Connect with Us

Hajdari zbardh mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Brenda nëntorit propozim për ndryshimin e sistemit

Politikë

Hajdari zbardh mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Brenda nëntorit propozim për ndryshimin e sistemit

Publikuar

-

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka dalë sot në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Deputetja Hajdari, u shpreh se në draftin është propozuar, të krijohet Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Ku fokusi mbetet tek administrata zgjedhore. Drafti është revolucion i mënyrës sesi administrohen zgjedhjet”.

Më tej, ajo theksoi se do ketë një seancë të dytë, ku do diskutohet për pyetjet në lidhje me këtë draft, i cili sipas deputetes Hajdari, është tejet i rëndësishëm, sepse flitet për një administratë të re zgjedhore, dhe që nuk duhet të cënojë besueshmërinë.

“Që të mos hidhet poshtë duhet tu kthejmë përgjigje të gjitha palëve në lidhje me këtë draft të ri të sjellë nga ekspertët. Kjo është  një pikënisje e duhur por nuk kemi arritur ende në një konsensus.

Së pari duhet parë edhe profesioni i komisionerëve. Ky është shumë i rëndësishëm, por për këtë duhet ndryshuar edhe ligji për statusin e nënpunësit civil. Nëse nuk ndryshohet, nuk mund të zbatohet drafti.

Ne kemi ende shumë punë për të bërë dhe hapa për të ndjekur”-tha deputetja Hajdari.

Dhe pika e dytë e diskutuar, sipas Hajdarit, është përgjegjshmëria që duhet të kenë këto komisionerë si dhe duhet ngritur dhe një tjetër strukturë që do merret me ankimimet.

“Në momentin që këta komisionerë të zgjidhen do ketë një përgjegjshmëri të lartë ndaj tyre. Do ketë një llogaridhënie shumë të fortë, por për mënyrën sesi do jepet kjo llogari tregon se detyra e tyre do jetë tepër e rëndësishme dhe qytetare. Garancinë për këtë do e shohim kur të marrim pyetjet e secilit aktor”.-tha ndër të tjera Hajdari.

Më tej, ajo shtoi se është vendosur të ketë dhe një mbledhje tjetër që do merret me draftin e dytë, por sikurse e theksoi ajo, edhe ndryshimi i sistemit do të ketë një propozim konkret.

“Por mos harrojmë se edhe ndryshimi i sistemit do ketë një propozim konkret që do vijë brenda nëntorit. Shqiptarët duhet të kuptojnë se ajo që po ndodh sot është në shërbim të tyre”-tha Hajdari./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto-Nga shpatulla jashtë e deputetes, te emocionet e Spiropalit përkrah Ramës/ Detajet nga parlamenti

Publikuar

-

Nga

Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar sot një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, ku në rend të ditës kishte një çështje të vetme, rezoluta ndaj Metës, në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Por, përtej debateve politike, një detaj që tërhoqëi vëmendjen ishte veshja e deputetes së re, Elda Hoti.

Elda Hoti u shfaq e veshur në seancën e sotme, me një futan me njërën shpatull jashtë, duke thyer kështu kodin e veshjes së Kuvendit të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Petrit Vasili flet për konsensusin mes palëve dhe koalicionin me PS

Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen ishte edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila sikurse duket në fotot  e mëposhtme, dukej tepër e emocionuar krah “Skëndërbeut” të saj.

Nga ana tjetër edhe deputetja Gjylameti është parë të bisedojë kokë me kokë me deputetin Ervin Bushati.

Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme:/ CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bosi është sëmurë”/ Manjani me pikëpyetje: Përse ky nxitim për Unazën e re dhe ndërtimin e institucioneve të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shtruar dy pyetje lidhur me situatën aktuale në vend.
“Pyetjet që shtrohen sot, në të vërtetë janë:
1. Përse gjithë ky nxitim për të zgjidhur ” Unazën e re” dhe “Teatrin”? Edhe me dhunë ekstreme po qe nevoja…
2. Përse duhet kaos në ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë?”, shkruan Manjani.
Sipas tij, diçka po fshihet, përtej padurimit për të mbyllur punët e lëna në mes.
“Nuk ka lidhje me lajmet që “bosi është sëmurë”… Absolutisht jo”, shkruan ish ministri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dokumentet që nxjerrin zbuluar Rilindjen/ Dvorani votoi për pafajësinë e Metës

Publikuar

-

Nga

Ditët e fundit në qendër të debateve politike është kaosi i krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Ilir Meta ka pasur një përplasje të fortë me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, në lidhje me emërimin e Arta Vorpsit anëtare të Gjykatës Kushtetuese, gjë që ka sjellë një situatë të pazakontë. Nga ana tjetër në të njëjtin pozicion, presidenti Meta ka dekretuar Marsida Xhaferllarin.

Por, ndërkohë në drejtim të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka pasur një sërë akuzash kryesisht nga presidenti Ilir Meta, por edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Por, Rilindja tani sulmet dhe akuzat ndaj Ardian Dvoranit po tentojnë t’i devijojnë duke argumentuar se Ardian Dvorani është njeriu që ka dashur të dënojë Ilir Metën, në lidhje me akuzat për korrupsion, në rastin e video-përgjimit të publikuar në vitin 2011, nga ish-ministri i ndjerë Dritan Prifti.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Petrit Vasili flet për konsensusin mes palëve dhe koalicionin me PS

Në atë kohë, trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë, e kryesuar nga Ardian Dvorani i dha pafajësinë Metës, por Rilindja pretendon se Dvorani ishte i vetmi gjyqtar që kërkonte dënimin e Metës.

Në fakt Ardian Dvorani është një ish-gjyqtar i kohës së diktaturës që në çështjen e Ilir Metës ka votuar njëlloj si gjyqtarët e tjerë megjithëse kazani i Rilindjes kërkon ta nxjerrë si shenjtor apo si heroin e asaj çështjeje.

CNA.al po sjell si faks-mail, tre dokumente, trupën gjykuese dhe dokumentet që tregojnë sesi ka votuar dhe çfarë qëndrimi ka mbajtur Ardian Dvorani.

Dokumentet e mëposhtme tregojnë qartë se është gënjeshtër ajo që pretendon Rilindja dhe kazani i saj, se Ardian Dvorani ka qënë për dënimin e Ilir Metës. Kjo nuk është e vërtetë. Ardian Dvorani, ashtu si dhe anëtarët e tjerë ka qënë pro që Ilir Meta të dalë i pafajshëm./ CNA.al

LEXO TE PLOTE