Connect with Us

Donacioni i JUMBO/ Fëmijët e Qendrës në Durrës bëhen me mjedise të reja

Sociale

Donacioni i JUMBO/ Fëmijët e Qendrës në Durrës bëhen me mjedise të reja

Publikuar

-

Fëmijët që frekuentojnë Qendrën Komunitare Multifunksionale dhe Qendrën Shëndetësore nr.7 pranë Nish Tullës në qytetin e Durrësit, do kenë tashmë ambiente më të ngrohta dhe miqësore falë kontributit të kompanisë JUMBO, pjesë e Grupit Balfin.

Falë donacioneve të kësaj kompanie, u vendosën në ambientet e jashtme dhe të brendshme të Qendrës produkte të përshtatshme dhe funksionale për ta kthyer vizitën e fëmijëve në këtë Qendër në një eksperiencë akoma edhe më pozitive.

Më datë 4 Nëntor stafi i JUMBO, përfaqësuesnga Bashkia Durrës si dhe partnerët e këtij projekti, organizata“TerredesHommes”,morën pjesë në aktivitetin e zhvilluar në shenjëfalënderimi nga fëmijët nëmjediset tashmë tërikualifikuara të Qendrës “Nish Tulla”.

Në fjalën e tyrenën-kryetari i Bashkisë Durrës Z. Florian Tahiri dhe Znj. Alketa LASKU,drejtore kombëtare e TerredesHommesfalenderuan JUMBO-n që finalizoi këtë iniciativë në kuadër të përgjegjësisë sociale të Grupi Balfin.

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe JUMBO, i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

LEXO EDHE:  E rëndë në Durrës/ Furgoni përplas për vdekje çiklistin

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (SustainableDevelopmentGoals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2018 me vlerë 452 mijë euro, 70 mijë euro Grupi Balfin ia ka alokuar organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, ndërkohë që pjesën tjetër të fondit Grupi e ka vënë në dobi të komuniteteve, përmes organizatash të shumta ndërkombëtare dhe lokale, siTerredesHommes, Vizion OJF, DownSyndromeAlbania, Worldvision, UNDP, Partner Albania dhe të tjera./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Punonjësja rezulton pozitive ndaj Covid-19/ Mbyllet kopështi në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Punonjësja rezulton pozitive ndaj Covid-19/ Mbyllet kopështi në Tiranë

Një kopësht publik në Tiranë është mbyllur pasi një ndër punonjëset rezultoi pozitive ndaj Covid-19.

Sipas Abcnews bëhet fjalë për kopshtin publik, “4 stinët”, në kryeqytet.

Ky është kopshti i dytë në Tiranë i raportuar i mbyllur, pasi pak kohë më parë u mbyll edhe një tjetër institucion i ngjashëm në zonën e ish-Bllokut, duke qenë se një prej punonjësve rezultoi pozitiv me koronavirus.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Spartak Ngjela: Begeti, ishte një bandit, vagabond edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po bëhet gati të paguajë në arbitrazh 109 milion euro për një vendim të gabuar për mbylljen në mënyrë arbitrare të një televizioni.

Para këto që në vend se të shkojnë për investitorin Françesko Begeti, do të mund të injektoheshin fare mirë në ekonomi.

Por avokati Spartak Ngjela për Rtv Ora thotë se 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare dhe madje edhe ai si Rama do të kishte bërë të njëjtën gjë.

Ngjela: 109 milion euro janë një fluskë sapuni për ekonominë shqiptare, GDP e Shqipërisë është 27 miliardë euro. Mirë bëri se ai ishte një bandit, vagabond, nuk e di kush e kishte sjellë. Edhe unë do ta kisha nxjerrë fishek nga Shqipëria, asgjë nuk bëri. Edhe firmën Serenisima që kishte mbikalimin e Fierit, e parë sa ndenji pa e bërë, është firmë që e kanë sjellë skraparlinjtë.Do ta kapin atë. Edhe ajo me prishje kontrate ka ndodhur, po pse nuk po e bënte mbikalimin e Fierit. Këto ishin banda që i ka sjellë korrupsioni. Rama nuk i hoqi të gjithë, duhet ti kishte hequr të gjitha. Për çfarë i donim këtu? Begetin e konsideroj rrezik kombëtar, shteti nuk ka kontratë me një bandit. Kontrata do të prishej në mënyrë të njëjashme por ti do të shpëtosh kombin. Ata që e kanë sjellë nuk do të shpëtojnë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE