Connect with Us

“Mijëra euro për zbukurime”/ Kreu i PD Elbasan: Si u mashtruan qytetarët për takimin me Ramën

Politikë

“Mijëra euro për zbukurime”/ Kreu i PD Elbasan: Si u mashtruan qytetarët për takimin me Ramën

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike në Elbasan, Eugen Isaj, ka treguar se dje PS organizoi një takim në Pallatin e Sportit duke mashtruar socialistët.

Sipas Isajt, u tha se në këtë takim do të merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, vetëm për të siguruar pjesëmarrjen.

Isaj deklaron se u shpenzuan mijëra euro për të zbukuruar Pallatin e Sportit ku u zhvillua ky takim, ndërkohë që sipas tij, Elbasani renditet një nga qytetet më të varfra në Shqipëri.

“Dje pasdite Parita Socialiste organizoi një takim në Pallatin e Sportit në Elbasan.
Në fakt ishte një mashtrim sespse gënjyen socialistët se gjoja do vinte Edi Rama për të siguruar pjesëmarrje si dhe detyruan administratën të merrnin pjesë me detyrim në këtë takim. Drejtuesit kryesorë të institucioneve dje ishin me lista në dorë për ata që do të merrnin pjesë në këtë takim.
Ajo që më shqetëson më shumë është fakti se për zbukurimin e Pallatit të Sportit janë shpenzuar me mijëra euro ndërkohë që Elbasani është renditur si qyteti më i varfër në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Dosjet e nxehta/ Kush ia mbylli çështjet Edi Ramës dhe Arta Markut

Pjesëmarrja me pahir në këto takime nuk mund të mbulojë dështimin spektakolar të këtyre hajdutëve që qeverisin. Nuk ka asnjë investim pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Është një shtet pa asnjë kacidhe që nuk ka ndërmend të rrisë as rroga e as pensione bile ka akoma shumë institucione që nuk kanë marrë pagesën. Dje nuk u fol asnjë gjë, për dramat që po kalon ky qytet,  nuk u fol për varfërinë, për biznesin e vogël që lëngon sot e po mbyllet dita ditës, por thjesht u bë propagandë.
Duke reaguar të gjithë bashkë, vetëm kur ju të merrni në dorë fatet e  këtij vendi do të kthehet dhe shpresa”. u shpreh Isaj në një deklaratë për shtyp./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Donacionet për rindërtimin/ Soreca me krenari: Qëndrojmë pranë shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

soreca jep lajmin e mirë për shqiptarët

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve, ku u dhuruan 1 miliard e 150 milion euro për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Duke vënë theksin te shifra e mbledhur, Soreca shpreh krenarinë për dhurimet e ndërkombëtarëve dhe solidaritetin që kanë treguar ata ndaj popullit shqiptar.

“Sot në Bruksel bashkësia ndërkombëtare ka bashkuar forcat për të treguar solidaritetin e saj ndaj Shqipërisë. Bashkimi Europian tani është krenar të njoftojë se donatorët kanë bërë një zotim kolektiv (grante dhe kredi) prej 1150 milion €. Të gjithë qëndrojmë pranë njerëzve të Shqipërisë”, shkruan ambasadori në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndërkombëtarët nuk i zënë besë Ramës/ Do dërgojnë ekspertë në Shqipëri për transparencën e rindërtimit

Publikuar

-

Nga

Në Konferencën e Donatorëve u dhuruan 1.15 miliardë euro për të rindërtuar banesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit, që preku më shumë Durrësin, Tiranën, Thumanën, Kurbinin dhe Laçin.

Por duket se ndërkombëtarët nuk i zënë shumë besë qeverisë Rama, ndaj dhe në Shqipëri do të vijnë një grup ekspertësh të Komisionit Evropian për transparencën e rindërtimit.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e KE, Ursula von der Leyen, e cila theksoi se do të firmosë një marëveshje me kryeministrin Edi Rama për të zbatuar me përpikmëri monitorimin e të gjithë procesit.

“Ne do të kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë. Folëm për këtë gjë, për t’u siguruar që parimet bazë të rindërtimit të respektohen. Ne jemi të interesuar për progresin e vendit, dhe unë kam ofruar gjithë mbështetjen time që ta kalojmë këtë proces së bashku. Është në interesin tonë të përbashkët që Shqipërinë ta mbajmë sa më pranë BE-së. Ne kemi punuar shumë për të shtruar rrugën që këtë vit të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Ne do të përcaktojmë parimet kyçe të transparencës. Të dy duam që kjo shenjë e jashtëzakonshme me popullin shqiptar, të investohet në mënyrën e duhur, transparente, jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë për ta zbatuar në mënyrën e duhur. Këtë marrëveshje do ta nënshkruajmë së bashku”, tha presidentja e KE-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja e 1.15 mld euro/ Mesazhi i Komisionerit për Zgjerim: Do nisim menjëherë lëvizjet

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas mbylljes së Konferencës së Donatorëve ku u mblodhën plot 1.15 miliardë eurosh për rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Varhelyi i drejtohet me një mesazh të gjithë popullit shqiptar, duke i thënë se bota kujdeset për ta, dhe se do të nisin menjëherë lëvizjet për rindërtimin.

“Përfundon Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtar për Shqipërinë: Krenar që njoftojmë mbledhjen e 1.15 miliardë euro, si përpjekje e përbashkët për rindërtimin e vendit. Ky është një mesazh mjaft i fortë për popullin shqiptar për të ditur se sa shumë e kemi për zemër. Tani do të nisim menjëherë lëvizjet për zbatimin! Bashkë për Shqipërinë”, shkruan komisioneri.

LEXO TE PLOTE