Connect with Us

Deputeti i PS përplaset ashpër me Salianjin/ “S’ka marrë dhenë krimi, por ju që s’dini të orjentoheni”

Politikë

Deputeti i PS përplaset ashpër me Salianjin/ “S’ka marrë dhenë krimi, por ju që s’dini të orjentoheni”

Publikuar

-

Kanë vijuar debatet mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Open”. Present këtë herë kanë qenë përfaqësuesit e palëve politike PD dhe PS, respektivisht, ish deputeti Salianji dhe deputeti socialist Qefalia.

Teksa diskutohej në lidhje me atentatin e Derrësit, ndaj prokurorit Ndoj, situata ka agravuar deri në përplasje politike mes palëve. Deklaratës së Salianjit se “nëse sistemi i drejtësisë do të funksiononte Rama dhe Braçe duhet të ishin hetuar të parët”, i është përgjigjur në mënyrë ironike deputeti socialist Qefalia, i cili shprehet se ka qenë pikërisht ky vullnet politik që e ka katandisur në këtë gjendje PD-në.

Qefalia i është përgjigjur ashpër akuzave të Salianjit ndaj Ramës, se “figurat politike me të shkuar kriminale, pjesë e institucioneve drejtuese, janë përgjegjësi e kryeministrit dhe se bandat dhe krimi kanë marrë dhenë.”

“Sot nuk ka marrë dhënë krimi, por ju PD-ja dhe nuk dini të orjentoheni”, ka thënë deputeti socialist.

Pjesë nga debati në studio:

Salianji: Kjo KÇK është që shteti të dal aty dhe të thotë që gjithçka është organizatë kriminale dhe unë jam në krye të saj.

Prokuroria dhe gjykata nëse ka patur një element thelbësor është që politika të mos fus hundët në punët e saj. Ç’punë ka kryeministri të flas për çështje të tilla?

Ne si demokrat i kemi denoncuar dhe me ligjin e dekriminalizimit janë larguar 330 veta.

Këtu bëhet për 170 hektar prona dhe 240 milion euro që i janë dhënë krimit. Kryeministri duhet të marrë masa. Këta persona duhet të përfundojnë të gjithë në burg me forcën e ligjit. Nëse do të kishte një prokurori funksionale të parët që duhej të thirrej për tu marrë në pyetje në këtë rast duhet të ishte Edi Rama dhe Erjon Braçe.

Qefalia: Ky është vullneti politik i juaj, që të keni një kryeministër që të fus hundët në punët e Prokurorisë. Prandaj jeni katandisur të gjithë kështu ju.

Salianji: Përfshirja e prokurorit me një bandë apo një njeri që i përket botës kriminale nuk është gjë e mirë. Të dyja palët i shërbejnë kryeministrit në të njëjtën mënyrë.

Kryeministri është votuar edhe për të sulmuar krimin. Kryeministri nuk flet, por merr masa. Ai me vullnet politik i fut në burg, jo t’i bëjë kryetar këta dhe t’i fus në politikë.

Kryeministri ka shërbimin informativ dhe ka policinë. Ai duhet t’ia çoj përpara përgjegjësisë Ministrisë së Drejtësisë. Prokurori është ngjarje më e rëndë sepse është punojës i shtetit.

Sot është e pavarur kjo, e pavarur ajo dhe nuk ka shtet. Sot në çdo qytet mbizotërojnë bandat. Kanë prona dhe pasuri bandat. Nuk mund të rrimë kështu sepse krimi ka marrë dhenë.

Qefalia: Sot nuk ka marrë dhenë krimi, por ju PD-ja dhe nuk dini të orjentoheni. E keni parasysh se sa kohë duhet për të zgjidhur një krim. Se një person ka përgjegjësi penale, nuk do të thotë se edhe dikush nga familja e tij duhet të jetë i tillë. Unë nuk jam shumë pro këtyre çështjeve./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mungoi gjatë inaugurimit të stadiumit të ri Kombëtar/ Meta thumbon Ramën

Publikuar

-

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në stadium, presidenti Ilir Meta mesaduket ka zgjedhur ta ndjekë nga shtëpia super sfidën Shqipëri-Francë.

Meta ka postuar pak më parë  në rrjetet sociale një foto nga shtëpia me macen e tij “Sashën”.

“Me Sashën duke shpresuar!”, shkruan Meta. Sic duket me këtë foto Meta, ka dashur të ironizojë shefin e qeverisë, Ramën i cili u përball me thirrjet në kor të tifozëve kundër tij “Rama ik”./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Foto/ Salianji konfrontohet me Policinë

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video- Tifozët i prishin festën kryeministrit/ Reagon Vasili: Inagurohet stadiumi kombëtar “Rama ik”

Publikuar

-

Nga

Britmat e tifozëve të kombëtares kundër kryeministrit Rama gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë mbremjen e sotme, kanë sjellë reagime nga ana e opozitës.

Pas ish kryeministrit Berisha, për këtë ngjarje të sikletshme për kreun e qeverisë Edi Rama, ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa poston një video të tifozëve që brohorasin “Rama ik! Rama ik!”, Vasili shkruan: “Inagurohet stadiumi kombëtar “Rama ik”. Kryeministri Fake tifoz”.

LEXO EDHE:  Pse Rama nuk e çon Dakon në Prokurori?/ Ish deputeti i video-skandalit erotik zbulon arsyen

Kujtojmë se, kreu i qeverisë së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, dhe djalin, Zaho, kanë vendosur të bëjnë tifo për kombëtaren duke e ndjekur nga afër ndeshjen, në stadiumin e ri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Refuzon të ndjek kombëtaren live/ Lleshaj dërgon një person special në stadium: Respekte për sakrificën

Publikuar

-

Nga

sandër lleshaj

Përveç  tifozëve, një interes të veçant për ndeshjen e sotme të kombëtares kundër Francës, në stadiumin e ri “Air Albania”, ka treguar edhe nga politika. Të ftuar për të ndjekur ndeshjen në tribunat VIP, një pjesë e madhe e qeveritarëve, ndër të cilët edhe kryeministri Rama, kanë qenë të pranishëm.

Mirëpo, i ftuar për të ndjekur ndeshjen Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka vendosur të mos marrë pjesë, por në vend të tij të dërgojë efektiven e Policisë, Ina Nuka, e cila mbeti e dëmtuar në një nga protestat e opozitës para Kuvendit.

LEXO EDHE:  FOTO-Gara për kreun e FRPD/ Çili i UET udhëzon Salianjin

Lajmin e bën me dije vetë ministri Lleshaj, ku përmes një njoftimi në rrjetet sociale shkruan se ky gjest ishte në shenjë respekti për sakrificën e saj si punonjëse./CNA.al

LEXO TE PLOTE