Connect with Us

Deklarata e Macron/ Reagon Berisha: Rama vrasës i integrimit

Politikë

Deklarata e Macron/ Reagon Berisha: Rama vrasës i integrimit

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas intervistës së Presidentit të Francës Emmanuel Macron për “The Economist”, ku shprehej se vendimi negativ për çeljen e negociatave për Shqipërinë e mbrojti këtë të fundit nga poshtërimi, pasi gjysma e vendeve të BE-së ishin kundër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shqëruar edhe nga një foto me kryeministrin Rama me sopatë në dorë, Berisha shprehet se: “Edvin Mafia eshte jo vetem vrasesi i integrimit Europian te Shqiperise, por edhe i Maqedonise se Veriut!”

Reagimi i plotë i Berishës:

Edvin Mafia eshte jo vetem vrasesi i integrimit Europian te Shqiperise por edhe i Maqedonise se Veriut!

Presidenti i Frances Emanuel Macron i deklaron revistes se famshme The Economist se:
-Shumica e vendeve ishin per hapjen e negociatave me Maqedonine e Veriut,
por pothuaj gjysma e tyre ishin kunder hapjes se negociatave me Shqiperine dhe kjo ishte nje poshterim i madh per Shqiperine dhe se ai prandaj bllokoi te dy vendet!

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka komentuar në një intervistë për ‘The Economist’ edhe vendimin për të mos lejuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

‘Duhet të them se shumica e tyre ishin pro nisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, por thuajse gjysma ishin kundër Shqipërisë. Gabim fatal,’ tha Macron.
Duke ditur se Edvin Mafia dhe narkoqeveria e tij nuk ka plotesuar asnjerin nga kushtet e caktuara per Shqiperine me 26 qershor te vitit 2018 nga Keshilli i Ministrave te vendeve te BE Presidenti Macron shton:
“Është absurde të hapësh një proces thjesht burokratik,’ketu me poshte keni permbledhjen e intervistes se tij.

LEXO EDHE:  Rama kujton marrëveshjen e 17 majit/ I shtrin dorën sërish Bashës

Macron: E mbrojta Shqipërinë nga poshtërimi, gjysma e vendeve të BE ishin kundër saj

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka komentuar në një intervistë për ‘The Economist’ edhe vendimin për të mos lejuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
‘Duhet të them se shumica e tyre ishin pro nisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, por thuajse gjysma ishin kundër Shqipërisë. Gabim fatal,’ tha Macron.
Presidenti francez duket i vendosur kundër zgjerimit, duke thënë se procesi është i pakuptimtë.
“Është absurde të hapësh një proces thjesht burokratik,’ tha ai.
Macron tha se e mbrojti Shqipërinë nga poshtërimi duke mos nisur negociatat me dy vendet.
Ai tha se nëse do poshtëronte Shqipërinë, destabilizonte rajonin.
Macron insistoi se, nuk ka negociata pa reformimin e procesit të anëtarësimit.
Macron tha se pretendimet për ndikimin rus, kinez apo turk nëse nuk hapen negociatat nuk qëndron. Sipas tij, ka vende që kanë hapur negociatat, por sërish ndjehet ndikimi i këtyre influencave./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Shengeni i Vogël apo Hileja e Madhe?

Publikuar

-

Nga

Nga Arian Galdini
Le ti marim disa gjëra me radhë e të përpiqemi të hulumtojmë mbi to.
1. Presidenca Juncker.
Që ditën e parë kur sapo mori detyrën e tij si President i Komisionit Europian, z. Juncker deklaroi se gjatë Presidencës së tij nuk do të ketë zgjerim të BE.
Dhe ashtu ndodhi.
2. Proçesi i Berlinit.
Si alternativë administruese ndaj 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa portat e Europës u ishin mbyllur, Krerët e BE vendosën të krijojnë një mirazh europian të cilin e quajtën Proçesi i Berlinit.
Nuk u kujdes më askush në Europë për të gjetur shtigjet dhe mekanizmat që do ti përafronin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me BE, por u shpik Proçesi i Berlinit për të shëtitur 6 liderë të korruptuar ballkanas, me dosje pune në duar, nëpër Kryeqytetet e Europës.
6 liderët e korruptuar ballkanas u pëdorën nga Europa, për të krijuar iluzionin e një ndihmese ndaj 6 vendeve të Ballkanit Perëndimit dhe përshpejtimi të Integrimit.
E vërteta është se Proçesi i Berlinit ishte fillimi i Limbos, as në BE e as jashtë Europës, për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
6 liderët e korruptuar fituan legjitimitet nëpërmjet marrëdhënies speciale me Kancelaren Merkel dhe fotove të rastit që u jepeshin si shpërblim për rolin e tyre si pezullues vullnetarë të Integrimit të vendeve të tyre në BE.
Me fotot me Merkelin dhe liderë të tjerë të BE dhe vendeve të BE, me deklaratat e pakursyera mbështetëse si shpërblim për rolin pezullues, 6 liderët e korruptuar të Ballkanit a dolën ti mbysin krejtësisht të gjithë zërat kritikë dhe opozitarizmin në vendet e tyre.
6 autoritarë të korruptuar të shëtitur si arlekinë në barkën e Proçesit të Berlinit, nëpër kryeqytetet europiane ia dolën ta shuajnë e zhbëjnë demokracinë në vendet e tyre dhe bënë çfarë deshën me të tjerat.
Psh, Edi Rama mbolli kanabis sa deshi, krijoi Oligarkët që deshi, e mbyti ekonominë shqiptare me taksidarë shteti e bandash, e mbërtheu çdo pushtet me horra, cuba e kriminelë, e zhyti Shqipërinë në borxhe të paimagjinueshme me PPP e Konçensione, u bë garanti i malavitës dhe dyndi Europën me azilantë shqiptarë të dëshpëruar dhe me kanabis, kokainë e heroinë, i ngjiti shkallët e korrupsionit në përmasa të paimagjinueshme, e ka bërë Qeverinë dhe qeverisjen si kuplaranë e tij personale, e përsëri, mbështetja europiane për të ka qenë e padrojë e shpesh e pacipë.
3. Shkëmbimi i Kufijve.
Kur Proçesi i Berlinit po dilte boje sepse nuk po jepte asnjë zgjidhje, asnjë shpresë e asnjë ndihmë, u aktivizua plani tjetër.
Iu kërkua arlekinëve të korruptuar të Ballkanit që të zihen mes tyre.
Këtu hyri në lojë Hashim Thaçi i pari e pastaj Vuçiçi dhe patjetër edhe vëllami i tyre Edi Rama.
Askush nuk e ka pasur ndonjëherë realisht dhe seriozisht tezën e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Të gjithë e dinë se është e pamundur dhe e vdekur si ide.
Por plani është tjetërkund.
Spiralja e konfliktualitetit të lartë me fjalë e përplasje mes mbështetësve të shkëmbimit të kufijve dhe kundërshtarëve të saj, do të ndihmonte në disa fronte.
Si fillim do krijohej vetëpezullimi kombëtar i këtyre vendeve drejt Europës, sepse marrja e rolit mbështetës për tezën e shkëmbit të kufijve nga Mogherini dhe Hahn, do ta përvijonte BE si armik të çështjes kombëtare për shqiptarët, psh.
Më tej, fabula do të ishte e thjeshtë.
Franca dhe Macron do të mbështesnin Serbinë dhe shkëmbimin e kufijve, ndërsa Gjermania dhe Merkel do ta kundërshtonin tezën, duke u shfaqur si mbështetës të shqiptarëve.
Në këto kushte, të 6 vendet e Ballkanit, nuk do të flisnin e as aspironin më për Integrimin Europian, por do të kaurdiseshin me nevojën e tyre ekzistenciale për mbijetesë.
4. Macroni bllokon Integrimin.
Nën këtë frymë dhe plan, Europa vendosi të ndajë rolet mes policit të mirë dhe policit të keq.
Macroni mori rolin e policit të keq dhe Merkel mori rolin e policit të mirë.
Merkeli u bë luftëtarja e Integrimit  kur Macroni u shndërrua në Antiheroin e Bllokimit.
Dhe ja ku jemi. Presidenca Juncker u përmbyll pa zgjerim të BE.
E tillë do të përmbyllet edhe Presidenca e re e BE, e ish-Ministres së Merkelit.
Faktet janë kokëforta.
Presidencën e BE e ka disenjuar dhe kontrollon Kancelarja Merkel.
Nëse Presidentja e BE nuk e ka në programin e saj të punës dhe në axhendën e saj, zgjerimin e BE, nuk do të ketë zgjerim të BE.
Të tjerat janë lojëra dhe fjalë.
Merkeli dhe Macroni janë duke bërë të njëjtën lojë, thjesht kanë ndarë rolet, polici i mirë – polici i keq.
5. Shengeni i Vogël.
Për sa kam shkruar sa më sipër, unë mendoj se Shengeni i Vogël është vijimësi e të njëjtës lojë.
3 vendet nënshkruese, kanë marrëveshje të tregëtisë së lirë, e kanë të gjithë mundësinë që me marrëveshje dypalëshe ti lehtësojnë pafundësisht barrierat tregëtare, doganore, kufitare, etj, etj. Hyrja në një territor termash pakuptim e projektesh pa asnjë qartësi e objektiv, tregon se loja vazhdon.
Pikësëpari, Shengeni i Vogël e ka kthyer KM e Shqipërisë në Drejtor të Marketingut të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiçit.
Së dyti, Shengeni i Vogël është rrethimi dhe izolimi i radhës i Kosovës.
Së treti, rezulton se taksa 100% e Ramushit paska qenë prishje e lojës. Ndaj Shengeni i Vogël është masë sigurie e Serbisë, Ramës e të tjerëve për të rrethuar Kosovën e për ta bërë atë më të brishtë.
Me shumë gjasa edhe fitorja e VV dhe LDK në Kosovë e ka prishur përsëri lojën.
Për këtë, Shengeni i Vogël vjen si lak trysnie që shtrëngohet në fytin e Qeverisë së Kosovës.
Jo më kot Hashim Thaçi rendi dje të deklaronte se ai dhe Macroni biseduan për rinisjen e samëparshme të Dialogut Kosovë – Serbi.
Tek Macroni bllokues i Integrimit, Hashim Thaçi gjeti interlokutorin zhbllokues të Dialogut.
Me pak fjalë, 3 apo 6 arlekinët e korruptuar të ballkanit po përdoren kundër popujve të tyre.
Duhet ti themi të vërtetat dhe të ballafaqohemi me dinjitet me këdo./ CNA.al
LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas takimit me ambasadorët e SHBA dhe BE/ Christina Vasac i shkon në zyrë Bashës

