Connect with Us

Gjyqtarja e Apelit Korçë në sitën e vettingut/ KPK jep vendimin

Vetingu

Gjyqtarja e Apelit Korçë në sitën e vettingut/ KPK jep vendimin

Publikuar

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit në Korçë, Brunilda Malo pasi ka hasur problem me pasurimë

Sa i përket pasurisë, vërehet se nga viti në vit i janë shtuar të ardhurat në mënyrë marramendëse.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë nga gjyqtarja Brunilda Malo (Orhani).

Viti 2003
Autoveturë, 0,6 milion lekë, blerë me të ardhurat nga paga.
Depozitë bankare në shumën 4 179 959 lekë.
Paga si gjyqtare në Gjykatën e Kolonjës në shumën 264 220 lekë.
Paga si gjyqtare e Apelit në Korcë në shumën 496 746 lekë.
Paga e bashkëshortit nga Partia Socialiste por nuk e thotë se sa.
Viti 2004
Paga vjetore nga Gjykata e Apelit Korcë, në shumën, 1.3 milion lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, pagë nga Këshilli Bashkiak Ersekë në shumën 54 000 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, kryetari i PS Kolonjë, paga në shumën 54 000 lekë.
Të ardhura nga biznesi privat i bashkëshortit Arben Malo, në shumën 9.5 milion lekë.
Viti 2005
Ap banimi 2 plus 1 me sip 80 m2 në Ersekë me vlerë 1 700 000 lekë.
Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues, në shumën 600 000 lekë.
Gjendje kesh e bashkëshortit në shumën 7 000 dollarë.
Paga vjetore nga Gjykata e Apelit Korcë, në shumën, 1130 472 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, pagë nga Këshilli Bashkiak Ersekë në shumën 54 000 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo shpërblim si anëtar i Këshillit Bashkiak dhe anëtar Këshillit të Qarkut Korcë, në shumën 170 000 lekë.
Të ardhura të krijuara nga bashkëshorti si ortak në një shoqëri, në shumën 300 000 lekë.
Shpërblim nga Sigma për dëmtimin e automjetit në shumën 750 000 lekë.
Huamarrje në bankë në vlerat 50 000 dollarë dhe 900 000 lekë. Huamarrës janë bashkëshorti i gjyqtares dhe vjehrri i saj.
Viti 2006
Makinë tip Volsvagen me vlerë 15 euro.
Vlera monetare në bankë 5 000 dollarë.
Gjendje e llogarisë rrjedhëse e subjektit deklarues në shumën 521 750 lekë.
Për vitin 2016 gjendja është në shumën 920 936 lekë.
Paga nga Gjykata e Apelit Korcë, në shumën, 1 200 000 , lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura nga aktiviteti privat si drejtues ligjor dhe ortak, por nuk përcaktohet shuma.
Viti 2007
Shtëpi banimi me sip 73.78 m2 në Korcë me vlerë 4 000 000 lekë.
Paga nga Gjykata e Apelit Korcë, në shumën, 1 400 000 , lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura pjesëmarrja në Këshillin Bashkiak në shumën 11 300 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura pjesëmarrja në Këshillin e Qarkut të Korcës në shumën 110 000 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura nga aktiviteti privat si drejtues ligjor dhe ortak, por nuk përcaktohet shuma.
Është shlyer kredia prej 50 000 dollarësh dhe 900 000 lekësh, marrë nga bashkëshorti dhe vjehrri në vitin 2005.
Viti 2008
Kursime të paregjistruara në shumën 20 000 dollarë.
Paga nga Gjykata e Apelit Korcë, në shumën, 1 156 980, lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura pjesëmarrja në Këshillin Bashkiak Ersekë në shumën 72 000 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura pjesëmarrja në Këshillin e Qarkut të Korcës në shumën 120 000 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura nga aktiviteti privat si drejtues ligjor dhe ortak, me vlerë 400 000 lekë.
Të ardhura nga një ndërmarrje në SHBA, në shumën 16 000 dollarë.
Viti 2009
Depozita bankare në shumën 20 000 dollarë.
Kursime në banesë në shumën 10 000 euro.
Paga nga Gjykata e Apelit Korcë, në shumën, 1 340 320 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura pjesëmarrja në Këshillin Bashkiak Ersekë në shumën 78 000 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura pjesëmarrja në Këshillin e Qarkut të Korcës në shumën 132 000 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura nga aktiviteti privat si drejtues ligjor dhe ortak, me vlerë 1100 000 lekë.
Të ardhura nga paga si inxhinier, në shumën 480 000 lekë.
Viti 2010
Depozita bankare në shumën 35 433 74 dollarë.
Kursime të deklarueses në shumën 10 000 euro.
Paga nga Gjykata e Apelit Korcë, në shumën, 1 355 736 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura pjesëmarrja në Këshillin Bashkiak Ersekë në shumën 88 000 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura pjesëmarrja në Këshillin e Qarkut të Korcës në shumën 132 000 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura nga aktiviteti privat si drejtues ligjor dhe ortak, me vlerë 690 000 lekë.
Të ardhura nga paga si inxhinier, në shumën 480 000 lekë.
Viti 2011
Kursime të deklarueses në shumën 5 000 euro.
Interesat e depozitës së deklaruesës në shumën 750 dollarë.
Paga nga Gjykata e Apelit Korcë, në shumën, 1 258 965 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura pjesëmarrja në Këshillin Bashkiak Ersekë në shumën 44 000 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura pjesëmarrja në Këshillin e Qarkut të Korcës në shumën 66 000 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura nga aktiviteti privat si drejtues ligjor dhe ortak, me vlerë 100 000 lekë.
Të ardhura nga paga si inxhinier, në shumën 480 000 lekë.

