Connect with Us

Guxim apo turizëm?/ Mark Marku ironizon Lleshajn

Politikë

Guxim apo turizëm?/ Mark Marku ironizon Lleshajn

Publikuar

-

Analisti Mark Marku ka ironizuar shown e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në aksionin për shpëtimin e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha nga ish kampet e ISIS-it.

I ftuar në “Opinon” Marku u shpreh se Lleshaj shkoi për të bërë disa foto që më pas ti shiste si sukses të qeverisë shqiptare.

“Është qeveria italiane  ajo që ka rrezikuar dhe ka bërë të gjithë punën. Qeveria shqiptare që ka dhënë vetëm dokumentat po na e shet is heroizëm. Nuk shkoj ministri italian që të bënte foto me flamur italian atje, por kanë dalë dhe kanë bërë vetëm disa deklarata shumë korrekte. Nuk është zonë lufte nuk ka rrezikuar asgjë. Në liban shkohet për turizëm. Pse duhet të shkojmë ne të bëjmë disa foto! Gjëja që ka më shumë rëndësi në këtë histori, përvec fakktit që ka shpëtuar fëmija është që në duhet të përballemi me këtë problem. Janë me qindra shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova që kanë mbetur të bllokuar atje”, thekso Marku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hallall t’i keni sharjet dhe akuzat/ Topollaj: Nga sot të gjithë bashkë për hapjen e listave

Publikuar

-

Nga

Hallall t'i keni sharjet dhe akuzat/ Topollaj: Nga sot të gjithë bashkë për hapjen e listave

Numri 2 i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka vendosur që kërkesën për hapjen e listave ta komentojë vetëm me një fjali të shkruar, por duke sjellë në vëmendje edhe debatin e një jave më parë me Fatbardh Kadillin në studion televizive të “News24”.

“Jua kemi bërë hallall debatet, akuzat dhe sharjet, mjafton që nga sot jemi të gjithë bashkë për hapjen e listave”, shkruan  Topollaj.



Në debatin në “Real Story”,  Topollaj shprehej se ishte i vetmi që pati fatin të ketë një të PD-së përballë për listat e hapura, ndërsa Kadilli e akuzonte se po i hiqte nga fyti litarin Ramës.

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Lleshaj thërret urgjent vartësit

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ Lleshaj thërret urgjent vartësit

Kadilli më tej thotë në video se është Edi Rama ai që po çon vendin në përplasje me metodat që zgjedh për të ndryshuar sistemin sic do vetë, ndërsa Topollaj deklaron se PD ka marrë monopolin e bën rregullat, edhe pse është jashtë parlamentit. /CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Listat e hapura dhe koalicionet, të pamundura”/ Deputetja: Votuesi do të ngatërrohet

Publikuar

-

Nga

“Listat e hapura dhe koalicionet, të pamundura”/ Deputetja: Votuesi do të ngatërrohet

Deputetja socialiste, Klotilda Ferrati, është shprehur në emisionin “Kapital” në Vizion Plus se listat e hapura nuk shkojnë dot me koalicione parazgjedhore sipas formatit aktual. Sipas saj, votuesi bëhet konfuz dhe procesi nuk është i menaxhueshëm.

“Listat e hapura nuk shkojnë dot në koalicione parazgjedhore sipas formatit që kemi sot, pasi kemi shumë parti dhe shumë lista subjektesh partiake, të cilat nuk i jepen individit si votues me emra kandidatësh, sepse votohet subjekti. Bëhen listat të gjata. Bëhet proces i pamenaxhueshëm, por votuesi edhe ngatërrohet në mënyrë se si voton.”



LEXO EDHE:  “Harroje se jemi policë të rreshtit”/ Debate të forta mes Lleshajt dhe Ndreut, Klosi largon mediat

Komenti i deputetes, vjen pak orë pasi Lulzim Basha bëri kërkesë për hapjen e listave 100 %. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andi Përmeti mesazh miqve demokratë/ Nëse doni të rrëzoni Ramën, festoni pak dhe punoni shumë

Publikuar

-

Nga

Andi Përmeti mesazh miqve demokratë/ Nëse doni të rrëzoni Ramën, festoni pak dhe punoni shumë

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, përmes një reagimi në rrjetet sociale mbyl shkrimin e tij me fjalët, “Faleminderit që na u bashkuat në kauzën për lista të hapura”. Por, për të shkuar deri tek fundi i shkrimit, Përmeti liston një sërë festimesh të nxituara të demokratëve, ndërsa ilustron listën e “fitoreve” me foton e një fushe shahu.

“Nje kujtese per miqte e mi demokrate qe sot po festojne kerkesen e mirepritur te Bashes per lista te hapura si nje shah mat qe Basha i beri gjithkujt qe ka bere beteje per lista te hapura. Mos harroni:



– Festuat rrezimin e Rames me 16 shkurt dhe me pas festuat rrezimin e Rames mbas cdo proteste.
– Festuat anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit dhe me pas festuat bllokimin e zgjedhjeve te 30 qershorit
– Festuat fitoren me 85% te bashkive ne 30 qershor dhe me pas festuat fitoren e bashkive ne zgjedhjet e 13 tetorit.
– Festuat betimin e Bashes qe nuk ulej ne tryeze diskutimi me maxhorances pa futur Gjiknurin ne burg dhe me pas festuat uljen e Bashes ne tryeze me Gjiknurin.
– Festuat fitoren e Bashes ne sondazhin e nje medie qe hoqi sondazhin dhe me pas festuat kur drejtuesit e PD deklaronin ne cdo media qe Rama del parti e pare.
– Festuat thirrjen nderkombetare per te mos ndryshuar 5 qershorin dhe me pas festuat thirrjen e Bashes per te ndryshuar 5 qershorin.

LEXO EDHE:  “Operacioni italo-shqiptar goditje të fortë krimit të organizuar”/ Lleshaj ka dy fjalë për Policinë dhe SPAK

LEXO EDHE:  “Mbaje gojën”/ Ngjela përplaset keq me Çlirim Gjatën

Nje keshille miqesore: nese doni realisht te rrezoni Ramen festoni me pak dhe punoni me shume.
P.S. Faleminderit qe na u bashkuat ne kauzen per lista te hapura. /CNA.al

LEXO TE PLOTE