LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fshehu arrestimin e tij në Greqi/ Zbulohet lëvizja e Agim Kajmakut një ditë para shkarkimit nga KQZ

7 Nëntor 2019, 12:53, Politikë CNA
Fshehu arrestimin e tij në Greqi/ Zbulohet lëvizja e Agim Kajmakut

Një ditë para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të vendoste shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, ky i fundit ka shkarkuar dy nënkryetarët e Bashkisë.

Sipas Report Tv, Kajmaku ka shkarkuar Laureta Omerin, si dhe nënkryetarin tjetër, Hekuran Brahimajn.

Dy nënkryetarët ishin në këtë detyrë që kur Bashkia e Vorës drejtohej nga ish-kryetari Fiqir Ismaili, i Partisë Demokratike.

Me 1 nëntor, KQZ i hoqi mandatin kryebashkiakut të Vorës, pas kërkesë së Prokurorisë së Përgjithshme, se ai ka shkelur ligjin e Dekriminalizimit, sepse nuk ka pasqyruar arrestimin dhe e më pas hetimin e tij në shtetin grek./CNA.al

Lajmet e fundit nga