Të ardhura të deklarueses nga angazhimi në Universitetin Kristal në shumën 116 500 lekë.
Viti 2012
Pjesëmarrje në ankandin e bonove të thesarit me vlerë 22 000 euro.
Interesa të llogarisë me vlerë 1 100 euro.
Interesa llogarisë bankare të bashkëshortit me vlerë 835 dollarë.
Paga nga Gjykata e Apelit Korcë, në shumën, 1 297 774 lekë.
Bashkëshorti Arben Malo, të ardhura nga aktiviteti privat si drejtues ligjor dhe ortak, me vlerë 50 000 lekë.
Të ardhura nga paga si inxhinier, në shumën 420 000 lekë.
Viti 2013
Paga nga Gjykata e Apelit Korcë, në shumën 1 292 092 lekë.
Të ardhura të deklarueses nga angazhimi në Universitetin Kristal në shumën 229 500 lekë.
Interesa llogarisë bankare të bashkëshortit me vlerë 812 dollarë.
Bashkëshorti të ardhura nga shitja e 25% kuotave të shoqërisë ku ishte ortak me vlerë 6 000 000 lekë.
Të ardhura nga shpërblimi i dëmit të shkaktuar nga cënimi i së drejtës të votës në shoqëri dhe mosmarrëveshjet për ndarjen e dividentit, e zgjidhur me marrëveshje në zyrën e ndërmjetësimit, miratuar më pas me vendim gjykatë, në shumën 4 000 000 lekë.
Bashkëshorti të ardhura nga paga si Drejtori i Bujqësisë në Korcë në shumën 120 000 lekë.
Bashkëshorti, llogari rrjedhëse me vlerë 22 000 euro.
Viti 2014
Bashkëshorti ka blerë një lokal në Ersekë me sip 90 m2, dhe me vlerë 1 700 000 lekë.
Të ardhurat nga interest e depozitën në shumën 754 dollarë.
Bashkëshorti depozitë kursimi me vlerë 21 855 euro.
Të ardhura nga ekzekutimi i detyrueshmë i kontratës së shitjeve të kuotave me vlerë 650 000 lekë.
Kursime nga paga e deklarueses në shumën 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpenzime udhëtimi si gjyqtarë në shumën 1 371 082 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpenzime udhëtimi për bashkëshortin si kreu i Drejtorisë Bujqësore në shumën 845 743 lekë.
Viti 2015
Shitje e ap në Erseke në shumën 1 860 000 lekë.
Shitje e sendeve të luajtshme, mobilje, shtëpiake etj, me vlerë 1 640 000 lekë.
Hapur depozitë bankare me vlerë 3 627 836 lekë.
Të ardhura nga interesat e depozitës së bashkëshortit në shumën 327 euro.
Të ardhura nga interesat e depozitës së kursimit 537 dollarë.
Bashkëshorti ka hapur llogari rrjedhëse me vlerë 25 539 92 lekë.
Marrë me qira tokë bujqësore me sip 2670 m2 me vlerë 110 000 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpenzime udhëtimi si gjyqtarë në shumën 1 325 329 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpenzime udhëtimi për bashkëshortin si kreu i Drejtorisë Bujqësore në shumën 332 630 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpenzime udhëtimi për bashkëshortin si kryetar i Bashkisë Kolonjë në shumën 377 936 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e lokalit në Ersekë në shumën 100 000 lekë.
Të ardhura nga ekzekutimi i detyrueshëm i kontratës së shitjeve të kuotave me vlerë 500 000 lekë.
Bashkëshorti të ardhura nga anëtarësia e Këshillit Bashkiak të Korcës, në shumën 30 524 lekë.
Detyrim për shlyerjen e pagesës së overdraftit në shumën 300 000 lekë. Detyrimi i shlyer është 150 395 lekë.
Viti 2016
Interesa të depozitës së deklarueses në shumën 622 dollarë.
Interesa të depozitës së bashkëshortit në shumën 117 euro.
Interesa të depozitës së deklarueses në Fondin e Investimit në shumën 263 404 lekë.
Pakësim i gjendjes kesh në banesë dhe shtim i depozitës së vajzës Artea Malo, në shumën 8 500 paund.
Llogari rrjedhëse e deklarueses në shumën 1 394 684 lekë.
Llogari rrjedhëse nga të ardhurat e pagës së bashkëshortit në shumën 878 705 lekë.
Detyrim i pashlyer ndaj bashkëshortit nga shoqëria ku ai ishte ortak me vlerë 4 850 000 lekë.
Vajza, Artea Malo, llogari kursimi me vlerë 13 000 paund.
Vajza, Artea Malo, llogari kursimi me vlerë 10 500 paund.
Vajza, Artea Malo, pagesë shkollimi me vlerë 8 438 paund.
Vajza, Artea Malo, pagesë shkollimi me vlerë 9 750 paund.
Viti 2017
Interesa të depozitës së deklarueses në shumën 354 dollarë.
Interesa të depozitës së deklarueses në shumën 66 euro.
Interesa të depozitës së deklarueses në shumën 145 528 lekë.
Ka shitur makinën me vlerë 380 000 lekë.
Kursime kesh në banesë në shumën 1 300 000 lekë.
Depozitë e bashkëshortit me vlerë 30 000 euro.
LLogari rrjedhëse e deklarueses me vlerë 1 402 052 lekë.
Të ardhura nga pensioni i miratuar në emër të dy vajzave në shumën 113 000 lekë.
Të ardhura nga ekzekutimi i detyrueshëm i kontratës së shitjeve të kuotave me vlerë 500 000 lekë.
Detyrim i pashlyer ndaj bashkëshortit nga shoqëria ku ai ishte ortak me vlerë 4 350 000 lekë.
Vajza, Artea Malo,bashkëporonare në lokalin në Ersekë me vlerë 566 666 lekë.
Vajza, Artea Malo,llogari kursimi në Londër me vlerë 12 500 paund.
Vajza Andria Malo, bashkëporonare në lokalin në Ersekë me vlerë 566 666 lekë.
Viti 2018
Interesa të depozitës së deklarueses në shumën 337 dollarë.
Interesa të depozitës së deklarueses në shumën 111 euro.
Interesa të depozitës së deklarueses në shumën 531 euro.
Mbyllur depozita tek fondi i Investimit në emër të bashkëshortit me vlerë 4 053 746 lekë.
Vajza Andria Malo, llogari rrjedhëse me vlerë 27 591 paund.
Vajza Andria Malo, shtuar llogari rrjedhëse me vlerë 3 774 paund.
Pakësuar gjendja e kursimeve kesh në banesë me vlerë 550 000 lekë.
Kursime të ardhura vjetore të deklarueses, në shumën 1 400 000 lekë.
Gjendja kesh ne banesë në shumën 1 926 000 lekë.
Të ardhura për pensionin e dy vajzave në shumën 123 326 lekë.
Llogari rrjedhëse e deklarueses me vlerë 1 405 267 lekë.
Të ardhura nga ekzekutimi i detyrueshëm i kontratës së shitjeve të kuotave me vlerë 1 000 000 lekë.
Detyrim i pashlyer ndaj bashkëshortit nga shoqëria ku ai ishte ortak me vlerë 3 350 000 lekë.
Vajza, Artea Malo, llogari kursimi me vlerë 229 36 paund.
Vajza, Artea Malo, dhuratë nga nëna. Vlera totale 14 000 paund./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja Alkelina Gazidede përballet me akuza për “njëanshmëri dhe konflikt interesi”

Në seancën e dytë dëgjimore, gjyqtares Alkelina Gazidede iu vu në dukje një denoncim që ngrinte dyshime për njëanshmëri në dy vendime të prishura nga Gjykata e Lartë dhe dyshimet për konflikt interesi. Gazidede mohoi akuzat, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.

Nga Vladimir Karaj

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Alkelina Gazidede u përball në një seancë të dytë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me një denoncim që ngrinte dyshime për konflikt interesi dhe gjykim të çështjeve të njëjta në dy shkallë të gjyqësorit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Suela Zhegu kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Firdes Shuli anëtare, bëri me dije se çështja ishte shtyrë, pikërisht për shkak të denoncimit të marrë në ditën e seancës dëgjimore të 10 janarit 2020.

Sipas denoncuesit, Gazidede kishte shqyrtuar si gjyqtare e Shkallës së Parë dhe më pas si gjyqtare e Apelit dy çështje të njëjta, duke dëmtuar paanshmërinë e procesit. Sipas denoncimit, Gjykata e Lartë që kishte shqyrtuar ankimin e palëve, e kishte përdorur këtë si argument për prishjen e vendimeve të Apelit. Po ashtu, denoncuesi pretendonte se Gazidede ishte në konflikt interesi dhe se kishte gjykuar çështje me palë kompaninë Albtelekom, në të cilën kishte aksione. Gazidede i kundërshtoi akuzat. Ajo tha se për një nga çështjet, gjykimi i saj kishte qenë i arshivuar dhe edhe pse palët ishin të njëjta dhe objekti i saj i ngjashëm.

Gazidede tha se në rastin e dytë, ajo nuk kishte gjykuar çështjen siç përmendej në denoncim, por kishte zhvilluar vetëm një seancë paraprake. Gjyqtarja tha se kjo seancë kishte dështuar, pasi palët nuk kishin qenë të pranishme dhe pas kësaj ajo kishte kaluar në dhomën penale dhe çështja ishte rishortuar. E pyetur nga relatorja se pse Gjykata e Lartë kishte vendosur të prishte vendimet e Apelit Administrativ, nisur edhe nga prania e saj në këto çështje më herët, Gazidede tha se “Gjykata e Lartë nuk kishte pasur arsye ta shikonte kaq thellë rastin”. Ajo vuri në dukje se vendimet kishin qenë unanime dhe se prania e saj nuk kishte ndikuar në proces. Gazidede po ashtu mohoi akuzat për konflikt interesi për shkak të aksioneve në kompaninë Albtelekom. Ajo tha se aksionet, prej të cilave ishte hequr dorë, ishin të papërfillshme.

“Janë vetëm 0.000333 për qind,” tha ajo, duke theksuar se ishin përfituar nga bashkëshorti si punonjës i kompanisë kur ajo ishte shtetërore. Ajo shtoi se vlera e tyre ishte e vogël dhe se asnjëherë nuk kishin përfituar dividentë nga kompania. “Nëse de jure vlerësohet si shkelje, de fakto s’ka pasur pasoja,” shtoi jo, duke theksuar se vlera e aksioneve kishte qenë vetëm në letër. Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013 me dekret të Presidentit të Republikës.

Në janar të këtij viti ajo u përball në seancë dëgjimore me një raport negativ nga Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Konfliktit të Interesit, ILDKPKI dhe me barrën e provës për disa prej pasurive. KPK vuri në dukje disa mosdeklarime dhe mungesë burimesh. Gjyqtarja pretendoi se mosdeklarimet ishin “gabim njerëzor”, ndërsa kërkoi të merreshin parasysh punë dhe të ardhura që nuk ishin parë nga Komsioni.

Edhe në këtë seancë, asaj iu vu në dukje si konflikt interesi pasja e askioneve, ndërsa u tha se i ishte kaluar barra e provës edhe për një sërë gjetjesh në kriterin e profesionalizmit. Gazidede ka kërkuar në të dy seancat konfirmimin në detyrë. Vendimi pritet të njoftohet më 10 korrik 12.00.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Dokumenti-Skandali në Gjykatën e Rrethit Tiranë/ Gjyqtarja shkel ligjin

Publikuar

-

Nga

Në vendin tonë shpesh, institucionet të cilat duhet të bëjnë drejtësi për qytetarët, duket se janë ato që bëjnë padrejtësi ndaj tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me një padi të bërë nga një shtetas shqiptar.

Në datë 15.01.2020, shtetasi me inicialet G.L. vendos të hapë padi civile ndaj shtetasit me iniciale Z.Z , pronar dhe administrator i një firme ndërtimi në Tiranë, për blerjen e tokës në zonën e Saukut, ku i padituri nuk ka realizuar aktin e shitjes së kësaj toke pas përfitimit të shumës 22,500 Euro nga paditësi në vitin 2013, shumë e cila përbente të gjitha kursimet familjare të këtij qytetari dhe familjes së tij.

Në datën 09.06.2020 gjyqtarja e rrethit gjyqësor Tiranë, Fida Osmani, pasi ka shqyrtuar padinë dhe aktet VENDOS: KTHIMIN E PADISË DHE AKTEVE PA VEPRIME, si padi me të meta.

Arsyetimi që e nderuara ka bërë për klasifikimin e padisë me të meta janë adresat e pasakta të të paditurve (të gjithë bashkëpronarëve të truallit), të cilin e bazon ne nenin 145/a.

E nderuara ama ka harruar të vërtetojë këtë fakt, pasi i vetmi burim i saktë i gjeneraliteteve dhe adresave të shtetasve është Gjendja Civile e Republikës së Shqipërisë. Ajo e ka cilësuar padinë me të meta duke SUPOZUAR që adresat janë të pasakta.

Për të vijuar më tej, Neni 130 i Kodit të Procedurës Civile, thotë se: “Njoftimi shkresor i njoftohet personit të thirrur KUDO KU AI GJENDET, Neni 131 thotë se: Kur nuk është i mundur njoftimi sipas dispozitave të nenit 130, ai bëhet në zyrën e tij apo në vendin ku ushtron veprimtarinë tregtare”.

Neni 133 thotë se: “Kur nuk dihet vendbanimi, njoftimi bëhet nëpërmjet afishimit të kopjes në Gjykatë dhe në vendin e afishimit, ku ai ka patur banesën e fundit, gjithashtu në faqen elektronike zyrtare të Gjykatës”.

Të gjitha këto nene të Kodit të Procedurës Civile, janë anashkaluar dhe trajtuar si joekzistente nga gjyqtarja.

Nga të gjitha këto duket qartë që qëllimi në vetvete i gjyqtares ka qënë të mbrojë të paditurin.

Me vendimin KTHIM TË PADISË PA VEPRIME, gjyqtarja FIDA OSMANI ka vendosur: Hajduti milioner Z.Z të mbajë token dhe 22.500 Euro, ndërsa i dëmtuari të jetojë me faktin që i janë vjedhur 22.500 Euro ose të kërkojë mënyra të tjera për vendojsen e drejtësisë.

Edhe pse ka kaluar një muaj nga zbardhja e vendimit, paditësi nuk ka marrë në dorë këtë vendim nga Gjykata, për ta ankimuar atë në Gjykatën e Apelit. Përpjeket e tij për të marrë në dorezim personalisht vendimin në gjykatë kanë rezultuar të pasukseshme deri më sot./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtarja në sitën e vettingut/ Si u tetë-fishua pasuria e Alkelina Gazidede nga viti 2003-2017

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja Alkelina Gazidede e Gjykatës Administrative të Apelit do të përballet të martën më 6 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe Genta Tafa Bungo.

Alkelina Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013 me dekret të Presidentit të Republikës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Alkelina Gazidede nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Gazidede zotëronte pasuri familjare me vlerë 2.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me tetë herë, duke kapur vlerën e 24.6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare përbëhet nga pasuri të paluajtshme me vlerë 10.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 11.6 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.2 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 270 mijë lekë. Familjarët e gjyqtares zotërojnë gjithashtu aksione me vlerë 100 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 44.5 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtares zë 32% në buxhetin e të ardhurave, ndërsa pagat e familjarëve zënë 31%. Të ardhurat e siguruara nga biznesi i familjarëve janë në masën 16%, ndërsa të ardhurat nga qiratë përbëjnë rreth 9% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Alkelina Gazidede, dy deklarata rezultojnë me probleme.

Gjyqtarja Alkelina Gazidede rezulton me balanca negative të pasurisë për vitet 2010 dhe 2016, duke mos justifikuar me burimet e deklaruara shtesat e aseteve në këto vite. Në vitin 2010, diferenca është 336 mijë lekë, ndërsa për vitin 2016 shënohet një diferencë e vogël prej 23 mijë lekësh, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” procedurat e paqarta për ndërtimin e një shtëpie dhe më pas legalizimin e saj. Në vitin 2004, subjekti deklaron ndërtimin e një shtese kati me vlerë 11 mijë euro mbi shtëpinë ekzistuese, ndërsa në vitin 2006 deklaron shtesën e një papafingoje të palegalizuar. Në deklarim nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me të njëjtën shtesë të deklaruar në vitin 2004 apo me shtesë të re pasurie.

Lidhur me shtëpinë, gjyqtarja deklaron gjithashtu se ka blerë truallin nga ALUIZN-i në vitin 2010, ndërsa në vitin 2011 ka përfunduar procesi i legalizimit të pronës.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar lidhet me huamarrjet e bashkëshortit të subjektit në vlerat 7 mijë euro dhe 3.6 milionë lekë gjatë periudhës deklaruese.

Deklarata e pasurisë  së vitit 2003

Deklarata e pasurisë  së vitit 2004

Deklarata e pasurisë  së vitit 2005

Deklarata e pasurisë  së vitit 2006

Deklarata e pasurisë  së vitit 2007

Deklarata e pasurisë  së vitit 2008

Deklarata e pasurisë  së vitit 2009

Deklarata e pasurisë  së vitit 2010

Deklarata e pasurisë  së vitit 2011

Deklarata e pasurisë  së vitit 2012

Deklarata e pasurisë  së vitit 2013

Deklarata e pasurisë  së vitit 2014

Deklarata e pasurisë  së vitit 2015

Deklarata e pasurisë  së vitit 2016

Deklarata e pasurisë  së vitit 2017

 

 

LEXO TE PLOTE