Connect with Us

Atentati,”habit” analisti/ Sistemi i drejtësisë është viktimë, politika përgjegjëse

Politikë

Atentati,”habit” analisti/ Sistemi i drejtësisë është viktimë, politika përgjegjëse

Publikuar

-

“Për mua, sistemi i drejtesise është viktima në këtë histori. Përgjegjësë është politika”, ka vlerësuar analisti Arjan Vasjari, nga studioja e emisionit “Real Story”, ku atentati ndaj prokurorit Ndoj është në fokus të temës që po diskutohet.

Duke folur lidhur me raportin e krimit me drejtësinë Vasjari ka thenë se:

” Ngjarja është shumë e rendë. Në atë makine udhetonte shteti, krimi dhe populli. Sic ndodh gjithnje, populli vdes. Njerëzit e drejtësisë mund të goditen vetem për dy motive:sepse luftojnë bizneset e krimit, ose se bëjnë biznes me krimin.

Ne kemi një oferte te madhe mafioze në vend, por ajo që më shqetëson më shumë është që kemi dhe një kërkesë të madhe mafioze”, ka vlerësuar analisti Arjan Vajari. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Takimi në Bruksel/ Cakaj: Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve

Publikuar

-

Nga

“Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj për mbrojtjen e sigurisë së përbashkët”, kështu është shprehur Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj gjatë një takimi në Bruksel, me Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve aleate të NATO-s.

“Në 70-vjetorin e formimit të Aleancës Atlantike dhe në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, Shqipëria i qëndron vendosmërisht angazhimeve të saj në kuadrin e përpjekjeve të Aleancës për mbrojtjen dhe sigurinë e përbashkët”, ka deklaruar Cakaj.

Cakaj po ashtu, ka komentuar rritjen e buxhetit për mbrojtjen nga ana e qeverisë shqiptare. Sipas ministrit në detyrë vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në zbatim të angazhimeve të Samitit të Uellsit, Varshavës dhe Brukselit për arritjen e objektivave në rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 2% deri në vitin 2024.

LEXO EDHE:  Atentanti me C4/ Biznesmeni vlonjat shpërthen ndaj policisë: Nga sot nuk do të gjeni qetësi

Kujtojmë se takimi i sotëm është zhvilluar në kuadër të parapërgatitjes për takimin e rëndësishëm mes krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, që do të zhvillohet në Londër, më 3-4 dhjetor të këtij viti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë!”/ Dylgjeri ironizon taksën e re “made in” Veliaj

Publikuar

-

Nga

Nga Ylli Dylgjeri

Tu priten majat!

Në Anglinë e fundshekullit të 18 prodhimi ekonomik po rritej në përmasa të mëdha. Shkëmbimet tregtare, dhe të ardhurat nga vendet koloniale e kishin rritur nivelin e jetesës kudo.(skishin filluar ende PPP-të). Fshati dhe prodhimet bujqësore kishin pasuruar feudalët. Në shumë raste të ardhurat e tyre ia kalonin edhe princeve te oborrit mbreteror londinez. Shpenzimet per luks e qef nuk kishin llogari. Djemte e feudaleve sipas zakonit zbrisnin ne fundjave ne Londer shkonin per te festuar ne party ne Oborrin e Mbretit. Kerkonin e benin edhe sherbime plus. Shkembeheshin e njiheshin edhe me vajzat e oborrit. Njohjet sollen lidhje martesore. Por keto lidhje ishin te papranueshme e te palejueshme per gjakun mbreteror! Jo se Londra po mbipopullohej apo skish mundesi sherbimesh e trafiku, por, djemte e fshatareve po u merrnin çupat e Oborrit. Po perzihej gjaku!
Mbreteria u vu ne alarm. Duhej frenuar! Duhej ndaluar shpejt! Duhej vepruar.
Atehere, si ta pengojme?Mendjet e ndritura te keshilltareve u vune ne levizje e i propozuan Mbretit: Ligj…
Pranohen te qarkullojne ne Londer e te hyne edhe ne Oborrin mbreteror djemte nga fshati, por te porta e madhe e Oborrit tu priten majat e kepuceve. Ishte moda e kepuceve me maja perpjete qe si fillim i mbathen vetem princerit…
Mu kujtua sot kjo histori kur degjova Kryebashkiakun Velija sot ne nje komision parlamentar qe:
paralajmëron taksë të re: Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë

LEXO EDHE:  Atentat me armë zjarri në Vlorë/ Një i vdekur, një i plagosur 

Kryebashkiaku Erion Veliaj përballë komisionit parlamentar të ligjeve ditën e sotme kërkoi një ligj special për Tiranën duke pranuar se nuk është në gjendje të përballojë ritmin e shtimit të popullsisë dhe trafikun që shtohet për ditë.
Duke kërkuar një ligj special ashtu siç e kanë disa kryeqytete Evropiane, Veliaj paralajmëroi një tarifë për të gjithë ata persona që e përdorin Kryeqytetin për të marrë shërbimet që ofron.
Sipas Veliajt, të gjithë personat që kërkojnë të hyjnë në Tiranë për të përdorur shërbimet që ofron kryeqyteti duhet të paguajnë.

Në fund duke i kujtuar Ligjin e Mbretërisë Londineze, do Ti thoja Kryetarit që kjo tarifë duhet të fillojë nga Ty,
Ti je i ardhur, ose Të priten majat!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me Metën/ Kume zbardh detajet: Thirrje për një reformë të thellë legjislative

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i KQZ, Kristaq Kume ka reaguar pas takimit me Presidentin Ilir Meta mbrëmjen e sotme referuar Reformës Zgjedhore.

Kume iu bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe jo politikë, stafeve akademike për tu bashkuar në realizimin e një reforme të thellë legjislative. Sipas konstitucionalistit, kjo është e vetmja mënyrë për krijimin e shtratit për një demokraci funksionale.

“E gjeta të përshtatshëm që unë e kam paraqitur për opinionin dhe klasën politike, ia paraqita dhe presidentit. Është thirrje për aktorët politike e jo politikë, stafet akademike teknicienë për t’u bërë të gjithë bashkë për të realizuar reformën e thellë legjislative që nes beht si produkt gjithëpërfshirës të krijojë shtratin për demokracinë funksionale te ne.

LEXO EDHE:  Atentanti me C4/ Biznesmeni vlonjat shpërthen ndaj policisë: Nga sot nuk do të gjeni qetësi

Ajo që kemi kërkuar konvenon me atë që Presidenti parashtroi para nesh, që jemi këtu bashkë për të shkëmbyer mendime për atë që po ndodh me zbatimin e legjislacionit për Reformën në Drejtësi e gjykatën kushtetuese dhe jo vetëm për këtë”, ka thënë ndër të tjera Kume./CNA.al

LEXO TE PLOTE