Connect with Us

Lufta për lirinë nuk merr kurrë fund

Blog

Lufta për lirinë nuk merr kurrë fund

Publikuar

-

Në të gjithë botën, Rënia e Murit të Berlinit është një nga simbolet e lirisë. Në 30-vjetorin e tij, Gjermania e bashkuar ende vazhdon të luftojë për një identitet të përbashkët, konstaton Ines Pohl.

Kush mendonte se me Rënien e Murit të Berlinit dhe të Perdes së Hekurt koha e vijave të vdekjes dhe instalimeve të fortifikuara në kufij kishte mbaruar, gaboi shumë. Përkundrazi: 30 vjet më pas në të gjithë botën po kthehen muret. Jo vetëm në kufijtë midis SHBA-së dhe Meksikës, Izraelit dhe Palestinës, midis dy Koreve – por edhe brenda Bashkimit Evropian po ngrihen me ngut gardhe dhe po rivendosen kontrolle kufitare. Ndaj përkujtimi i asaj dite në Gjermani është edhe më i gëzueshëm e i bukur.

Një paradhënie e madhe mirëbesimi

Të përkrahur nga Glasnost dhe Perestroika, të forcuar nga guximi i polakëve dhe hungarezëve, gjermanolindorët në një revolucion të vërtetë paqësor arritën të shkatërronin murin që ndante vendin në Lindje dhe Perëndim. Pa as edhe një plumb. Asnjë person i vetëm nuk u dëmtua në këto ditë dhe orë të para dramatike më 9 nëntor 1989. Vetëm falë paradhënies së madhe e mirëbesimit nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, kryesuar nga SHBA dhe mbështetur nga Bashkimi Sovjetik i Gorbaçovit – pas hezitimit fillestar më pas nga Franca dhe Britania – brenda vetëm njëmbëdhjetë muajsh u bë e mundur të bashkohej vendi mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare. Kjo hodhi themelet për krijimin e Gjermanisë si një shtet i mirëqenies dhe për ndërtimin e një infrastrukture të përbashkët, dhe shumë të tjerave që nevojiten për t’i kthyer dy pjesë shumë të ndryshme në një shtet funksionues.

Ëndrra e shpresës

Nuk është çudi që në këtë 30-vjetor bota po shikon edhe një herë Gjermaninë. Ndoshta edhe për të dhënë pak shpresë në këto kohë, të cilat karakterizohen nga ndjenjat e kërcënimit dhe pasigurisë, shpërbërja e strukturave të njohura.

Dhe në fakt në Gjermani shumë pak ndjehet gëzimi apo krenaria për arritjet. Përkundrazi, lufta e vendit me veten po e çon në konflikte politike, që shqetësojnë tërë strukturën politike të 30 viteve të fundit. Sidomos në landet e Gjermanisë Lindore është forcuar një parti me populiste e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, e cila vë në dyshim themelet e Gjermanisë së bashkuar. Kjo shkon nga roli i Evropës tek politika e imigracionit dhe mbizotërohet nga një imazh nacionalist, racist dhe nacionalist për botën dhe njerëzimin. Ish -partitë popullore po e humbasin rëndësinë, formacionet qeveritare po bëhen gjithnjë e më të vështira, parashikueshmëria dhe mirëbesimi aq i çmuar- të paktën për momentin – duken se po marrin fund.

Tani, forcimi i populistëve të krahut të djathtë nuk është aspak një fenomen i kufizuar në Gjermani. E megjithatë këtu ka arsye të veçanta që kanë të bëjnë me ndarjen e vendit. Edhe sot e kësaj dite nuk njihen siç duhet arritjet jetësore të shumë gjermanolindorëve, të cilët me guxim në fillim sollën fundin e RDGJ-së, por më pas u përballën me pasojat e tij dhe me integrimin në Gjermaninë e bashkuar. Ky injorim tani po hakmerret.

Sfida të mëdha

Nisur nga pasiguria e përgjithshme dhe sfidat e mëdha të botës së globalizuar, në përvjetorin e 30-të të Rënies së Murit, Gjermania  duhet të përfshihet në një debat shumë thelbësor me vetveten:

Çfarë vendi do të dëshironte të ishte Gjermania?

Një vend ku hebrenjtë të kenë frikë kur mblidhen në sinagogë për t’u lutur?

Një vend, në të cilin politikanët që e pozicionojnë qartë veten kundër ideve të djathta nacionaliste dhe politikave përjashtuese të kenë frikë për jetën e tyre?

A dëshiron Gjermania të jetë një vend në të cilin përkatësia kombëtare dallohet nga ngjyra e lëkurës ose prejardhja?

Nën peshën e këtyre pyetjeve qenësore nuk do të ketë ndonjë gëzim të shfrenuar dhe të tepruar në këtë përvjetor.

Sidoqoftë, për atdheun tim, uroj që kjo ditë përkujtimi të na japë kurajë. Uroj që në këto ditë përkujtimi solemne t’i shtrojmë pyetjen vetes se si e parafytyrojmë vendin tonë në mesin e këtij shekulli. Të guximshëm, jo të dëshpëruar. Dhe të ankoruar fort në kushtetutën tonë. Në dijen se shumë nga ato që janë fiksuar atje si të patundshme, tani po vihen në dyshim. Këto ditë ne festojmë guximin e së kaluarës. Shpresoj se kjo do të na sjellë më shumë fuqi të fitojmë luftën për një të ardhme të mirë në liri dhe drejtësi./ DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Bie miti/ Lulet që mbani në shtëpi nuk e pastrojnë ajrin, ja ç’duhet të bëni

Publikuar

-

Nga

Mbushja e shtëpisë me vazo me lule, mund t’ju bëjë të ndihemi më të lumtur dhe më produktivë. Por ato nuk do ta bëjnë më të pastër ajrin që thithni. Kjo do të thotë, që ato e pastrojnë ajrin vetëm nëse janë në një sasi tepër të madhe:diku midis 10-1.000  lule për çdo metër katrorë të dhomës apo sallonit tuaj.

Një studim i fundit, i bazuar në 30 vjet kërkime të mëhershme, ka zbuluar se lulet ose bimët që rrisim brenda shtëpisë, kanë pak vlerë reale si pastruese të ajrit. Duke përdorur të dhëna nga një duzinë studimesh të ndryshme ndër vite, autorët konstatuan se për një shtëpi ose zyrë me përmasa 140 m2, duhen mbi 680 bimë shtëpiake, ose minimumi 5 të tilla për një 1 metër katror, për të arritur të njëjtën ajrosje që përfitohet nga hapja e dy kanatave të dritares.

“Ky ka qenë një koncept i gabuar prej kohësh”- thotë inxhinieri i mjedisit Majkëll Uoring nga Universiteti Dreksel. “Bimët janë të shkëlqyera. Por ato në fakt nuk e pastrojnë ajrin e ambjenteve tona të brendshme aq shpejt, sa të kenë një efekt mbi cilësinë e ajrit”- theksoi ai.

Miti lindi në vitin 1989, kur agjensia amerikane e hapëirës, NASA, kreu një studim mbi bimët, për të parë nëse ato mund të filtronin kimikatet, që shkaktojnë kancer në stacionet hapësinore. Ata vendosën një bimë në një dhomë më të vogël se 1 metër kub, me ajër të rralluar.

Rezultatet ishin mbresëlënëse. Brenda një dite, autorët e studimit njoftuan se deri në 70 përqind të ndotësve toksikë në ajër ishin zhdukur. Por një dhomë e vogël e mbyllur, është shumë e ndryshme nga një mjedis i vërtetë shtëpiak në një ndërtesë të madhe.

LEXO EDHE:  Rënia e murit të Berlinit dhe lartësimi i murit mes shqiptarëve

LEXO EDHE:  30 vite nga rënia e Murit të Berlinit!/ Monika Kryemadhi “skanon” zhvillimet e 3 dekadave

Me kalimin e kohës, studimi i NASA-s dhe hulumtimet pasuese, u nxorën jashtë kontekstit.

Në një ndërtesë normale, argumentojnë autorët e studimit, ajri i ndenjur zëvendësohet vazhdimisht me ajër të pastër nga jashtë, shumë më shpejt se sa eksperimentet në dhomën e vogël.

Autorët e studimit, e treguan këtë duke marrë 196 rezultate eksperimentale, dhe duke i përkthyer ato në nivele të furnizimit të ajrit të pastër (CADR). Duke përdorur këtë metrikë, ata llogaritën se në gati të gjitha studimet, shkalla me të cilën bimët pastronin përbërësit organike të paqëndrueshëm (VOC) nga ajri, ishte aq e ngadaltë, sa që ishte e papërfillshme.

Ndërsa disa nga studimet, kanë matur ambientet e brendshme shtëpiake, Uoring dhe Kamings, thonë se pajisjet që ata përdorën, ishin të prirura të ishin të pasakta, ndaj matën përqendrime të larta dhe jorealiste të ndotësve toksikë. Për më tepër, asnjë prej tyre nuk ka kontrolluar ose matur normën e shkëmbimit të ajrit në natyrë.

Ata shkruajnë se gjetën vetëm 2 studime, që hedhin poshtë konceptin se bimët e zakonshme që mbajmë në shtëpi, e përmirësojnë cilësinë e ajrit të brendshëm. Dhe ato janë kryer nga ekspertët të njohur të fushës. Dhe në një eksperiment të ripërsëritur në vitin 2009, përfundimet e tyre ishin thuajse të njëjta si tani./ Sciencealert-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Po bëhet Gjermania polici i ri i botës?

Publikuar

-

Nga

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer do që ta kthejë ushtrinë gjermane, Bundeswehr, në ushtri për intervenime globale dhe të përmirësojë imazhin e ushtrisë brenda vendit. Jo të gjithëve u pëlqen ky plan.

“Unë zotohem t’i shërbej me besnikëri Republikës Federale Gjermane dhe të mbroj me trimëri të drejtën dhe lirinë e popullit gjerman.” Këtë premtim do e japin ditën e martë qindra rekrutë të rinj gjatë një ceremonie publike betimi para ndërtesës së parlamentit gjerman, Rajhstag, në Berlin dhe në disa qytete të tjera gjermane.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU, kristiandemokate) gjeti mbështetje politike për idenë e saj që të zhvillohet ceremoni e madhe publike e dhënies së betimit nga ushtarët e rinj. Kristiandemokratët janë dakord, partnerët e koalicionit, socialdemokratët po ashtu, madje Winfried Kretschmann, kryeministri i landit Baden Vyrtemberg që vjen nga partia e Të gjelbërve nuk është parimisht kundër, megjithëse Të gjelbërit e kanë pasur ushtrinë si gogol. Edhe ipeshkvi ushtarak protestant, Sigurd Rink, e mbështeti propozimin duke e quajtur atë kontribut për “çtabuizimin e ushtrisë gjermane, Bundeswehr”. Nga gjithë partitë e përfaqësuara në parlament, vetëm Partia e Majtë doli hapur kundër.

Bundeswehr duhet të bëhet i dukshëm

Ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer, shkurt AKK, synon me propozimin e saj që ta bëj trupën më prezente dhe më të pranueshme. Ushtria gjermane, Bundeswehr, duhet të bëhet “e dukshme dhe e dallueshme në mes të shoqërisë sonë, në mes të qyteteve dhe komunave tona”.

Ceremonitë publike të dhënies së betimit nga ushtarët e rinj, nuk janë të vetëkuptueshme për një vend ushtria e të cilit shkaktoi 80 vjet më parë Luftën e Dytë Botërore. Protesta të mëdha të dhunshme me qindra të plagosur pati në vitin 1980, kur ministri i Mbrojtjes, Hans Apel, nga partia Socialdemokrate mbajti një ceremoni festive të dhënies së betimit në stadiumin Weser të Bremenit, duke mos u fshehur pas mureve të kazermave.

Sot, nuk vihen në diskutim jo vetëm ceremonitë e dhënies së betimeve dhe apelet, por as misionet e ushtrisë gjermae jashtë vendit. Por ministrja gjermane e Mbrojtjes AKK, shkon një hap më tej. Ajo e shikon Gjermaninë në të ardhmen si “fuqi organizimi” ushtarak, siç ka thënë në disa fjalime të mbajtura javët e kaluara.

Kështu për shembull ajo kërkon të ngrejë një Këshill të Sigurisë Kombëtare, i cili duhet të koordinojë diplomacinë, ushtrinë, ekonomike, tregëtinë, sigurinë e brendshme dhe bashkëpunimin për zhvillim. Përveç kësaj, ajo kërkon vendime më të shpejta parlamentare për misionet dhe kërkon, që në rast nevoje së bashku me aleatët të shfrytëzohet deri në fund “spektri i mjeteve ushtarake”.

LEXO EDHE:  Rënia e murit të Berlinit dhe lartësimi i murit mes shqiptarëve

LEXO EDHE:  Muri u shemb 30 vjet më parë, por një pengesë e padukshme ndan ende Gjermaninë

Nga ana e politikës ushtarake dhe të sigurisë vjen miratim i gjerë. Harald Kujat, ish kryetar i Komisionit ushtarak të NATO-s i quajti idetë e AKK-së si hapat e parë të duhur. Krijimin e një Këshilli të Sigurisë Kombëtare e mbështet veçanërisht edhe Wolfgang Ischinger, shef i Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Shumë misione?

Por ka edhe që kundërshtojnë. Hans-Peter Bartels, i ngarkuari i parlamentit gjerman me mbrojtjen, vlerëson se për momentin ushtria gjermane është e mbingarkuar. Aktualisht 3 mijë ushtarë ndodhen në misione jashtë vendit, mes tyre në Afganistan, Mali dhe Nigeri, në Ballkan, Mesdhe, në Oqeanin Indian, në Jordani dhe në Irak. Këtyre u shtohen detyrimet e mëdha në Europë, në kuadër të NATO-s. “Trupa ankohet për krijimin e vështirësive,” thotë Bartels.

Edhe nga politika e jashtme, ministres i vjen erë nga drejtimi i kundërt. Ministrja është kundër veprimtarive të Gjermanisë, pa përfshirë edhe aleatët. Ajo do që në kuadër të misioneve ushtarake të veprohet bashkë me aleatët. Por cilët janë aleatët e mundshëm? Zgjedhja e parë për Gjermanianë do të ishte normalisht NATO.

Por, për shkak të qëndrimit të pasigurt të SHBA  presidenti francez Emmanuel Macron e quajti Aleancën “në vdekje klinike”, dhe kërkoi forcimin e bashkëpunimit europian në fushën e sigurisë. Kancelarja gjermane Angela Merkel, i quajti me të drejtë aleatët gjoja më të ngushtë politikë si shumë të ashpër dhe deklaroi se: “NATO është shtylla kryesore e mbrojtjes sonë.”

Dorëheqja e një presidenti

Në politikën e brendshme gjermane roli dhe detyrat e ushtrisë kanë ndryshuar shumë dhjetë vitet e fundit. Shembull për këtë është dorëheqja e ish-presidentit të atëhershëm gjerman, Horst Köhler. Mbas një interviste të dhënë për rolin e ushtrisë, ai u detyrua të jepte dorëheqjen.

Köhler, pati deklaruar se “një vend që ka përmasat sa vendi ynë, me këtë orientim në tregtinë e jashtme… duhet ta dijë… se në rast nevoje është e nevojshme edhe ndërhyrja ushtarake, për të mbrojtur interesat tona, si për shembull për të mbajtur të hapura rrugët tregtare.” Në kritikën e madhe që iu bë fjalimit të tij, u fol për “politikën e luftanijeve”, dhe se kushtetuta gjermane nuk lejon luftë për interesa ekonomike.

Ministrja e sotme e Mbrojtjes, nuk argumenton shumë ndryshe nga Köhler në atë kohë. Por sot, kurrkush nuk kërkon dorëheqjen e ministres. Kritika drejtohet kryesisht kundër mbingarkimit të ushtrisë dhe pak kundër parimit për një rol të ri më të madh të ushtrisë gjermane. Duket se me përjashtim të disa zërave të vetëm, në përgjithësi të gjithë janë dakord, që Gjermania të angazhohet më shumë ushtarakisht./DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Kina ka bërë plane të mëdha për Greqinë

Publikuar

-

Nga

Presidenti kinez Xi Jinping nderon Athinën me një vizitë shtetërore. Mbretëria e Mesme ka filluar të investojë në Greqi. Tani Greqia shpreson të bëjë marrëveshje të reja ekonomike, po mbase edhe më shumë.

Afrim kaq i madh me Kinën shihet rrallë: Javën e kaluar kryeministri konservator i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis vizitoi Mbretërinë e Mesme, i shoqëruar nga një delegacion i madh ekonomik. Greqia festoi prezantimin si vend i ftuar në panairin e eksporteve në Shanghai.

Ndërsa të dielën, (10.11) në Athinë u shtrua qilimi i kuq për presidentin kinez të shtetit, Xi Jinping. Sipas njoftimeve të shtypit, miku kinez ka sjellë me vete 16 marrëveshje ekonomike për t’u nënshkruar në fushën e bujqësisë, telekomunikacionit, inovacioneve, turizmit, kulturës dhe drejtësisë. Po ashtu pritet që dy banka të mëdha kineze, Bank of China si dhe banka International and Commercial Bank of China (ICBC), të hapin filiale në Athinë.

“We are open for business” është motoja e preferuar e kryeministrit grek, Mitsotakis. Kryetari i konservatorëve hiqet si mik i ekonomisë, duke dashur të ulë me 30 përqind taksat mbi sipërmarrjet dhe të nxisë me tempo përshpejtuese, privatizimin e ngecur prej kohësh. Shtypi i afërt me qeverinë e ka tepruar me lajmet për sukseset sipas të cilave, SHBA kanë treguar interes për portin e rëndësishëm strategjik të Aleksandropulit, në afërsi me kufirin turk, ndërsa Izraeli ia ka vënë syrin industrisë greke të armatimeve, dhe koncerni gjerman i energjisë RWE, do që të marrë pjesë te kfurnizuesit grek me energji elektrike, DEH.

Presidenti kinez Xi Jinping viziton Greqinë

Por kësaj here e ka radhën Pekini: “Gjashtë muajt e fundit disa projekte kanë përparuar dukshëm,” thotë Fotis Provatas, kryetari i Dhomës për Bashkëpunimin Greko-Kinez me qendër në Athinë. Një hap i rëndësishëm është hapja e filialeve në Athinë të dy bankave të mëdha nga Kina. Sepse “investitorët nga Kina shkojnë aty ku janë vendosur edhe bankat kineze,” thotë Provatas për Deutsche Wellen.

Pireu – Investime me sinjale ndikuese

Por mundësitë janë edhe më të mëdha. Sot, investimet kineze në Greqi nuk përbëjnë as një përqind të gjithë investimeve kineze në Europë. Si projekt shumë shpresëdhënës shihet porti i kontenierëve në Pire, i cili është në dorë të ndërmarrjes shtetërore kineze të transportit ujor, COSCO, që nga viti 2016. Porti më i madh i Greqisë, do të kthehet në pikë të rëndësishme të transportit me kontenierë në Europë.

LEXO EDHE:  DW: Tre sugjerime për lirinë e shtypit

LEXO EDHE:  DW: Tre sugjerime për lirinë e shtypit

Kina kërkon që të rrisë volumin e investimeve por nuk gjen gjithnjë mirëkuptim në Athinë. Sipas informacioneve të gazetës Kathimerini, grekët e kanë refuzuar propozimin për të hapur një kantjer detar për jahtet e mëdhenj, me sa duket për të respektuar konkuruesit lokalë.

Edhe zgjerimi i planifikuar i kapaciteteve për kontanierët ecën ngadalë. Megjithatë: “Invesimet e COSCO-s në Pire janë histori suksesi,” thotë Konstantinos Filis, drejtor studimor në Institutin për marrëdhënie ndërkombëtare të Athinës. Po ashtu e rëndësishme është që, Kina të respektojë rregullat europiane si për shembull ato për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, thotë studiuesi i shkencave politike.

Presidenti kinez Xi Jinping viziton Greqinë

Fotis Provatas shpjegon, se është në interes të Greqisë që të kërkojë respektimin e normave europiane, sepse një vend i vogël si Greqia nuk ka mënyrë tjetër mbrojtjeje ndaj arbitraritetit të më të mëdhenjve. “Në të kaluarën Hungaria u mundua që të anashkalonte rregullat europiane, kur bëri biznes me Kinën dhe pati shumë probleme. Ne duhet të mësojmë nga kjo.” Edhe Filis paralajmëron për rreziqet që ekzistojnë, nëse nuk respektohen normat europiane dhe tregon mirëkuptim për afrim edhe më të ngushtë me Kinën. Greqisë i duhen menjëherë investime të reja dhe para e freskët, shpjegon analisti. Nga Europa është duke u bërë pak në këtë drejtim.

Vizë e artë për Mbrëtërinë e Mesme

Interesante për investorët kinezë është edhe tregu grek i pasurive të patundshme. Për këtë ndihmon biznesi me të ashtuquajturat viza të arta. Qytetarë jo të BE-së, që investojnë 250 mijë euro në pasuritë e patundshme greke, marrin lejeqëndrimi pesëvjeçare në Greqi. Në asnjë vend tjetër të Europës nuk mund të sigurohet liri qarkullimi kaq lirë sa në Greqi. Më shumë se 5 mijë kinezë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, dhe tendenca është në rritje. Një model i ri biznesi? Me gjithë simpatinë për Kinën, Fotis Provatas mbetet skeptik: “Në zhvillimin ekonomik të Greqisë nuk ndikojnë blerjet e pasurive të patundshme, por investimet në fushën e prodhimit.”/DW

 

LEXO TE PLOTE