Connect with Us

Hajdari e shqetësuar për raportin e Bankës Botërore/ Dyfishim i korrupsionit brenda 6 vitesh

Politikë

Hajdari e shqetësuar për raportin e Bankës Botërore/ Dyfishim i korrupsionit brenda 6 vitesh

Publikuar

-

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari shprehet e shqetësuar për raportin e Bankës Botërore 2019 për Shqipërinë.

Sipas Hajdarit ky raport tregon se ka dyfishim të përqindjes së korrupsionit krahasuar me vitin 2013

“Raporti i BB 2019, për Shqipërinë, tregon se ka dyfishim të përqindjes së korrupsionit krahasuar me vitin 2013 ku ishte 20.6%, rritur në 36.1% sot. Besimi i qytetarëve tek institucionet sa vjen dhe zbehet, ndërkohë që korrupsioni rritet” , shkruan Hajdari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kurti po i mëson Ramës patriotizmin”/ Ngjela zbulon humbjet e Serbisë nga taksa 100%

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se 12 vjetori i Pavarësisë e gjen Kosovën të formuar në kuptimin e një pozicioni historik, por deklaroi se ka pasur probleme të mëdha në qeverisje.

“Liderët e Kosovës, me përjashtim deri diku të Ramush Haradinajt, nuk kanë qenë të fuqishëm. Ajo ç’ka kam vënë re unë, është se nuk e dinë që janë fitues të një lufte dhe Serbia është e mundur. Si ka mundësi t’i lutesh të mundurit kaq shumë?”, u shpreh ai në studion e Ditarit në A2.

Sipas Ngjelës, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po punojnë së bashku për të copëtuar Kosovën, ndërsa pretendon se kjo nuk ka për të ndodhur.

Avokati foli edhe për taksën 100% që Kosova i ka vendosur Serbisë dhe Bosnje Hecergovinës, për të cilën tha se mund t’i shkaktojë një degradim të madh ekonomik dy shteteve ose rrezikohet pozicionimi i rrugës ku kalon Serbia.

LEXO EDHE:  Bojkoti i zgjedhjeve/ Rudina Hajdari: Vetëvrasje politike

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari parlajmëron kallëzime penale/ Apel të fortë prokurorisë

Teksa ka folur për marrëdhëniet mes Ramës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Ngjela deklaroi se ky i fundit po i mëson kreut të qeverisë shqiptare patriotizmin.

“Ka inferioritet Rama ndaj Kurtit. Duhet ta durojë, është më i aftë Kurti. Është dhe më i aftë dhe po i mëson patriotizmin”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Atdheu ka nevojë për të gjithë”/ Dhjetoristi Bislim Ahmetaj thirrje shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupimit “Dhjetor ’90”, Bislim Ahmetaj, prezanton këtë të enjte nismën kombëtare “SHQIPTARË: Mos ikni-kthehuni në ATDHE”.

Ky takim do të mbahet në kuadër të 29 Vjetorit të Grevës së Urisë që çoj në rrëzimin e përmendoreve të diktatorit dhe rënien përfundimtare të komunizmit.

Prezantimi do të bëhet në Sallën “Liria” të Qytetit Studenti në orën 11.00, ndërsa ftohen pedagogë, student, intelektualë dhe qytetarë ti bashkohen kësaj nisme.

“Miq,bashkëpunëtor, kolegë dhe studentë!
Bashkohuni me ne ditën e Ejnte, 20 Shkurt 2020 ora 11.00 në Sallën “Liria” të Qytetit Studenti.
Të përkujtojmë 29 Vjetorin e Grevës së Urisë që çoj në rrëzimin e përmendoreve të diktatorit dhe rënien përfundimtare të komunizmit.
Takimi i sivjetshëm nuk do të jetë thjeshtë një përkujtimore, por një risi pasi me një grup pedagogësh të rinjë, studentë dhe intelektualë të angazhuar do të prezantojmë një nismë me rëndësi kombëtare:
“SHQIPTARË: Mos ikni-kthehuni në ATDHE”.
Bashkojuni takimit tonë, bashkojuni kësaj nisme, kemi nevoj për mbështetjen tuaj.
ATDHEU KA NEVOJ PËR NE TË GJITHË.
Miqsisht, Bislim AHMETAJ.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Donacionet për rindërtimin/ Soreca me krenari: Qëndrojmë pranë shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

soreca jep lajmin e mirë për shqiptarët

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve, ku u dhuruan 1 miliard e 150 milion euro për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Duke vënë theksin te shifra e mbledhur, Soreca shpreh krenarinë për dhurimet e ndërkombëtarëve dhe solidaritetin që kanë treguar ata ndaj popullit shqiptar.

“Sot në Bruksel bashkësia ndërkombëtare ka bashkuar forcat për të treguar solidaritetin e saj ndaj Shqipërisë. Bashkimi Europian tani është krenar të njoftojë se donatorët kanë bërë një zotim kolektiv (grante dhe kredi) prej 1150 milion €. Të gjithë qëndrojmë pranë njerëzve të Shqipërisë”, shkruan ambasadori në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE