Connect with Us

Kritikat për heronjtë dhe dëshmorët/ Braçe ashpërson tonet: Sulmet, akt i pastër kriminal

Politikë

Kritikat për heronjtë dhe dëshmorët/ Braçe ashpërson tonet: Sulmet, akt i pastër kriminal

Publikuar

-

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me përkujtimin e dëshmorëve dhe heronjve të luftës, në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  Përmes nëj shkrimi në “Instagram”, teksa e cilëson reagimin e kritikëve si ” një akt i pastër kriminal dhe i patolerueshëm”, Braçen shprehet se heronjtë nuk i krijoi qeveria, por lufta dhe rezitenca e shqiptarëve kundër pushtuesve.

Postimi i Braces:

HERONJTE I BERI LUFTA, JO QEVERIA! NUK KA SOT SI ATA! KRIMINAL, I PATOLERUESHEM, SULMI MBI HERONJTE E LUFTES ANTIFASHISTE NACIONALCLIRIMTARE!

LUFTA E NDYRE KUNDER LUFTES, NUK E ZHBEN DOT, NUK E TJETERSON, E BEJNE TE PERJETSHME HERONJTE, DEJTESIA E VETE LUFTES!

Qysh para se te vendosnim ne bulevardin #DESHMORETEKOMBIT, portretet e 99 #HeronjveTeLuftes, e kisha menduar reagimin, por kurre te tille-kriminal. Cmoj pafund opinionin e njerezve te ditur, racionale, mbeshtetur ne fakte, shkruar e folur keto dite.

I kam lexuar te gjithe dhe kam heshtur, per te degjuar edhe te tjere, perfshire sharlatanë e sharlatane qe “antikomunizmin” e kane biznes te madh, pa taksa e nga po bejne para shume, interesaxhinj te vegjel, te cilet, historine e dijen mbi te e perdorin per politiken e dites e perfitime banale, fare banale prej saj. Reagimin e prisja jo prej asaj qe po ulerijne-“provokim i vogel”, “injorance e historianeve te qeverise”, por prej faktit se ata qe u bene fashiste gjate Luftes, kolaboracioniste me fashizmin e nazizmin ne qeveri e jo vetem-xhandarmeri etj, trashegimtare te tyre, kurre nuk kerkuan ndjese per zgjedhjen, aktet qe firmosen e vulosen, krimet qe urdheruan e kryen ne Lufte; Jane krenare per kete edhe sot! Por pertej kesaj, kurre nuk kisha menduar sulmin mbi Qemal Stafen dhe heronjte si ai!

LEXO EDHE:  Dhuna në protestën e sotme/ Erion Braçe: Po zbatohet ligji

Ndaj, sot dua te them disa gjera; E para, #Antifashizmi ishte dhe mbetet ne thelb te Perendimit, Evropes e Amerikes, si reagim popullor e me arme atekohe, si projekt politik bashkimi ne Evrope se pari, fill pas betejes me fashizmin dhe per ta crrenjosur perfundimisht; Ndaj sot, BE e SHBA jane rreptesisht te ndjeshem kunder ekstremizmit, urrejtjes, diskriminimit, rracizmit, nacionalizmit, sovranizmit e populizmit qe mbeshtet ne to, neofashizmit e neonazizmit qe rikthehet fshehur nen to. Ne jemi si antifashiste ne Evrope; kjo u vendos 80 vite te shkuara me lufte, nga ata heronj-gra e burra, vajza e djem dhe, sot, detyrimi yne eshte te ndertojme funksionale e te qendrueshme, shoqerine e lire, te hapur, demokratike e tolerante, perfshirese, te drejte e te barabarte! E dyta, nuk ka asnje lapsus apo provokim ne listen e heronjve…./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Donacionet për rindërtimin/ Soreca me krenari: Qëndrojmë pranë shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

soreca jep lajmin e mirë për shqiptarët

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve, ku u dhuruan 1 miliard e 150 milion euro për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Duke vënë theksin te shifra e mbledhur, Soreca shpreh krenarinë për dhurimet e ndërkombëtarëve dhe solidaritetin që kanë treguar ata ndaj popullit shqiptar.

“Sot në Bruksel bashkësia ndërkombëtare ka bashkuar forcat për të treguar solidaritetin e saj ndaj Shqipërisë. Bashkimi Europian tani është krenar të njoftojë se donatorët kanë bërë një zotim kolektiv (grante dhe kredi) prej 1150 milion €. Të gjithë qëndrojmë pranë njerëzve të Shqipërisë”, shkruan ambasadori në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndërkombëtarët nuk i zënë besë Ramës/ Do dërgojnë ekspertë në Shqipëri për transparencën e rindërtimit

Publikuar

-

Nga

Në Konferencën e Donatorëve u dhuruan 1.15 miliardë euro për të rindërtuar banesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit, që preku më shumë Durrësin, Tiranën, Thumanën, Kurbinin dhe Laçin.

Por duket se ndërkombëtarët nuk i zënë shumë besë qeverisë Rama, ndaj dhe në Shqipëri do të vijnë një grup ekspertësh të Komisionit Evropian për transparencën e rindërtimit.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e KE, Ursula von der Leyen, e cila theksoi se do të firmosë një marëveshje me kryeministrin Edi Rama për të zbatuar me përpikmëri monitorimin e të gjithë procesit.

“Ne do të kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë. Folëm për këtë gjë, për t’u siguruar që parimet bazë të rindërtimit të respektohen. Ne jemi të interesuar për progresin e vendit, dhe unë kam ofruar gjithë mbështetjen time që ta kalojmë këtë proces së bashku. Është në interesin tonë të përbashkët që Shqipërinë ta mbajmë sa më pranë BE-së. Ne kemi punuar shumë për të shtruar rrugën që këtë vit të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Ne do të përcaktojmë parimet kyçe të transparencës. Të dy duam që kjo shenjë e jashtëzakonshme me popullin shqiptar, të investohet në mënyrën e duhur, transparente, jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë për ta zbatuar në mënyrën e duhur. Këtë marrëveshje do ta nënshkruajmë së bashku”, tha presidentja e KE-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja e 1.15 mld euro/ Mesazhi i Komisionerit për Zgjerim: Do nisim menjëherë lëvizjet

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas mbylljes së Konferencës së Donatorëve ku u mblodhën plot 1.15 miliardë eurosh për rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Varhelyi i drejtohet me një mesazh të gjithë popullit shqiptar, duke i thënë se bota kujdeset për ta, dhe se do të nisin menjëherë lëvizjet për rindërtimin.

“Përfundon Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtar për Shqipërinë: Krenar që njoftojmë mbledhjen e 1.15 miliardë euro, si përpjekje e përbashkët për rindërtimin e vendit. Ky është një mesazh mjaft i fortë për popullin shqiptar për të ditur se sa shumë e kemi për zemër. Tani do të nisim menjëherë lëvizjet për zbatimin! Bashkë për Shqipërinë”, shkruan komisioneri.

LEXO TE PLOTE