LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Braktisja e vendit nga të rinjtë/ Zotohet Basha: Jo më kompromis në kurriz të rinisë

7 Nëntor 2019, 16:22, Politikë CNA
Braktisja e vendit nga të rinjtë/ Zotohet Basha: Jo më kompromis

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vjim të turit të tij me të rinjt është ndalur sot në qyteti e Vlorës.

Në fjalën e tij Basha  theksoi se rinia po përjeton braktisje totale nga kjo qeveri e për këta arsye, të rinjtë gjithnjë e më shumë po braktisin vendin.

Sipas Bashës vetëm në vitin e kaluar janë larguar nga vendi 38 mijë të rinjë.

?Të shihemi sy më sy dhe të flasim për gjithë ato probleme që ju shqetësojnë, por edhe për shpresat që ky rrugëtim të çojë në ndryshimin që kërkon shumica e shqiptarëve. Rinia duhet të marrë fatin e vendit në dorë. Ka ardhur koha të mos bëjmë kompromis në kurriz të rinisë.

Emigracioni nuk është zgjidhja. Asnjë vend i huaj nuk na bëhet si shtëpia jonë.

Në Shqipëri klima për biznesin është toksike. Rinia po përjeton braktisje totale nga kjo qeveri. Rinia është dështimi më i madh i këtij kryeministri, ndaj rinia është grupmosha që po i drejtohet më shumë emigracionit. 38  mijë të rinj të larguar vetëm vitin e kaluar, sepse kjo qeveri jua pret shpresën dhe ju lë vetëm një rrugë, rrugën e emigracionit. Zotimi im është që ti japim fund largimit të rinjëve, largimit të shqiptarëve.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga