Connect with Us

Basha “deliron” nga Vlora/ Ja cilësitë që më bëjnë një kryeministër të mirë

Politikë

Basha “deliron” nga Vlora/ Ja cilësitë që më bëjnë një kryeministër të mirë

Publikuar

-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nga takimi me të rinjtë në Vlorë, është pyetur se cilat janë cilësitë që sipas tijë do e bënin atë një kryeministër të mirë.

Basha është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe oligarkinë, duke e vecuar veten kështu nga Rama dhe qeverisja e tijë.

“Është e vështirë të flasësh për veten, por e kam për detyrë ta shpjegoj, përderisa e kërkoj këtë përgjegjësi. E kam për detyrë t’ju them se ndryshe nga ky që qeveris sot, unë nuk kam lidhje me asnjë kriminel dhe nuk jam mbështetur kurrë tek kriminelët për pushtetin tim apo të partisë sime. Përkundrazi! Ne kemi bërë një betejë 6 vje çare kundër krimint dhe kemi fituar disa segmente të kësaj beteje, si ç është përshembull ligji për dekriminalizimin, që ka nxjerrë shumë pushtettarë nga parlamenti, nga bashkitë. I fundit ishte ky i Vorës.

Unë nuk kam asnjë lidhje me oligarkinë.  Përkundrazi! Unë dhe partia ime kemi një plan për ta  çarmatosur oligarkinë nga instrumentat me të cilat kap shtetin dhe pushtetin dhe, pastaj, vjedh dhe grabit pasuritë e shqiptarëve, siç kemi edhe është një plan për t’u marrë  çdo qindarkë që i kanë marrë nga taksat tuaja dhe për t’jua rikthyer ju”, është shprehur Basha më tej./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndërkombëtarët nuk i zënë besë Ramës/ Do dërgojnë ekspertë në Shqipëri për transparencën e rindërtimit

Publikuar

-

Nga

Në Konferencën e Donatorëve u dhuruan 1.15 miliardë euro për të rindërtuar banesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit, që preku më shumë Durrësin, Tiranën, Thumanën, Kurbinin dhe Laçin.

Por duket se ndërkombëtarët nuk i zënë shumë besë qeverisë Rama, ndaj dhe në Shqipëri do të vijnë një grup ekspertësh të Komisionit Evropian për transparencën e rindërtimit.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e KE, Ursula von der Leyen, e cila theksoi se do të firmosë një marëveshje me kryeministrin Edi Rama për të zbatuar me përpikmëri monitorimin e të gjithë procesit.

“Ne do të kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë. Folëm për këtë gjë, për t’u siguruar që parimet bazë të rindërtimit të respektohen. Ne jemi të interesuar për progresin e vendit, dhe unë kam ofruar gjithë mbështetjen time që ta kalojmë këtë proces së bashku. Është në interesin tonë të përbashkët që Shqipërinë ta mbajmë sa më pranë BE-së. Ne kemi punuar shumë për të shtruar rrugën që këtë vit të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Ne do të përcaktojmë parimet kyçe të transparencës. Të dy duam që kjo shenjë e jashtëzakonshme me popullin shqiptar, të investohet në mënyrën e duhur, transparente, jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë për ta zbatuar në mënyrën e duhur. Këtë marrëveshje do ta nënshkruajmë së bashku”, tha presidentja e KE-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidentja e KE-së mesazh nga Brukseli/ “Ka ardhur momenti të hapen negociatat”

Publikuar

-

Nga

Gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, pas Konferencës së Donatorëve, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, foli edhe për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidentja e KE-së tha nga Brukseli se tashmë ka ardhur momenti që dy vendeve t’i hapen negociatat.

Sipas saj, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përparuar me reformat dhe kanë bërë gjithçka që i është kërkuar.

LEXO EDHE:  Xhafaj, si dështim i Ramës, ndërkombëtarëve dhe kazanit/ Kadri Hazbiu i kohëve moderne

LEXO EDHE:  Balla takim me Biznesin e vogël në Elbasan/ I kundërpërgjigjet Bashës

“Ka ardhur momenti të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ata kanë bërë gjithcka që kemi kërkuar”, theksoi Ursula von der Leyen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Bibla te Kurani/ Rama kërkon “hudhrën” në Bruksel

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama duket se nuk e ka përmbajur veten përballë ndërkombëtarëve teksa Shqipëria arriti të mbledhë plot 1.15 miliardë ndihma në Konferencën e Donatorëve.

Pasi ndau fillimisht fjalë të përzemërta për solidaritetin e treguar ndaj vendit tonë, duke cituar fjalë të Biblës dhe të Kuranit, Rama ka kërkuar dhe një hudhër kundër syrit të keq teksa u pyet për negociatat.

“Tani ende jemi të shokuar dhe të tronditur, dhe nuk do të guxoja të kërkoja më shumë në mars në maj apo kurdo, sesa të gjej një hudhër dhe ta vendos në mur se e kemi këtë traditë të vjetër në Shqipëri, kundër syrit të keq, se kur merr një lajm kaq të mirë ke frikë mos ndodh diçka e keqe.

Kështu më lini të gjej një hudhër në fillim e pastaj të mendoj për hapjen apo mos-hapjen e negociatave të anëtarësimit”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE