LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha përshëndet shpëtimin e Alvinit/ “Misioni vazhdon”

7 Nëntor 2019, 16:30, Politikë CNA
Basha përshëndet shpëtimin e Alvinit/ “Misioni

Kryedemokrati Lulzim Basha nga takimi në Vlorë me të rinjtë ka përshëndetur shpëtimin e vogëlushit shqiptar nga kampet e ISIS, Alvin Berisha.

Sipas Bashës, tragjedia ende nuk ka mbaruar, pasi janë ende më dhjetra fëmijë të tjerë në kampe që duhen shpëtuar.

?Dua të shpreh kënaqësinë time personale edhe si prind për lajmin e mirë që morëm për Alvinin. Është një dramë që na ka mbajtur mbërthyer. Është drama e një djaloshi, të shkëputur nga gjiri i familjes. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë ata që bënë të mundur, që ai të jetë i sigurtë, veçanërisht autoritetet italiane, Kryqin e Kuq italian. Kjo tragjedi nuk ka mbaruar. Kemi dhjetëra fëmijë të tjerë në këto kampe. Misioni vazhdon. U bëj thirrje të gjithëve, veçanërisht partnerëve që na kanë ndihmuar deri tani, veçanërisht partnerëve italianë dhe partnerëve të tjerë, të bëjnë gjithçka për këta fëmijë, duke i nxjerrë nga ato kampe të tmerrshme. Por le ta mbyllim me diçka të mirë dhe t?i themi Alvinit, rrugë të mbarë e mirëse të kthesh në gjirin e familjes./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga