LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lleshaj në Siri si Rambo”/ Disa pyetje që “vënë me shpatulla pas muri” ministrin  

7 Nëntor 2019, 13:55, Politikë CNA
“Lleshaj në Siri si Rambo”/ Disa pyetje që

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas publikimit të lajmit, se 11-vjeçari Alvin Berisha është larguar nga kampi Al-Hol në Siri dhe se tashmë pritet që të bashkohet me familjen e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se ky ishte një lajmi i mirë për të gjithë, sidomos për familjarët.

Por nga ana tjetër Paloka ka shigjetuar edhe ministrin Lleshaj dhe Edi Ramën, ndërsa shton se dihej që ky i fundit do të merrte meritat, ndërsa habitet me postimin e kryeministrit.

?Po cfare kalonte cdo limit logjik , ishte njoftimi i kryeministrit se ?ministri i brendshem ka qendruar nje jave ne kufirin me Sirine?? deri sa u zgjidh ceshtja e Alvinit !!!?-shkruan Paloka, ndërsa më tej i drejton edhe disa pyetje ministrit të Brendshëm.

Postimi i plotë:

Alvin Berisha paska dale me ne fund nga kampi ku qendronte. Ky eshte nje lajm i mire per te gjithe po sidomos per babain dhe familjaret e tij. Qe Rama do dilte menjehere te merrte ?meritat? kjo pritej se ndodh rendom dhe shemtuar per cdo ?sukses? qe ne fakt nuk ka asnjë lidhje me qeverinë e tij, përkundrazi ( imagjinoni qe edhe ngritjen e flamurit ne ndeshjen me Serbine dhe kualifikimin e kombëtares në Evropian u përpoq t?i paraqiste si suksese te tij personale?) Po cfare kalonte cdo limit logjik , ishte njoftimi i kryeministrit se ?ministri i brendshem ka qendruar nje jave ne kufirin me Sirine?? deri sa u zgjidh ceshtja e Alvinit !!!
Ky Lleshi eshte minister i brendshem ne Danimarke apo ne Suedi qe qendroka nje jave ne kufi me Sirine ?!

A eshte ky minister i nje vendi ku mafia ben ligjin dhe ku pak dite me pare ju be atentat ne mes te rruges nje prokurori prej nipit te nje deputeti ?
A eshte ky ministri i nje vendi, qe rezulton nga statistikat me te fundit si vendi me me shume krime te renda ne Evrope? A e di ky minister se sa femije behen pre e krimit te rruges ne Shqiperi ? A e di ky minister dhe shefi i tij se sa femije jane te mbyllur prej vitesh brenda mureve te shtepise se jane te kercenuar nga krimi?

Ne fund te fundit, kaq i pazevendesueshem paska qene roli i Lleshit ne Siri sa duhej te qendronte nje jave aty ? Nuk mund te merreshin strukturat e specializuara me ceshtjen? Nuk zgjidhej pa qene nevoja te shkonte Lleshi ne Siri, se nuk besoj qe ka shkuar si Rambo atje?
Do thote dikush qe kjo ceshtje ishte sensitive sepse u be buje dhe ne mediat italiane . Sigurisht kjo eshte arsyeja, Rama e pa si nje mundesi per te paraqitur nje ?sukses? ne kohen qe po mbytet nga skandalet dhe deshtimet.

Cudi si nuk pati te njejtin efekt as tek Rama e as tek Lleshi i tij , publikimi nga mediat nderkombetare e sidomos nga BILD i fakteve qe tregojne krimet zgjedhore te funksionareve te ?rilindjes?? Asnje arrestim megjithese tashme eshte nje nga kushtet qe Bundestagu dhe Evropa i kane vene Rames; arrestimi i personave te kapur ne krime zgjedhore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga