Lajme
Bashkia Kukës gjobit me 52 mln dollarë kompaninë minerare/ I bllokon aktivitetin

Një kompani minerare në Kukës është gjobitur me 52 milionë dollarë për dëmtim ambienti.
Raportohet se Bashkia e Kukësit ka pezulluar aktivitetin e kompaninë “IMI sh.p.k”.
Sipas kreut të Bashkisë, Safet Gjicit kompania nuk ka respektuar ligjin dhe punon pa leje.
“Kompania nuk ka respektuar ligjin duke hapur disa rrugë pa leje nga bashkia. Ne kemi kërkuar që kompania të respektojë ligjin dhe derisa të jetë në bazë të rregullave dhe ligjit. Ne nuk do ta heqim bllokimin. Mbi të gjitha kompania në zonë ka bërë masakër mjedisore. Të gjitha inertet janë hedhur në liqen. Kompania nuk ka zbatuar kontratën me ministrinë e linjës sa përket investimit në zonë nga fitimi.
Në zonë nuk ka bërë asnjë investim infrastrukturor. Pra do të thotë se ne mbrojmë interesin publik dhe banorëve dhe mbi të gjitha kërkojmë që të zbatoj ligjet për pyjet dhe mjedisin. Drejtoria dhe inspektorati i mjedisit nga kontrollet në terren ka konstatuar dëme të llahtarshme në mjedis dhe për këtë kompania është gjobitur. Kjo kompani prej vitesh punon pa letra, punon në të zezë. Derisa kompania të paguaj 52 milionë dollarë gjobë dhe dëm mjedisor sa është konstatuar nga ekspertet e bashkisë, kompania do të jetë e bllokuar. Të jenë të bindur se nuk vëmë shirita në mëngjes e t’i heqim pasdite. Shiriti do të hiqet vetëm atëherë kur kompania të zbatojë ligjin e të paguajë borxhin. Ne jemi në të drejtën tonë”, u shpreh Gjici./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Seranaj ngre alarmin/ Në një tërmet tjetër Durrësi do rrëzohet më shumë
Inxhinieri Agim Seranaj deklaroi në emisionin “Opinion” se Durrësi do dëmtohet më shumë edhe nëse bie një tërmet më i vogël se ai i 26...

Ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë/ Kush janë shefat e komisariateve të Tiranës dhe Kavajës që u zëvendësuan
Ndryshime të mëdha janë bërë ditën e sotme në radhët e drejtuesve të Policisë. Mësohet se është larguar shefi i komisariatit të Tiranës, Sali Skuraj,...