Connect with Us

“Bizneset përgatisin zarfin kur takojnë një ofiqar të shtetit”/ Tabaku: Sondazhi i BB këmbanë alarmi

Politikë

“Bizneset përgatisin zarfin kur takojnë një ofiqar të shtetit”/ Tabaku: Sondazhi i BB këmbanë alarmi

Publikuar

-

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se sondazhi i i Bankës Botërore është një tjetër këmbanë që i kujton qeverisë shqiptare se si koha e saj në pushtet ka prodhuar korrupsionin më të pamenduar.

Sipas Tabakut, janë 36,1% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në oksigjenin e jetës së administratës publike tatimore dhe qeverisëse.

Ish deputetja deklaron se , 34.6% e biznesit duhet të përgatisë zarfin sa herë që takojnë një ofiqar të shtetit.

“Këto shifra janë tregues kokëfortë që Rama dhe klika e tij në pushtet kanë krijuar një rrjetë merimange të korrupsionit ku çdo biznes i duhet të paguajë për të mbijetuar”, u shpreh Tabaku.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Sondazhi i fundit i Bankës Botërore është një tjetër këmbanë që i kujton qeverisë shqiptare se si koha e saj në pushtet ka prodhuar korrupsionin më të pamenduar ndër shqiptarë. Janë 36,1% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në oksigjenin e jetës së administratës publike tatimore dhe qeverisëse. Qeveria Rama që erdhi në pushtet me parrullën e luftës kundër korrupsionit sot gjendet në bankën e të akuzuarve të biznesit si qeveria edhe më e korruptuar.
Sipas Bankës Botërore janë 44% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në një pengesë kryesore për punën e tyre ndërkohë që 34.6% e tyre u duhet të përgatisin zarfin sa herë që takojnë një ofiqar të shtetit.
Në të njëjtin raport tregohet se 92,3% e bizneseve ankohen se vizitohen pambarimisht nga tatimet apo thërriten në zyrat e shtetit.
Sondazhi në fjalë i paraqitur më pas si një raport krahasues është një tjetër provë që i shtohet dosjes së madhe të korrupsionit që PD ka nisur të denoncojë që në ditët e para të kryeministrit Rama.

Këto shifra janë tregues kokëfortë që Rama dhe klika e tij në pushtet kanë krijuar një rrjetë merimange të korrupsionit ku çdo biznes i duhet të paguajë për të mbijetuar.

LEXO EDHE:  Kush po financon për betonizimin e vendit dhe Tiranës?

Ndërkohë që kompanitë që ankohen se taksat janë pengesë serioze për zhvillimin e biznesit për vitin 2019 janë 48.8%, kjo vlerë është 3 herë më e lartë se sa viti 2013.

Bizneset që identifikojnë administratën tatimore si pengesë serioze në biznesin e tyre janë 29% një vlerë 2 fish më e lartë se sa në vitin 2013.

Sipas bizneseve shqiptare taksat e larta, informaliteti dhe krahu i pakualifikuar i punës, janë barrierat reale për të përmirësuar ekonominë dhe jetën e tyre.

Qartësisht dhe lehtësisht e kuptueshme për të gjithë; Shqipëria e Ramës është ajo e shtetit kartel që bashkëpunon me oligarkët përmes korrupsionit dhe taksave të larta.

Këto shifra dhe të dhëna në fakt vijnë mbas atyre të Departamentit të Shtetit ku Shqipëria cilësohet si vendi më i korruptuar në Ballkan.
DASH theksoi se sot duhet o të jesh i lidhur me qeverinë dhe me lidhje politike ose të paguash taksën e korrupsionit.

Kjo situatë po bëhet e papërballueshme për bizneset.

Kjo qeverisje ku duhet patjetër o të paguash o mbyllesh, o të paguash ose nuk ekziston duhet të marrë fund.

Partia Demokratike do t’u ofrojë bizneseve jo vetëm taksa më të ulëta, derregullim të tregut dhe një treg të lirë e të konkurueshëm. Por, do t’u japë atyre mundësinë që kohën e shenjtë të punës dhe biznesit mos ta kalojnë duke llogaritur gjobat për ofiqarët e tatimeve dhe as duke paguar kafet e qeveritarëve për tendera.

Nuk do të ketë më asnjë zyrtar a taksidar në zyrat e biznesit, ku pulla fiskale do të bëjë të mundur që askush të mos i bjerë dyerve të biznesit!

Ne besojmë tek konkurenca e lirë dhe tek tregu i lirë. Ne besojmë tek puna dhe ka ardhur koha t’i japim frymë biznesit, të heqim çdo barrë e barrierë që kjo qeveri ka vendosur, dhe ta kthejmë Shqipërinë në qendrën e biznesit dhe investimeve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

1.15 miliardë euro për rindërtimin/ Bozdo dy fjalë Ramës: Mos u emociono shumë

Publikuar

-

Nga

Eno Bozdo i Partisë Demokratike ka reaguar pas dhurimit të 1.15 miliardë eurove për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Demokrati deklaron se kjo është prova që miqtë e Shqipërisë, veçanërisht vendet e BE-së, na u gjendën në ditën tonë më të vështirë.

