Connect with Us

“Krimi në Shqipëri, ekskluzivitet i Rilindjes”/ Deklarata e fortë e Armand Shkullakut

Politikë

“Krimi në Shqipëri, ekskluzivitet i Rilindjes”/ Deklarata e fortë e Armand Shkullakut

Publikuar

-

“Krimi në Shqipëri është një ekskluzivitet i Rilindjes”, kështu është shprehur nga studio e “Opinion” analisti i njohur Armand Shullaku, teksa temë e diskutimit ishte atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe lidhjet e krimit me politikën.

Në vijimësi të  opinionit të Alfred Pezës, se “ngjarja nuk duhet lënë sipërfaqësore, por të hetohet për të gjetur përgjegjësit deri në palcë”, analisti Shullaku ia ka faturuar Rilindjes ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vend, teksa shprehet se për çdo rast politikani të implikuar me krimin, kryeministri Rama u ka dalë në mbrojtje atyre deri në fund.

“Për mua Rilindja është një thes që kudo që të futësh dorën do të nxjerrësh një kriminel. Nuk ka shanc. Po si ska një mor Fredi. Spo gjen një njëri sakllam që ta ketë të hajrit”, ka përfunduar Shullaku.

“ Si ka mundësi që sa herë që sa herë që ndodh diçka në Shqipëri është e lidhur me Rilindjen. Krimi në Shqipëri është një ekskluzivitet i Rilindjes. Më thoni një rast, sepse në këtë emision kryeministri e ka thënë këtë disa herë. Për çdo rast që ne i kemi dhënë, për shembull për Rrahjen ka thënë që polici është maskara, qen bir qeni, horr, Emiljano Nuhun do ta ndjekim hap pas hapi. Ka dalë në mbrojtje të Elvis Rroshit, dhe shumë të tjerëve.. Ka dalë këtu dhe i ka marrë në mbrojtje që të gjithë me zë dhe me figurë. Kajmakun po ashtu, të gjithë i ka marrë në mbrojtje dhe të gjithë i kanë dalë me probleme. Atëherë për mua Rilindja është një thes që kudo që të futësh dorën do të nxjerrësh një kriminel. Nuk ka shanc. Po si ska një mor Fredi. Spo gjen një njëri sakllam që ta ketë të hajrit”, është shprehur Shullaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konferenca e Donatorëve kaloi pritshmëritë/ LSI thirrje Ramës

Publikuar

-

Nga

Konferenca e Donatorëve i ka kaluar pritshmëritë dhe janë dhuruar më shumë para sesa janë përllogaritur dëmet e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ku mbetën viktimë 51 persona.

Shtetet kanë dhuruar 1 miliard e 150 milion euro dhe pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i parë i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i bën thirrje qeverisë që paratë të mos shpërdorohen dhe shkojnë dëm, duke përmendur këtu Reformën në Drejtësi.

LEXO EDHE:  “Gënjeshtrat propagandistike të Ramës”/ Tabaku “shigjeton” Kryeministrin

LEXO EDHE:  Nard Ndoka i përgjigjet Ramës: Ik pirdhu

“Ka shumë rëndësi që lekët e donatorëve për tërmetin të mos shkojnë dëm si ato të Reformës në Drejtësi që u tretën si kripa në ujë dhe prodhuan vetëm kapjen mafioze të shtetit nga Rilindja”, thekson Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

1.15 miliardë euro për Shqipërinë/ Meta mirënjohje Konferencës së Donatorëve

Publikuar

-

Nga

presidenti, ilir meta

Konferenca e Donatorëve dhuroi sot 1 miliard e 150 milion euro për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Pas kësaj ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili përshëndet të gjithë mbështetësit e Shqipërisë dhe i shpreh atyre mirënjohje.

“Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuese”, shkruan Kreu i Shtetit në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon Konferenca e Donatorëve/ Mblidhen 1.15 miliardë euro

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ka arritur të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë euro donacione, grante dhe hua në Konferencën e Donatorëve, duke i kaluar kështu të gjitha pritshmëritë.

“Kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet të jashtëzakonshmë. Kemi arritur të mbledhim 1.15 mld euro. Ky është një mesazh për të treguar se sa shumë e kemi përzemër Shqipërinë. Duhet të nisë ndërtimi në terren dhe ne jemi aty për ju. “, tha komisioneri për zgjerimin.

Ndërkaq, kryeministri Rama, është shprehur se kjo shifër shkon përtej imagjinatës.

“Kjo është një ëoë, fakti që unë nuk kam një fjali më vete e tregon. Ndërkohë që po vinim këtu po spekulonim nevoja ishte kaq e madhe. Nëqoftë se arrijmë tek 40% e të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, pot ë arrijmë 50% mund të ndihemi të suksesshëm.

LEXO EDHE:  Aktori paralajmëron Ramën/ Mos prodhoni më filma diarre, se do ju…

LEXO EDHE:  Akuzat e forta të Bashës/ Përgjigjet “flakë për flakë” Rama

Kjo është përtej imagjinatës së shfrenuar, nuk di cc’të them por më lejoni të jem mistik se në cc’mënyrë tjetër mund të shpjegoj këtë. Më lini të citoj diccka nga Bibla “Korinthët ku thuhet ‘’Në një frumë u pagëzuam nga një trup e të gjithë pimë nga e njëjta frymë. Nëse një pjestar nderohet të gjithë gëzohen’’. Dhe ndërsa citoj Biblën, edhe Papa Francesku e ka pagëzuar por nuk mund të rrij pa cituar edhe Kuranin. ‘’Njerëzimi është një komb i vetëm”,  tha Rama.

LEXO TE PLOTE