Connect with Us

Macron: BE të reformohet para se të hapë negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Bota

Macron: BE të reformohet para se të hapë negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Publikuar

-

Në një intervistë me revistën The Economist, të publikuar të enjten, presidenti Macron tha se Bashkimi Evropian ka nevojë për të reformuar procedurat e anëtarësimit para se të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nëse duam një Evropë të fuqishme, ajo duhet të lëvizë më shpejt dhe të jetë më e integruar. Kjo nuk përputhet me hapjen e një procesi zgjerimi tani, tha zoti Macron, raporton radioja amerikane VOA.

Të paktën, nëse themi se ‘do të përpiqemi, do të investojmë, do t’i nxisim bizneset të lëvin me shpejtësi përpara, do të investojmë për zhvillimin, kulturën dhe edukimin’, kjo do të kishte kuptim. Por është absurde të hapësh një proces thjesht burokratik, u shpreh zoti Macron.

“Pyetini ata (vendet e BE-së) nesër nëse duan të hapin derën për Shqipërinë. Gjysma e tyre do të thonë jo. Ata duan të hapen me Maqedoninë e Veriut, e cila është vend i vogël dhe ka ndryshuar emrin, gjë që është një arritje e vërtetë historike. Nuk frikëson askënd. E vërteta është që nëse nuk i hapemi Shqipërisë, do të shkaktojmë një traumë të tmerrshme në rajon. Kudo ka komunitete shqipfolëse. Nëse poshtëron Shqipërinë, atëherë rajoni destabilizohet në mënyrë të pakthyeshme.

Pra, bindja ime është se, së pari, ne duhet të reformojmë procedurat tona të anëtarësimit, të cilat nuk janë më të përshtatshme për qëllimin e tyre, nuk janë strategjike. Ato nuk janë politike, janë tepër burokratike dhe jo të kthyeshme, ndërkohë që duhet të jemi në gjendje në një moment të caktuar të marrim në konsideratë çështjen e kthyeshmërisë,” tha presidenti Macron.

LEXO EDHE:  Bushati shigjeton opozitën/ Keqardhje për reagimet, pasqyrë e kulturës së dëshpërimit

Po ashtu Presidenti i anatemuar si shkaktar i moshapjes së negociatave për dy vëndet ballkanike se “nëse shqetësohemi për këtë rajon, pyetja e parë nuk është as Maqedonia e Veriut, as Shqipëria, por Bosnje-Hercegovina,” të cilën ai e quajti një bombë me sahat, pasi po përballet me problemin e kthimit të xhihadistëve.

Presidenti Macron tha se Bashkimi Evropian ka nevojë për të reformuar procedurat e anëtarësimit para se të hapë negociatat.

“Nëse e arrijmë këtë reformë në muajt e ardhshëm, unë do të jem i gatshëm të hap negociatat, nëse ata bëjnë edhe disa përpjekje shtesë që kanë mbetur. Por unë nuk dua asnjë anëtar tjetër të ri pa u reformuar vetë Bashkimi Evropian. Për mua, ky është një parakusht i sinqertë dhe i domosdoshëm.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Fundi i viteve të arta ekonomike në Gjermani ?

Publikuar

-

Nga

Gjermania do të shënojë rritje ekonomike edhe këtë vit, por shumë më pak se në vitet e mëparshme. Enti Statistikor në Gjermani ka publikuar të dhënat e fundit.

Ekonomia gjermane ka ulur prognozat e rritjes ekonomike për këtë vit, për shkak të luftërave tregtare, konflikteve globale dhe koniunkturës më të dobët botërore. Rritja ekonomike në Gjermani në vitin 2019 ishte vetëm 0,6 %, ndërkohë që në vitet e mëparshme (2018 dhe 2017) ishte 1,5 % dhe 2,5 %. Këto të dhëna i ka publikuar të mërkurën Enti federal i Statistikave në Berlin.

Viti 2019 ishte viti i dhjetë me radhë kur Gjermania ka shënuar rritje ekonomike – prej vitit 2010. Vitet e kaluara këtë rritje e ka ndihmuar edhe fuqia blerëse e konsumatorëve. Konsumimi është rritur me 1,6 % vitin e kaluar, që është dukshëm më shumë se dy vite më parë. Ndërkohë që janë rritur edhe investimet në ndërtimtari. Sipas të dhënave statistikore, janë rritur edhe të dhënat e shtetit për çështjet sociale dhe rroga.

“Nga recesioni ende larg”

Drejtuesi i koniunkturës në Institutin për Studimet Ekonomike në Mynih (ifo), Timo Wollmershäuser, thotë se dobësimi i industrisë gjermane në vitet e fundit ka prekur deri tani shumë pak fushat tjera: “Ndaj ky dobësim ekonomik dallon nga ai i viteve 2011 – 2013, kur Gjermania ishte e prekur nga kriza në Eurozonë.”

Edhe vëzhguesit e tjerë thonë, se të dhënat e tanishme të Entit duhet të merren me qetësi. Martin Moryson, shef i Europa DWS, thotë se rritja ekonomike vitin e kaluar prej vetëm 0,6 % është një prej më të dobëtave në vendet industriale, sepse vetëm Italia ka të dhëna më të dobëta.

Por kjo nuk do të thotë, se Gjermania ka shpëtuar për pak nga recesioni. “Jo, ky do të ishte një interpretim i gabuar. Kapacitetet e industrisë dhe ndërtimtarisë kanë qenë të mbingarkuara në periudhën 2017/2018. Kapacitetet nuk janë të shfrytëzuara sa duhet, por Gjermania është shumë larg recesionit”, thotë ai.

“Investimet dhe lehtësimet tatimore”

Edhe Florian Hense nga Berenberg Bank mendon, se të dhënat e fundit nuk janë shqetësuese. “Brenda dy viteve të ardhshme gjendja do të duhej të përmirësohej dhe rritja ekonomike të kthehet në nivelin prej 1,5 %. Rënia e tregtisë botërore e ka prekur Gjermaninë më shumë se asnjë vend tjetër. Por trendi aktual është solid.”

Shefi i sektorit të tregtisë në Dhomën e Industrisë dhe Tregtisë, (DIHK), Martin Wansleben, nënvizon se gjërat janë nën kontroll, duke i falënderuar stabilitetit të brendshëm ekonomik. Ai nuk pret ndonjë rënie serioze ekonomike, por kërkon më shumë investime: “Gjendja në vitin 2019 duhet të kuptohet si paralajmërim, sepse situata e njëjtë do të jetë edhe në vitin 2020. Gjermania duhet të përmirësohet – në modernizimin e infrastrukturës, me investime në arsim dhe lehtësime tatimore.”

Dobësimi i bartësve të ekonomisë

LEXO EDHE:  Deputetë të PD në pistën e avionit në Ishëm/ Paloka: Në Shqipëri e Kolumbi kartelet e drogës ndërtojnë pista avionësh

LEXO EDHE:  Takimi me Qeverinë/ Hahn falenderon Ramën për fasadën

Enti i Statistikave pohon se në veçanti industria gjermane, si një kampione në eksport, ka pasur probleme serioze gjatë vitit të kaluar. Grindjet tregtare dhe drama me Brexitin kanë lëkundur konsumatorët dhe kanë frenuar investimet. Industria e automjeteve, makinerive, elektroindustria dhe industria kimike kanë qenë më të prekurat. Gjatë vitit ka pasur periudha madje kur disa degë të industrisë kanë qenë në recesion. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar është rritur importi me 1,9 %, ndërsa eksporti me vetëm 0,9 %.

Por nga fundi i vitit 2019 është rritur ekonomia pak më fuqishëm. Në tremujorin e fundit ka pasur sinjale të përmirësimit të gjendjes. Të dhënat zyrtare do të dihen në mes të shkurtit. Në tremujorin e tretë është shënuar një plus prej vetëm 0,1 %. Ndërsa në pranverë ka pasur madje një rënie të zhvillimit ekonomik prej  0,2 %, gjë që Gjermaninë e solli buzë recesionit.

