Connect with Us

Meta “ngrin” Gjykatën Kushtetuese/ KED i përgjigjet presidentit

Politikë

Meta “ngrin” Gjykatën Kushtetuese/ KED i përgjigjet presidentit

Publikuar

-

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i është përgjigjur letrës së Presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi sot pezullimin e procesit për zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese.

KED sqaron se “Këshilli vlerësoi t’i përcjellë Institucionit të Presidentit të Republikës kopje të dokumentacionit të administruar dhe të shqyrtuar që përmban dosja e kandidimit të secilës prej 4 kandidateve të listuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese”.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ditën e sotme, datë 07.11.2019, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku në rendin e ditës ishte përcaktuar “Diskutim mbi qëndrimet e Presidentit të Republikës lidhur me procesin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetutese”.
Në këtë mbledhje Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u vu në dijeni të qëndrimeve të Presidentit të Republikës të shprehura me anë të shkresës nr. 3535/2 datë 05.11.2019 , me lëndë “ Mbi zgjedhjen/emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese sipas radhës që dikton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligji nr. 8577/2000”, administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me nr. 713 prot, datë 06.11.2019.
Në kushtet kur i ka përfunduar procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve për katër vende vakante, dy për secilin organ emërtese, përkatësisht për Presidentin e Republikës dhe Kuvendin, duke dërguar pranë tyre edhe Listat Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve, Këshilli vlerësoi ti përcjellë Institucionit të Presidentit të Republikës kopje të dokumentacionit të administruar dhe të shqyrtuar që përmban dosja e kandidimit të secilës prej 4 kandidateve të listuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11133 datë 04.03.2019, për disponibilitetin e dërgimit të të cilave KED ka vënë në dijeni këtë organ emërtese me Raportin e Arsyetuar për Renditjen e Kandidatëve të Lejuar për plotësimin e këtij vendi vakant, përcjellë pranë institucionit të Presidentit me shkresën nr. 553 prot datë 08.10.2019”, thuhet në reagimin e KED./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Donacionet për rindërtimin/ Soreca me krenari: Qëndrojmë pranë shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

soreca jep lajmin e mirë për shqiptarët

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve, ku u dhuruan 1 miliard e 150 milion euro për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Duke vënë theksin te shifra e mbledhur, Soreca shpreh krenarinë për dhurimet e ndërkombëtarëve dhe solidaritetin që kanë treguar ata ndaj popullit shqiptar.

“Sot në Bruksel bashkësia ndërkombëtare ka bashkuar forcat për të treguar solidaritetin e saj ndaj Shqipërisë. Bashkimi Europian tani është krenar të njoftojë se donatorët kanë bërë një zotim kolektiv (grante dhe kredi) prej 1150 milion €. Të gjithë qëndrojmë pranë njerëzve të Shqipërisë”, shkruan ambasadori në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndërkombëtarët nuk i zënë besë Ramës/ Do dërgojnë ekspertë në Shqipëri për transparencën e rindërtimit

Publikuar

-

Nga

Në Konferencën e Donatorëve u dhuruan 1.15 miliardë euro për të rindërtuar banesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit, që preku më shumë Durrësin, Tiranën, Thumanën, Kurbinin dhe Laçin.

Por duket se ndërkombëtarët nuk i zënë shumë besë qeverisë Rama, ndaj dhe në Shqipëri do të vijnë një grup ekspertësh të Komisionit Evropian për transparencën e rindërtimit.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e KE, Ursula von der Leyen, e cila theksoi se do të firmosë një marëveshje me kryeministrin Edi Rama për të zbatuar me përpikmëri monitorimin e të gjithë procesit.

“Ne do të kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë. Folëm për këtë gjë, për t’u siguruar që parimet bazë të rindërtimit të respektohen. Ne jemi të interesuar për progresin e vendit, dhe unë kam ofruar gjithë mbështetjen time që ta kalojmë këtë proces së bashku. Është në interesin tonë të përbashkët që Shqipërinë ta mbajmë sa më pranë BE-së. Ne kemi punuar shumë për të shtruar rrugën që këtë vit të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Ne do të përcaktojmë parimet kyçe të transparencës. Të dy duam që kjo shenjë e jashtëzakonshme me popullin shqiptar, të investohet në mënyrën e duhur, transparente, jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë për ta zbatuar në mënyrën e duhur. Këtë marrëveshje do ta nënshkruajmë së bashku”, tha presidentja e KE-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja e 1.15 mld euro/ Mesazhi i Komisionerit për Zgjerim: Do nisim menjëherë lëvizjet

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas mbylljes së Konferencës së Donatorëve ku u mblodhën plot 1.15 miliardë eurosh për rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Varhelyi i drejtohet me një mesazh të gjithë popullit shqiptar, duke i thënë se bota kujdeset për ta, dhe se do të nisin menjëherë lëvizjet për rindërtimin.

“Përfundon Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtar për Shqipërinë: Krenar që njoftojmë mbledhjen e 1.15 miliardë euro, si përpjekje e përbashkët për rindërtimin e vendit. Ky është një mesazh mjaft i fortë për popullin shqiptar për të ditur se sa shumë e kemi për zemër. Tani do të nisim menjëherë lëvizjet për zbatimin! Bashkë për Shqipërinë”, shkruan komisioneri.

LEXO TE PLOTE