Connect with Us

Fushatë e vrazhdë zgjedhore në Britaninë e Madhe

Bota

Fushatë e vrazhdë zgjedhore në Britaninë e Madhe

Publikuar

-

Boris Johnson është i njohur për sulmet e tij verbale. Në luftën për të fituar çdo votë, ai po provon tani metoda të tjera. Në Britaninë e Madhe ka filluar ndërkohë zyrtarisht fushata zgjedhore.

Brexiti vjen në muajin pas zgjedhjeve, kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn krahasohet me diktatorin sovjetik, Stalin, dhe opozita nuk ka gjë tjetër në mendje veçse të shkatërrojë pasurinë britanike – deklaratat e Boris Johnsonit nuk sinjalizojnë asgjë të mirë për fushatën e shkurtër zgjedhore në Britaninë e Madhe.

Në “Daily Telepgraph”, Boris Johnson shkroi mbi planet e politikës ekonomike të socialdemokratëve, se partia laburiste nën Jeremy Corbyn ka zhvilluar gati një urrejtje të plotë kundër çdo lloj përpjekjeje për përfitim. Sipas tij, laburistët janë gati të shkatërrojnë edhe bazat e mirëqenies britanike. “Me kënaqësi dhe me ndjenjë hakmarrjeje”, tregohen me gisht individë, “si nuk është parë kurrë më parë që nga koha e Stalinit dhe kulakëve”. Me qëllim Boris Johnson përdor nocionin kulak, përcaktim përçmues për disa fermerë të pasur në kohën e Stalinit, nga të cilët mijëra u vranë nën sundimin e terrorit stalinist.

Laburistët duan revolucionin e gjelbër

Corbyn i hodhi poshtë menjëherë sulmet e Boris Johnsonit. “Kjo është çmenduria, që super të pasurit e përdorin aq shumë për të kursyer edhe ca më shumë tatime.” Partia e tij synon të ngrejë brenda një dekade një milionë apartamente të përballueshme në çmim dhe të nisë punën për “revolucionin e gjelbër”, shkroi ai në twitter. Vërtet laburistët duan të bëjnë ndryshime në politikën ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo parti kërkon të ngrejë tatimet për të pasurit dhe sipërmarrjet. Por më i kontestuar është plani, që sipërmarrjet me më shumë se 250 punëtorë, duhet të dorëzojnë 10% të aksioneve të tyre në një fond, që kontrollohet nga punonjësit dhe që në fund të vitit u jep punëtorëve dividentët.

LEXO EDHE:  Kaosi i Brexit-it vazhdon

“Dalja nga BE brenda janarit”

Boris Johnson ka bërë edhe lidhjen mes sulmit me helm ndaj ish-spiunit rus, Sergej Skripal në Salisbury dhe laburistëve. “Bashkohuni me ne”, thirri ai. “Apo do qëndroni me Jeremy Corbyn dhe partinë laburiste, që kaluan në anën e Putinit, kur Rusia porositi sulmin me helm në rrugët e Salisburyt.”

Të mërkurën u hap fushata zgjedhore zyrtarisht në Britaninë e Madhe. Në Pallatin Buckingham tek Mbretëresha Elisabeth ai vulosi shpërndarjen e parlamentit britanik. Pas kësaj në Downing Street ai bëri të ditur, se” nga dita e parë e parlamentit të ri”, do të paraqesë marrëveshjen e Brexit, me qëllim që dalja e Britanisë së Madhe nga BE të hyjë në fuqi në janar./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Thaçi thirrje Albin Kurtit/ Të vijë të marrë mandatin se e kam firmosur

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se vendimin për mandatarin për kryeministër e ka nënshkruar dhe se pret që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ta pranojë atë.

“Kosova nuk do të jetë edhe për shumë kohë e bllokuar. Unë do t’i shikojë të gjitha mundësitë dhe variacionet politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetarë. Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe unë vazhdoj të besoj fuqishëm që do të vazhdojmë t’i përmbushim detyrat që kemi. Për hir të korrektësisë, unë i kam dërguar disa ftesa Kurtit. Takimi në zyrën time ka qenë një takim i vullnetit të mirë por në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri kreun e VV të vijë të marr vendimin që unë kam nënshkruar, nomimimin e Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Mandati është në tavolinën time”, është shprehur Thaçi.

Thaçi ka bërë thirrje për formimin sa më shpejt të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës, pas zgjedhjeve të 6 tetorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ishte 67.08 centimetër i gjatë/ Ndërron jetë njeriu më i shkurtër në botë

Publikuar

-

Nga

Ndërron jetë në moshën 27 vjeçare, burri mëi shkurtër në botë Khagendra Thapa Magar.

Sipas mediave të huaja Magar humbi jetën pas disa problemeve shëndetësore që vinin si pasojë e gjendjes së tij fizike.

Khagendra kishte probleme me zemrën, astmën dhe pneumoninë dhe vdiq në një spital të Nepalit, një ditë pasi u shtrua aty.

Magar lindi më 14 nëntor 1992, në qytetin e Pokharas në Nepal, dhe ishte vetëm 67,08 cm i gjatë kur u regjistrua në Librin e Rekordeve Guinness në vitin 2010.
“Ai ishte aq i vogël kur u lind saqë mund ta vendosje në pëllëmbë të dorës” u shpreh babai i Khagendras, Dhani për faqen zyrtare të Librit të Rekordeve “Guiness”
Por titullin do ta humbiste më vonë për shkak të një tjetër nepalezi, Chandra Bahadur Dangi, që ishte vetëm 54.6 centimetra.
Vetëm pas vdekjes së Dangit në 2015-tën, arriti ta rifitonte sërish statusin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Protestuesit nuk i ndahen Macron/ Tentojnë të futen me forcë në teatrin ku ishte presidenti

Publikuar

-

Nga

Një grup prej mbi 30 protestuesish tentuan që të hynin me forcë brenda një teatri në Paris, ku ndodhej presidenti francez, Emmanuel Macron.

Sipas mediave të huaja, forcat e policisë u detyruan të evakuojnë presidentin Macron, por pasi gjendja u vu nën kontroll nga forcat e sigurisë presidenti u rikthye sërish.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në teatrin historik Bouffes du Nord, i cili ndodhet pranë stacionit hekurudhor Eurostar.

Që prej 5 dhjetorit në Francë kanë nisur protestat ndaj ndryshimit të planifikuar të qeverisë për sistemin e pensionistëve./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE