LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Hidhet guri i parë/ Korça, qyteti i Inovacionit

7 Nëntor 2019, 10:33, Politikë CNA
Foto-Hidhet guri i parë/ Korça, qyteti i Inovacionit

Ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka zhvilluar një takim në Tiranë me rreth 25 biznese në fushën e teknologjive të informacionit dhe inovacionit.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se mund të jetë guri i parë kilometrik në rrugën e kthimit të Korçës në një hapësirë mundësish për të rinjtë dhe sipërmarrësit.

?Ky takim në Tiranë me rreth 25 biznese në fushën e teknologjive të informacionit dhe inovacionit, mund të jetë guri i parë kilometrik në rrugën e kthimit të Korçës në një hapësirë mundësish për të rinjtë dhe sipërmarrësit. Kryetari i bashkisë i ftoi të gjithë aktorët të ulen në një platformë të përbashkët veprimi me përfitim të dyanshëm për qytetin dhe sipërmarrjen.
Loja sapo ka filluar.?-shkruan Peleshi.

Më tej, ai bën të ditur se 6 nxënës janë mbështetur nga bashkia për tu bërë pjesë e Code for Albania – programi i trainimit dhe mentorimit nga ekspertë të Silicon Valley dhe Standfort University, ndërsa 40 nxënës po mësojne gjuhë programimi pranë degës së sapohapur të ICTSLAB tek Qëndra e Fëmijëve.

Po ashtu, Peleshi thekson se 30-40 studente kanë filluar trainimin për programim në PYTHON, menaxhim të mediave sociale, graphic design, ndërtim aplikacionesh iOS dhe Android, nga ICTSLAB #Tech4Good mbështetur nga GIZ, bashkia Korçë dhe Universiteti Fan Noli.

?Kjo qasje moderne jam i bindur që do të prodhojë një tjetër histori suksesi – Korça Qyteti i Inovacionit #KorçaICTcity #KorçaQytetiiInovacionit?-përfundon postimin Niko Peleshi.

Lajmet e fundit nga