Bozdo shpreh falenderime dhe mirënjohje, ndërsa thekson se sot u vërtetua se kundër Shqipërisë nuk ka asnjë komplot apo projekt konspirativ.

Ai ka dhënë edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama, të cilit i kërkon të mos emocionohet dhe e vë para përgjegjësisë.

“Me pak fjalë, kur nuk na i hapin negociatat, kur flasin për krimin e organizuar, mafian, korrupsionin etj, këtë e bëjnë jo se janë kundër shqiptarëve, por pikërisht se e duan Shqipërinë dhe shqiptarët!

LEXO EDHE:  Tabaku publikon shifrat alarmante/ Rekord i zi për bizneset shqiptare

LEXO EDHE:  “Sherr” për CEZ/ Avokatja e Shtetit: Nuk jap asnjë përgjigje! Tabaku: Pi pak ujë!

Dhe dy fjalë për Ramën: mos u emociono më shumë nga ç’duhet. Mos fillo të luash teatër për të treguar se sa shumë të do ty BE. Sepse as të do dhe as të beson. Ndryshe sot Shqipëria do të ishte vetëm një hap larg BE. Por është me qindra kilometra larg. Jemi të fundit kudo dhe përgjegjësia për këtë është e jotja personalisht.

Sot Brukseli foli për Shqipërinë, dhe jo për ty. Sot ndihemi të gjithë më mirë se miqtë e vërtetë nuk na braktisën, megjithëse ti ke bërë çmos për të kundërtën. Prandaj më mirë hesht sot. Të paktën në qoftë se të ka mbetur sadopak dinjitet!”, thekson demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kurti po i mëson Ramës patriotizmin”/ Ngjela zbulon humbjet e Serbisë nga taksa 100%

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se 12 vjetori i Pavarësisë e gjen Kosovën të formuar në kuptimin e një pozicioni historik, por deklaroi se ka pasur probleme të mëdha në qeverisje.

“Liderët e Kosovës, me përjashtim deri diku të Ramush Haradinajt, nuk kanë qenë të fuqishëm. Ajo ç’ka kam vënë re unë, është se nuk e dinë që janë fitues të një lufte dhe Serbia është e mundur. Si ka mundësi t’i lutesh të mundurit kaq shumë?”, u shpreh ai në studion e Ditarit në A2.

Sipas Ngjelës, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po punojnë së bashku për të copëtuar Kosovën, ndërsa pretendon se kjo nuk ka për të ndodhur.

Avokati foli edhe për taksën 100% që Kosova i ka vendosur Serbisë dhe Bosnje Hecergovinës, për të cilën tha se mund t’i shkaktojë një degradim të madh ekonomik dy shteteve ose rrezikohet pozicionimi i rrugës ku kalon Serbia.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Tabaku: Nuk i marrim leje policisë

LEXO EDHE:  Ndërtimi i inceneratorëve/ PD akuza Qeverisë

Teksa ka folur për marrëdhëniet mes Ramës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Ngjela deklaroi se ky i fundit po i mëson kreut të qeverisë shqiptare patriotizmin.

“Ka inferioritet Rama ndaj Kurtit. Duhet ta durojë, është më i aftë Kurti. Është dhe më i aftë dhe po i mëson patriotizmin”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Atdheu ka nevojë për të gjithë”/ Dhjetoristi Bislim Ahmetaj thirrje shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupimit “Dhjetor ’90”, Bislim Ahmetaj, prezanton këtë të enjte nismën kombëtare “SHQIPTARË: Mos ikni-kthehuni në ATDHE”.

Ky takim do të mbahet në kuadër të 29 Vjetorit të Grevës së Urisë që çoj në rrëzimin e përmendoreve të diktatorit dhe rënien përfundimtare të komunizmit.

Prezantimi do të bëhet në Sallën “Liria” të Qytetit Studenti në orën 11.00, ndërsa ftohen pedagogë, student, intelektualë dhe qytetarë ti bashkohen kësaj nisme.

“Miq,bashkëpunëtor, kolegë dhe studentë!
Bashkohuni me ne ditën e Ejnte, 20 Shkurt 2020 ora 11.00 në Sallën “Liria” të Qytetit Studenti.
Të përkujtojmë 29 Vjetorin e Grevës së Urisë që çoj në rrëzimin e përmendoreve të diktatorit dhe rënien përfundimtare të komunizmit.
Takimi i sivjetshëm nuk do të jetë thjeshtë një përkujtimore, por një risi pasi me një grup pedagogësh të rinjë, studentë dhe intelektualë të angazhuar do të prezantojmë një nismë me rëndësi kombëtare:
“SHQIPTARË: Mos ikni-kthehuni në ATDHE”.
Bashkojuni takimit tonë, bashkojuni kësaj nisme, kemi nevoj për mbështetjen tuaj.
ATDHEU KA NEVOJ PËR NE TË GJITHË.
Miqsisht, Bislim AHMETAJ.”

LEXO TE PLOTE