”.

“Ne kemi nevojë për zhvillime të reja teknologjike, procedura të reja, studiues, njerëz të interesuar që mendojnë se si mund të arrihet mbrojtja e klimës dhe që njerëzit të marrin pjesë në këtë përpjekje”, tha ajo.

Zoti Laschet është një “politikan që ndërton ura-lidhëse e që do të angazhojë njerëz” për të përmbushur këto sfida të Gjermanisë në të ardhmen, tha ajo.

LEXO EDHE:  A është plakja një sëmundje e parandalueshme?

LEXO EDHE:  Mogherini anulon vizitën në Bosnje



Qindra mijëra njerëz kishin dalë në rrugë të premten duke kërkuar ndryshim dhe mbrojtje më të madhe të klimës, me një aktivist të shquar që i quajti zgjedhjet e së dielës votën “e shekullit”.

“Mund të dalë e kundërta”

Ndërsa afrohen zgjedhjet, zoti Olaf Scholz është përqëndruar në zonën e tij, në skajin tjetër të vendit, në përpjekje për të fituar mbështetjen e votuesve në momentet e fundit të fushatës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të votuesve në zonën e tij zgjedhore në Potsdam – një qytet në periferi të Berlinit i famshëm për pallatet e tij që dikur strehonin mbretërit e Prusisë – zoti Scholz tha se ai po luftonte për të sjell “një ndryshim të madh në vend, një qeveri të re” të udhëhequr nga ai.

Ai gjithashtu ofroi një përshkrim të shkurtër të qeverisë së ardhshme që shpreson të drejtojë, duke thënë se, “ndoshta mund të jetë e mjaftueshme, për shembull, për të formuar një qeveri midis Socialdemokratëve (SPD) dhe të Gjelbërve”.

Zoti Scholz, aktualisht ministër i financave në qeverinë e koalicionit të Kancelares Merkel, ka shmangur gabimet në fushatë, dhe kryesisht fitoi mbështetjen pasi e paraqiti veten si “kandidati i vazhdimësisë” pas zonjës Merkel në vend të zotit Laschet.

I përshkruar si i aftë, por i mërzitshëm, zoti Scholz vazhdimisht ka mposhtur zotin Laschet me diferenca të mëdha kur flitet për popullaritet.

Ndërsa gjermanët shkojnë në votime brenda disa orëve, konservatorët e zotit Laschet po e ngushtojnë hendekun, ndërsa një anketë tregon se mbështetja për ta është 1% më e vogël se 26% që gëzojnë Socialdemokratët.

Zoti Laschet hyri në garë për postin e kancelarit i dëmtuar keq nga një betejë e ashpër mes konservatorëve për fituar mbështetjen si kandidat për postin e lartë. Megjithatë, partia e tij gëzonte një epërsi të konsiderueshme ndaj socialdemokratëve në fillim të verës.

Por Laschet u pa duke qeshur pas Presidentit Frank-Walter Steinmeier ndërsa ai bëri homazhe për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse në korrik, një imazh që do të ndryshonte në mënyrë drastike mbështetjen për të dhe partinë e tij./voa

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E quajti budalla/ Kurti i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” ministrit serb

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas deklaratës së fortë të ministrit serb Aleksandër Vulin, në të cilën e quajti “budalla” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ky i fundit i është kundërpërgjigjur “dhëmbë pë dhëmbë” ministrit serb.

Kurti i është kundërpërgjigjur duke i kujtuar të kaluarën e tij dhe duke i thënë se ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Milloshevicit.

“Së pari fluturaket serbe duket që janë përgjigje edhe ndaj deklaratës së Escobar që tha se nuk bën të militarizohet situata dhe ata filluan që të përdorin avionë ushtarakë.



Pra këtu thua se nuk e kanë veç me ne, ndërkaq së dyti, Vulin mjafton të thuhet për të se ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviçit dhe i përkiste atyre zyrtarëve serbë që e konsideronte që Millosheviçi nuk është mjaftueshëm radikal”, tha Kurti.

LEXO EDHE:  Masakra e Srebrenicës/ Presidenti gjerman: Zbardhja e së shkuarës është premisë pajtimi

LEXO EDHE:  Sëmundjet që mund të identifikoni në kohë?!/Gjatë gushtit në Spitalin Amerikan CT skaneri ofrohet 8 mijë lekë

Kujtojmë se ndërkohë Vulin tha se “nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE