LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fotot/ Si u transformua mamaja e Alvinit nga shtëpiake, në luftëtare të ISIS-it

7 Nëntor 2019, 17:57, Kronika CNA
Fotot/ Si u transformua mamaja e Alvinit nga shtëpiake, në

Valbona Berisha është nëna e Alvin Berishës, 11-vjeçarit shqiptar, i cili vuajti për plot 5 vite në kampet e ISIS.

Mediat itlaliane kanë sjellë historinë Valbonës, e cila nga një shtëpia u kthye në një luftëtarë të ISIS.

Valbona ishte nënë e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djalë, dhe bashkë me bashkëshortin e saj Afrim Berisha u shpërngulën në Barzago të Italisë ku u sistemuan familjarisht.

Valbona  u tërhoq nga videot e propagandës së Shtetit islamik në internet dhe ra në dashuri me rekrutuesin e saj një terrorist të quajtur Selimovic Mendus.

Më pas ajo vendosit të braktiste familjen, burrin dhe dy vajzat 11 e 10 vjeç e të transferohej në Siri duke marrë me vete djalin, Alvin Berishën, në mënyrë që edhe i vogli të rritej si luftëtar i grupit xhihadist.

Corriere della Sera shkuan se Mendus me të cili Valbona u dashurua virtualisht si fillim i bleu biletat e udhëtimit për veten dhe djalin e më pas ajo u nis fshehurazi bashkëshortit Afrim Berisha nga aeroportit i Orio al Serios drejt Stambollit ku iu bashkua një familjeje nga Bosnja e cila ishte nisur gjithashtu drejt zonës së luftës.

I shqetësuar Afrim Berisha denoncoi zhdukjen e saj dhe të djalit tek karabinierët. Afrimi kishte arritur dhe të komunikonte në telefon me të duke i kërkuar që të kthente Alvinin, gjithmonë sipas Corriere-s, por Valbona ishte përgjigjur: ?Për të vdekur kemi gjithsesi?.

Nga ana tjetër ajo filloi stërvitjen për t?u bërë pjesë e ISIS dhe të njëjtën gjë bëri edhe me djalin e saj të vogël.

Vabona Berisha u martua me Selimovic Mendus me të cilin lidni edhe një djalë.

Gjatë një bombardimi, e ëma e Alvinit humbi jetën bashkë me rekrutuesin me të cilin u dashurua dhe djalin që kishte me të. Alvini i vogël shpëtoi me një dëmtim në këmbë që edhe sot e kësaj dite e bën të çalojë./CNA.al

Lajmet e fundit nga