Connect with Us

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Mësuesit përcaktojnë librarinë ku nxënësit duhet të blejnë mjetet mësimore

Denoncim

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Mësuesit përcaktojnë librarinë ku nxënësit duhet të blejnë mjetet mësimore

Publikuar

-

Në tre shkolla të Kamzës “Nënë Tereza”, “Demokracia” dhe “Korb Muça”  mësueset e klasave të para dhe një mësues i klasës së pestë , kanë përcaktuar në listën që ju kanë dhënë nxënësve edhe librarinë ku duhet t’i blejnë mjetet mësimore,  e cila quhet librari “Fabler” në Kamëz.

Pas kësaj verifikimi vazhdoi edhe në librarinë që të orientonin mësueset , ku pyetën për çmimin e mjeteve që ishin shkruar në listë, ku në total kapte shifrën prej 45 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që në një librari tjetër vetëm pak metra më tutje e njëjta listë shkonte deri në 20 mijë lekë të vjetra.

Pas këtyre fakteve gazetarët e Fiksit shkuan në të treja shkollat, drejtuesit e të cilave përgjigjen të gjithë në të njëjtën mënyrë, duke marrë përsipër që mësuesit t’i nxjerrin para këshillit të disiplinës për të marrë masa për ta.

Mësuesja e klasës së parë në shkollën 9 vjeçare “Demokracia” Vjollca Nazeraj  pranoi se ka shpërndarë një listë ku përcaktohej dhe libraria por sipas saj , listën ja dha një kolege. Debati mes saj dhe drejtorit të shkollës u bë në prezencën e gazetarëve, ku drejtori i thoshte se ke bërë shumë gabim që ke shpërndarë listë , e ndërkohë mësuesja mbrohej me idenë se nuk e dinte se po bënte gabim.

Në shkollën 9 vjeçare “Korb Muca”, mësuesi i klasës së pestë që ka shpërndarë listën e mjeteve me librarinë e përcaktuar, mohoi ta ketë bërë këtë gjë, ndërkohë drejtori i shkollës tha se do e verifikonte dhe nëse kjo gjë ka ndodhur do të mblidhet menjëherë këshilli i disiplinës.

Drejtori i shkollës 9 vjeçare “Nënë Tereza”, shkollë në të cilën dy mësueset e klasave të para kishin shpërndarë listat, tha për Fiksin se kjo është absolutisht shkelje dhe se kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Ai tha se do ngrejë menjëherë këshillin e disiplinës për rastin dhe do merret masë./Top Channel

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Tryeza e diskutimit për arsimin kthehet në propagandë”/ Denoncon studenti: 10-15 persona më dhunuan pas takimit

Publikuar

-

Nga

Një denonim për një rast të paprecedentë, ka mbërritur në redaksinë e CNA.al.

Përmes një letre denoncuesi, i cili në këtë rast është një student, shprehet se është dhunuar nga një grup prej 10-15 personash.

Shkak për dhunën e ushtruar ndaj tij, shprehet studenti janë replikat e bërë nga ana e tij gjatë pjesëmarrjes në një tryezë diskutimi në Fakultetin Ekonomik, për arsimin  dhe të drejtat e studentëve.

Ndërsa, rrëfen se mbledhja për të diskutuar mbi arsimin është kthyer e gjitha në një propagandë, studenti denoncon se personat kanë zgjedhur t’iu përgjigjen replikave të tij me dhunë pas takimit, në afërsi të Vilës Gjuta.

Studenti u ka bërë “thirrje Kryetarëve të Këshillit të Studentëve t’i ndalojnë këto monstra”, sikurse iu referohet ai, të hyrjnë në Universitete.”

Letra e Plotë:

Pershendetje!

Sot nje grup aktivistesh te Levizjes per Universitetin kishin organizuar nje tryeze diskutimi ne Ekonomik. Arsyeja teorike per thirrjen e tryezes ishte te diskutohej per problematika te studenteve por ne fakt diskutimi u sos duke bere propagande.

Fakt i pakundershtueshem eshte qe ne salle jame futur pa leje formale nga fakulteti.

Gjate diskutimit pati replika nga ana ime per menyren sesi po shtrohej problemi i studenteve dhe vetem per replikat qe i bera pa ofenduar askend por thjesht duke shprehur mendimin tim, vandalet e Levizjes me kapen ne befasi kur une po largohesha dhe me goditen diku afer viles Gjuta. Ishin rreth 10-15 veta nga ata kunder 1 individi. Nuk po shkruaj per tu viktimizuar sepse se kam ne natyre, kjo eshte natyra e tyre (tek faqja e tyre thone qe i rrafem ne), por per tju treguar se kush jane ne te vertete ata qe “u cane” duke folur per arsimin.

LEXO EDHE:  Abuzonte me të bijën/ Vajza denoncon të atin në Fiks Fare

Personat qe me goditen sigurisht i kam evidentuar dhe shume shpejt do mbajne pergjegjesite e duhura. Nese mendojne se me kane trembur i genjen mendja.

Pas ngjarjes se sotme Levizja mund te futet ne Ekonomik vetem nese une do jem i vdekur. Kjo nuk eshte nje deklarate personale emocionale, por nje deklarate qe une e bej ne mbrojtje te integritetit te fakultetit ku une studioj.

E di qe kam ne profil disa pjesetare te Levizjes, dhe padismutim nuk jane gjithe fajtore per ate qe me ndodhi sepse secili ka pergjegjesi personale. Ama duke qene se goditja me eshte bere nga ju si organizate me synimin qe te me trembni dhe mos jem me kunder ideve tuaja vandaliste, ju them vetem dicka: jo vetem qe sme keni trembur, por me keni motivuar me shume. Nese doni te mos ju demaskoj me duhet te me vrisni, se me nje grusht nuk arrini gje.

Te fortet perdorin argumenta, te dobetit dhunen.

Faleminderit!

Shkruar nga Andi Varrosi  ,Komunistet e OP Arlind Qorit  (Erion Veliajt) dhunojne Studentet .I bej Thirrje Kryetareve te Keshillit te Studenteve ti ndalojne keto monstra hyrjen ne Universitete./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Stop”/ Zbulohen biznese të tjera të italianit që mashtronte shqiptarët për punë

Publikuar

-

Nga

Një javë më parë, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një rast mashtrimi për punësimin e shqiptarëve jashtë vendit. Bëhet fjalë për Giuseppe Zito, një shtetas italian me disa aktivitete tregtare në Shqipëri.

U zbulua se Zito është administrator i një kompanisë së punësimit “Akademia europiane shpk” me seli në Tiranë. Supozohet se kjo kompani u siguronte kontrata pune në Itali qytetarëve shqiptarë. Këta të fundit, pasi paguanin tarifën e kërkuar, duhet të niseshin në Itali për trajnim dhe aty lidhnin më pas kontratën e punës që garantohej nga kjo kompani me bazë në Tiranë.

E gjithë kjo procedurë zgjaste 2 muaj e gjysmë. Në rastin e javës së kaluar që emisioni “Stop” denoncoi përmes kamerës së fshehtë, një qytetar pagoi 140 Euro për formularin e aplikimit dhe palët ranë dakord që ai të nisej për punë në Itali brenda 16 Tetorit. Por ai nuk u nis kurrë dhe nuk i mori paratë mbrapsht.

Pas denoncimit nga emisioni “Stop”, kjo kompani ka mbyllur zyrat që i kishte tek kullat binjake në mes të kryeqytetit. Jo vetëm kaq, por nuk ka paguar qiranë as për dy muajt e fundit dhe është zhdukur.

Gazetari: Si jeni? Një informacion duam për këtë italianin, Xhuzepe Xito…, për qiranë! E ka paguar?

Agjencia imobiliare: S’pagoi gjë dy muaj …

Gazetari: Dy muaj…?!

Agjencia imobiliare: Por jo për atë ambientin atje, për këtë këtu.

Gazetari: Mirë! Faleminderit! Punë të mbarë!

Emisioni “Stop” ka siguruar të dhëna të tjera për italianin Giuseppe Zito. Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton që në emrin e tij janë të regjistruara edhe 13 biznese private, disa prej të cilave fiktive. Në zonën e ish-bllokut ka një restorant, si dhe në “Don Bosko” një piceri.

Gazetarja: Flet italisht?

Punonjësi i lokalit: Po, sigurisht!

Gazetarja: Kërkoj Xhuzepen! E kam parë aty te stenda.

Punonjësi i lokalit: Kë Xhuzepe?

Gazetarja: Xhuzepe Xito!

Punonjësi i lokalit: Aaa.., Xhuzepe Xito!

Gazetarja: E njeh? Te pizzeria Don Bosko! Unë banoj këtu dhe…

Punonjësi i lokalit: Nuk është këtu!

Gazetarja: Nuk ka ardhur?

Punonjësi i lokalit: Ncuq!

Gazetarja: Po a vjen? Më tha: hajde më tako, se kam një lokal!

Punonjësi i lokalit: Sinqerisht, nuk e di! Di, që janë ortakë diku.

LEXO EDHE:  Kamera e “Stop”/ Mashtruesja, zgjidh hallet me karamele e “ysht” drejtësinë

Gazetarja: Aaa, ok! Janë ortakë këtu, po thua?

Punonjësi i lokalit: Këtu nuk e di unë, se unë kam një tip menaxheri të parë, që flas vetëm me të. Pastaj gjërat e brendshme të tyre, nuk i di..

Gazetarja: Janë ortakë mes tyre?

Punonjësi i lokalit: Po! Ortakë mes tyre. Kanë edhe “Pasta mia” në qendër.

Gazetarja: Aaa… edhe në lokalin “Pasta mia” janë bashkë?

Punonjësi i lokalit: Po! Por këtu vjen, por jo çdo ditë. Dje ishte për shembull, sot nuk është.

Përpos këtyre bizneseve, në emër të italianit Giuseppe Zito figuron edhe një OJF, që ai pretendon se është nën ombrellën e Dhomës Tregtare Italo-Shqiptare. Por nga verifikimet rezulton se ky organizëm nuk njihet nga shteti italian dhe as nga ambasada italiane.

Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri është shoqata zyrtare, e cila thotë se nuk ka asnjë lidhje me Giuseppe Ziton, madje shton se ky i fundit i përdor edhe emrin.

Gazetari: Si je? Genci Angjellari, Tv Klan, Emisioni Stop! Ne thjesht duam të verifikojmë…Këtu është dhoma tregtare italo-shqiptare, zyrtarja?

Dhoma Tregtare Italo-Shqiptare: Kjo është dhoma tregtisë italiane në Shqipëri.

Gazetari: Zyrtarja?

Dhoma Tregtare Italo-Shqiptare: Zyrtare! Kjo është e njohur nga Ministria Zhvillimit Ekonomik në Itali dhe Ambasada Italiane.

Gazetari: Sepse ne kemi një të dhënë.., një shtetas italian, Xhuzepe Xito…

Dhoma Tregtare Italo-Shqiptare: Është një kopje e shëmtuar e jona…

Gazetari: E keni dhe ju këtë informacion?

Dhoma Tregtare Italo-Shqiptare: E kemi këtë informacion. E kemi kontestuar, por qëëëë..,ata thjesht perdorin një emër, qëëëë… dhe teorikisht ajo nuk duhet të ekzistojë, sepse ne jemi OJF dhe operojmë nëpërmjet regjistrit tëëë…Thjesht janë biznes, kanë përdorur një emër. QKB-ja jonë nuk i jep rëndësi fare kontekstit të emrit. Ne e kemi të regjistruar si markë, por ne e kemi Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri. Ata e kanë Italo-Shqiptare dhe ne s’mund të bëjmë asnjë gjë.

Gazetari: E kuptoj! Verifikim! Gjithë të mirat!

Edhe pse ka kaluar një javë nga denoncimi i parë i emisionit “Stop” për kompaninë mashtruese të punësimit, autoritetet shqiptare nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për qytetarët të cilët janë mashtruar dhe nuk u janë kthyer paratë. /tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Stop” sjell pamjet dhe zbardh rrenjët e përplasjes së biznesmenes në Lazarat

Publikuar

-

Nga

Sot në shumë media u publikua lajmi, se një grua biznesmene nga Lazarati, u dhunua nga nipi i burrit dhe përfundoi në spital. Ndërsa policia la të lirë agresorin.

Por “Stop” sjell pamjet ekskluzive të përplasjes fizike mes të dyve, ku duket se djali nuk ka sulmuar.Vec kësaj, gazetari i emisionit prej javësh ka investiguar rastin, që kulmoi sot me një lajm të sipërfaqshëm. Ne ishim në Janinë, për këtë problem.

Hajro Buzhari nga Gjirokastra, ose i ati i djalit që u bë protagonist i lajmit të sotëm, në vitet 1990 -1999 punoi si emigrant dhe kurseu 30 milion dhrahmi apo rreth 150 mije euro.

Por ai humbi jetën në vitin 1999 dhe llogaria e tij u zhduk nga banka NBG në Janinë.Djemtë e të ndjerit kërkuan paratë dhe dyshuan, se mund t’i kishte marrë xhaxhi i tyre, Islam Buzhari, në bashkëpunim me drejtorin e bankës greke në Janinë. Djali i Hajros ka aritur ta dokumentojë këtë, duke filmuar xhaxhain, i cili pranon, se ka marrë 30 milionë dhrahmitë e vëllait të vdekur në Janinë.

LEXO EDHE:  KQZ denoncon skandalin/ Si po përgatitet manipulimi i zgjedhjeve

Sipas ekspertit dhe ish-ministrit Arben Malaj, tani kjo vjedhje nuk është më cështje administrative e bankës në Janinë, por cështje penale për prokurorinë e Gjirokastrës.

Malaj jep disa këshilla mbi depozitat bankare dhe kriteret, që duhet të plotesojnë punonjësit e bankave, në mënyrë, që paratë e qytetarëve të jenë të sigurta.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme:

 

LEXO TE PLOTE