Ndryshimet e domosdoshme

Banka Botërore pohon, se ekonomia gjermane ka shënuar rënie në aftësitë e konkurrencës. Në “Ease of Doing Business Index” – Gjermania ka rënë në vendin e 22 – pas Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë. “Ne kemi rënë në gjumë, sepse 10 vitet e fundit i kemi pasur punët vërtet mirë”, kritikon presidenti i Shoqatës së Industrisë (BDI), Dieter Kempf. Rritja e kostove të energjisë, tatimet e larta, burokracia e tepërt – të gjitha këto janë elemente që ngarkojnë rritjen ekonomike.

Institutet udhëheqëse pohojnë se vitin e ardhshëm do të kemi rekorde të reja në numrin e të punësuarve, por në gjysmën e dytë të kësaj dekade mund të pritet një ndryshim më i madh demografik. Enti i Statistikave pohon se Gjermania deri në vitin 2035 do të ketë rreth 4-6 milionë punëtorë më pak në dispozicion, për shkak të rritjes së moshës mesatare të popullatës.

Ndërkohë që numri i të moshuarve mbi 80 vjet po shtohet: Në vitin 2018 ka pasur 5,4 milionë, ndërsa në vitin 2022 do të ketë rreth 6,2 milionë banorë mbi 80 vjeç. Kjo do të thotë se do të shtohen edhe shpenzimet sociale, ato për pensione dhe sigurinë shëndetësore. E gjitha kjo mund të influencojë edhe zhvillimet ekonomike në vend.

Përfituesi më i madh i rritjeve të fundit ekonomike ka qenë sektori i tatimeve, sepse në vitin 2019 për të gjashtën herë me radhë janë rritur të ardhurat. Dallimi mes të ardhurave dhe shpenzimeve ka qenë 49,8 miliardë euro./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Masakra e Reçakut/ Kurti mesazh LDK-së: Na duhet qeveria për të zbatuar rezolutën e gjenocidit

Publikuar

-

Nga

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kujtuar masakrën e Reçakut dhe rezolutën mbi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, e cila u miratua 8 muaj më parë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kurti thotë se kjo rezolutë vendosi që 15 janari, dita e masakrës së Reçakut, të shpallet Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Ai jep edhe një mesazh për LDK-në, pasi thekson se Kosovës i duhet një qeveri për të zbatuar rezolutën e gjenocidit.

“Rezoluta i referohet konventave, deklaratave, gjykatave, rezolutave dhe raporteve të ndryshme ndërkombëtare. Në bazë të të dhënave zyrtare listohen faktet e krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë. Rezoluta përmban kërkesa ndaj Serbisë por edhe zotime tonat si shtet për të sjellur drejtësi, reparacion e rehabilitim për viktimat. Miratimi asokohe u bë me 79 vota PRO. Nuk është që Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë edhe këso vendimesh të mira, prandaj tani na nevojiten qeveri dhe institucione të vullnetshme që do t’i respektonin e zbatonin ato”, shprehet Kurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pas dorëheqjes së Medvedev/ Putin zgjedh kryeministrin e ri të Rusisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti rus Vladimir Putin ka zgjedhur kryeministrin e ri të Rusisë, pasi Dmitry Medvedev dhe e gjithë qeveria e tij dhanë dorëheqjen ditën e sotme.

“Presidenti Vladimir Putin ka mbajtur një mbledhje pune me Mikhail Mishutsin dhe e ftoi atë që të merrte detyrën e kryeministrit”, thotë Kremlini në një komunikatë për shtyp.
Mishutsin ka punuar në qeveri që nga viti 1998 dhe shërbyer si kryetar i Shërbimit Federal të Taksave që nga viti 2010.

Të gjithë pjesëtarët e kabinetit qeveritar rus, përfshi edhe Kryeministri Dmitry Medvedev, dhanë dorëheqjen këtë të mërkurë pasi Presidenti Vladimir Putin propozoi reforma që do të dobësonin rolin e pasuesit të tij.

LEXO EDHE:  Nga Koço Kokëdhima/ Të përmbysim tiraninë e kusarëve, të shpëtojmë Shqipërinë

LEXO EDHE:  Ben Blushi komenton zgjedhjet në Maqedoni/Një Pranverë Ballkanike është duke lindur

Në një fjalim Putin tha se askush nuk duhet të qëndronte President për më shumë se dy mandate radhazi, dhe propozoi ndryshime kushtetuese./CNA.al

LEXO TE PLOTE