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja  franceze në Tiranë, ChristinaVasac ka shkuar në selinë blu ku do të takohet me kreun e PD, Lulzim Basha.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së Vasac në zyrën e Bashës dhe tema e diksutimit.

Ky takim i Bashes më ambasadoren franceze vjen një ditë pas takimit të kryedemokratit me ambasadoren e SHBA, BE, ambasadorin gjerman dhe atë britanik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në SHBA kërkohet burgosja e Ramës”/ Berisha rendit 4 akuzat e rënda

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkohet burgosja e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, mbi Ramën rëndojnë 4 akuza që në tërësi e dënojnë me 12 vjet burg.

Ish kryeministri ka renditur 4 akuzat për të cilat thotë se rëndojnë mbi kryeministrin Rama dhe sipas tij për të gjitha këto në SHBA janë dënuar me 4-6 vjet dhe kanë bërë burg Bilali, dhe Avokati grek Argeros është në biruce.
Postimi i plotë:

Ne SHBA kerkohet burgosja e e Edvin Mafise.
Mbi te rendojne 4 akuza te renda qe ne teresi e denojne me 12 vjet burg.
1-Ai ka shkelur ligjin elektoral amerikan qe ndalon te financimin e huaj per kandidatet dhe partite ne fushate eletorale duke financuar me 80 mije dollare foton qe beri me Presidentin Obama.
2-Ai akuzohet per mashtrim ne rrethana qe e rendojne shume. Kjo sepse per tu futur tek presidenti Obama ai eshte paraqitur si bashkshortja e Bilalit nderkohe qe Bilali ishte i martuar dhe me femije.
3-Edvin Mafia denohet si fallsifikator sepse per te shkuar ne dreken e Presidentit ai ka prodhuar dokumenta fallco martesore te gjendjes civile si bashkshorte e Bilalit nderkohe vet kishte bere dasmen dhe ishte martuar me zonjen Xhillari.
4-Denohet per larje parash pasi fondi prej 80000 dollare qe i ka dorezuar avokatit vjen nga para te pista.
Per te gjitha keto ne ShBA jane denuar me 4-6 vjet deri tani dhe kane bere burg Bilali,Avokati grek Argeros eshte ne biruce.
Gazetarja e mirenjohur e rrjetit televiziv me te madh ne SHBA, Sara Carter kerkon burgosjen e kryeministrit shqiptar. Nderkohe thuhet se pas denimit te Argeros dhe denoncimit te Edvin Mafise nga avokati i Argeros eshte vene ne hetim dhe ndjekje penale te Edvin Mafise./CNA.al

LEXO TE PLOTE