Connect with Us

Atentati me tritol/ Pasuria e gjyqtarit të “mafias” së tokave

Vetingu

Atentati me tritol/ Pasuria e gjyqtarit të “mafias” së tokave

Publikuar

-

Atentatet ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë, janë kthyer në vëmendje ditëve të fundit, pas breshërisë së kallashnikovëve që u derdhën mbi prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja dhe dy të tjerëve.

Një nga njerëzit e drejtëisë, ndaj të cilit është regjistruar atentat është edhe gjyqtari i Lezhës, Jak Ndoka.

Në Dhjetor të vitit 2006, një sasi tritoli shpërtheu duke shkatërruar makinën e gjyqtarit të Lezhës Jak Ndoka. Fatmirëisht, në momentin e shpërthimit gjyqtari nuk ndodhej në makinë dhe dyshimet në atë kohë u lidhën me punën e tij.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me hetimet, pasi rëndom në Shqipëri, çudia më e madhe tre ditë zgjat dhe në këtë mënyrë kalohet dhe harrohet.

Ndoka ka vijuar punën po në Lezhë dhe që nga ajo kohë emri i tij u përmend vetëm në procesin gjyqësor të quajtur “Ranishtja 4”, ku një ndër të akuzuarit ishte edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

CNA.al ka marrë të dhënat e pasurisë së gjyqtarit Jak Ndoka pranë ILDKPKI-së, nga ku rezulton se cdo vit ka arritur të shkojë kursime vetëm me pagën e tij dhe të bashkëshortes.

Gjithashtu nuk mungojnë patundshmëritë. Në fakt, nuk mund të konceptohet që një gjyqtar në Shqipëri të jetë i varfër dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe me gjyqtarin Jak Ndoka.

Në deklaratën fillestare atë të vitit 2003, përveç pagave ai deklaron një apartament banimi 2 plus 1 me vlerë 1 258 473 lekë.

Në vitet 2004 dhe 2005 ai deklaron kursime me nga 500 000 lekë. Ndërsa në vitin 2006 ai ka shtuar kursimet kesh me  400 000 lekë si dhe ka blerë një njësi tregtare me sip 20 m2 me vlerë 600 000 lekë.

Apartamentin e banimit 2 plus 1 me vlerë 1 258 473 lekë, të deklaruar në vitin 2003 e ka shitur në vitin 2007 , rreth 5 herë më shumë se sa kishte vlerën, në shumën 5 300 000 lekë. Po në të njëjti vit ka blerë një apartament 2 plus 1 me sipërfaqe 108 m2, në Lezhë me vlerë 3 200 000 lekë.

Sërish në vitin 2008 ai ka deklaruar se ka shtuar nga kursimet familjare shumën 500 000 lekë si dhe ka blerë në Shëngjin një apartament banimi 1 plus 1 me sipërfaqe 73 m2,  me vlerë 2 400 000 lekë.

Tashmë burim të ardhurash deklaron edhe qiranë që merr nga njësia tregtare prej 20 m2. Qiraja mujore fillon me 20 000 dhe dhkon deri ne 35 000 lekë.

Kursimet familjare ia ka shtuar edhe në vitin 2009 me 600 000 lekë dhe në vitin 2011 me 700 000 lekë. Po në vitin 2011 ka deklaruar edhe katër patundshmëri, tokë pemëtore dhe tokë arë, truall, të përfituara sipas ligjit 7501.

Njërën nga këto patundshmëri e ka shitur në shumën 1 275 600 lekë.

Edhe në vitin 2012 i ka shtuar kursimet familjare me 700 000 lekë. Po në 2012-ën ka blerë një apartament banimi me sip 103.14 m2, në Tiranë, në bashkëpronësi. Nuk e deklaron sa ka kushtuar, por thotë se ka paguar 15 000 euro, të grumbulluara nga kursimet.

Por, edhe në vitin 2013 I kanë mbetur kursime, madje i janë shtuar me 500 000 lekë, ndërsa në vitin 2014 kursimet kapin shifrën 450 000 lekë. Po në këtë viti ka blerë një autoveturë, Mercedez, në vlerën 500 000 lekë.

Kursimet familjare janë shtuar edhe në vitet 2016 dhe 2017 përkatësisht me 600 000 lekë dhe 550 000 lekë.

Në vitin 2017, vajza e gjyqtarit Juela Ndoka ka blerë një  automjet Mercedez tip B Class, prodhim i vitit 2007 me vlerë 600 000 lekë.

Ndërsa në vitin 2018, gjyqtari deklaron pagën e vajzës Juela Ndoka, për shërbim në banesë në Itali, në shumën 2 750 euro si dhe deklaron se ka shpenzuar për qiranë e banesës në Itali shumën 2 400 euro.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Jak Ndoka.

Viti 2003

Ap banimi 2 plus 1 me vlerë 1 258 473 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në Kurbin, në shumën 891 720 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes së punonjëse e Bashkisë Lezhë, në shumën 236 578 lekë.

Viti 2004

Ap banimi 2 plus 1, me sip 68 m2 dhe me vlerë 1 258 473 lekë.

Gjendje cash, në shumën 500 000 lekë, nga kursimet në vite.

Të ardhurat nga paga si kryegjyqtar në Lezhë, në shumën 935 716 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 259 287 lekë.

Viti 2005

Kursime të krijuara nga të ardhurat nga paga në shumën 500 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si kryegjyqtar në Lezhë, në shumën 1 001 688 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 256 019 lekë.

Viti 2006

Shtuar nga kursimet cash shuma 400 000 lekë.

Pakësuar pas tërheqjes shuma 400 000 lekë.

Pakësuar pas tërheqjes shuma 460 000 lekë.

Të dy tërhehqjet janë bërë për të paguar këstet për një ambjent shërbimi me sip 20 m2, për ndërtim.

Të ardhurat nga paga si kryegjyqtar në Lezhë, në shumën 9 995 484 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 191 342 lekë.

Viti 2007

Shitur Ap banimi 2 plus 1, me sip 68 m2, në shumën 5 300 000 lekë.

Blerë ap.2 plus 1 me sip 108 m2, në Lezhë me vlerë 3 200 000 lekë.

Njësi tregtimi me sip 20 m2, me vlerë 600 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 967 711 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 226 856 lekë.

Viti 2008

Shtuar nga kursimet familjare shuma 500 000 lekë.

Ap banimi 1 plus 1 me sip 73 m2 në Shëngjin me vlerë 2 400 000 lekë. Nga kjo vlerë është paguar shuma 1 500 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 918 769 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 408 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja mujore e njësisë tregtare në shumën 200 000 lekë.

Detyrim për pagesën e ap në shumën 900 000 lekë.

Viti 2009

Shtuar nga kursimet familjare shuma 600 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 087 601 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 408 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja mujore e njësisë tregtare në shumën 200 000 lekë.

Detyrim për pagesën e ap në shumën 400 000 lekë.

Viti 2010

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 172 835 66 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 516 565 06 lekë.

Të ardhura nga qiraja mujore e njësisë tregtare në shumën 200 000 lekë.

Viti 2011

Shtuar nga kursimet familjare shuma 700 000 lekë.

Shtuar, pasuri e paluajtshme, tokë pemë frutore me sip 875 m2, përfituar sipas ligjit 7501, në bashkëpronësi, Pllane, Lezhë.

Shtuar, pasuri e paluajtshme, tokë-arë, me sip 3 925 m2, përfituar sipas ligjit 7501, në bashkëpronësi, Pllane, Lezhë.

Shtuar, pasuri e paluajtshme, tokë pemëtore-truall me sip 1 200 m2, prej të cilave 300 m2 truall dhe 66 m2 ndërtesë, përfituar sipas ligjit 7501, në bashkëpronësi.

Shtuar, pasuri e paluajtshme, tokë-arë, me sip 5 315 m2, përfituar sipas ligjit 7501, në bashkëpronësi, Gajush,Lezhë.  E njëjta patundshmëri është shitur me vlerë 1 275 600 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 064 265 82  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 549 676 90 lekë.

Të ardhura nga pjesa takuese e shitjes së tokës në shumën 200 000 lekë.

Viti 2012

Shtuar nga kursimet familjare shuma 700 000 lekë.

Ap banimi me sip 103.14 m2, në Tiranë, në bashkëpronësi me vlerë. Nuk e deklaron sa ka kushtuar, por thotë se ka paguar 15 000 euro, të grumbulluara nga kursimet.

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 096 283 10 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 530 351 8 lekë.

Të ardhura, dhuratë nga vëllai që jeton në shtetin grek, në shumën 1 650 euro.

Viti 2013

Shtuar nga kursimet familjare shuma 500 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 091 135 30 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 545 561 71 lekë.

Viti 2014

Autoveturë, Mercedez, blerë në vlerën 500 000 lekë.

Shtuar nga kursimet familjare shuma 450 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 636 507 59 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 593 139 60 lekë.

Vajza Juela Ndoka, depozitë në vlerën 90 000 lekë.

Bashkëshortja Donika Ndoka, depozitë në vlerën 90 000 lekë.

Viti 2015

Shtuar nga kursimet familjare shuma 600 000 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 510 579 12 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 604 315 lekë.

Vajza Juelaj Ndoka,të ardhura nga paga si agjente në një kompani sigurimesh  në shumën 64 651 lekë.

Të ardhura nga dhënia e njësisë tregtare me qira, në shumën 30 000 lekë.

Bashkëshortja Donika Ndoka, depozitë në vlerën 120 000 lekë.

Vajza Juela Ndoka, depozitë në vlerën 120 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura prej kursimeve nga paga në shumën 550 000 lekë.

Kursime cash me të ardhurat e vajzës Juela Ndoka, në shumën  213 120 lekë.

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 512 152 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 547 563 00 lekë.

Të ardhura nga paga e Juela Ndokës si specialist IT, në shumën 147 900 lekë.

Bashkëshortja të ardhura të krijuara nga paga dhe kursimet e bashkëshortit në shumën  110 000 lek.

Viti 2017

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 576 679 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 616 150 lekë.

Të ardhura nga paga e Juela Ndokës si specialist IT, në shumën 399 461  lekë.

Vajza Juela Ndoka ka blerë automjet Mercedez tip B Class, prodhim i vitit 2007 me vlerë 600 000 lekë.

Shitje e autoveturës Mercedez tip C Class në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura prej kursimeve nga paga në shumën 600 000 lekë.

Bashkëshortja të ardhura të krijuara nga paga dhe kursimet e bashkëshortit në shumën 120 000 lekë.

Viti 2018

Të ardhurat nga paga si gjyqtar në Lezhë, në shumën 1 552 605 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 629 083 lekë.

Paga e vajzës Juela Ndoka, shërbim në banesë në Itali, në shumën 2 750 euro.

Shpenzime qiraje për banesën në Itali në shumën 2 400 euro.

Bashkëshortja të ardhura të krijuara nga paga dhe kursimet e bashkëshortit në shumën 700 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia e njësisë tregtare me qira, në shumën 30 000 lekë.

Dy dërgesë me nga 300 euro dërguar nga bashkëshortja, vajzës Juela Ndoka si dhe 400 euro dërguar nga një shtetase tjetër./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Patundshmëri shumëkatëshe, bar-kafe dhe makina luksoze/ Bizneset e gjyqtares së Apelit

Publikuar

-

Nga

Biznese, patundshmëri  shumëkatëshe dhe jo vetëm, apartamente nga Tirana, në Vlorë dhe Orikum, bar-bufe,  dhe disa llogari bankare përbëjnë pasurinë e gjyqtares së Apelit të Vlorës, Iliba Bezati.

Kjo e fundit, është pjesë e listës së fazës së dytë të Vettingut dhe pasuria e saj bashkë me dy kriteret e tjera do të hetohet në mënyrë të detajuar.

Bezati, është njëra nga anëtarët e trupës gjykuese që shpalli të pafajshëm ish kreun e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Njëra nga koleget e saj në trupën gjykuese  në rastin Gjika, Alma Liçaj,  u shkarkua nga Komisioni i Vettingut.

Nuk dihet ende fati i Bezatit, por pasuria e saj është marramendëse, pavarësisht se si justifikim mund të përdoren aktivitetet e biznesit të bashkëshortit.

CNA.al sjell të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Bezati, ku ndër vite ngrihen edhe dyshime për mënyrën se si e ka shtuar pasurinë.

Dyshimet mund të hidhen poshtë ose të pranohen nga Vettingu, por një gjyqtare me pasuri të tillë, vetëm në Shqipëri gjen.

Viti 2003

Ap banimi, 2 plus 1 me vlerë 1.9 milion lekë.

Ap banimi, 1 plus 1 me sip 50 m2.

Ap banimi, 2 plus 1, me sip.80 m2 i bashkëshortit.

Autoveturë Volsvagen me vlerë 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare e shkallës së parë në Vlorë, 750 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga universiteti i Vlorës, 200 000 lekë.

Viti 2004

Ap banimi, 2 plus 1 me vlerë 1.9 milion lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare e shkallës së parë në Vlorë, 996 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit nga universiteti i Vlorës, 480 000 lekë.

Viti 2005

Blerë ap, me sip 121.6 m2 me vlerë 60 800 euro. Blerë, me shumat 1 000 000 lekë nga shitja e shtëpisë së privatizuar, 2 700 000 dhënë nga bashkëshorti dhe 30 000 euro hua.

Blerë vendparkimi me vlerë 10 000 euro.

Kursime të vitit 2005, 3 000 euro.

Blerë automjeti Golf, 100 000 lekë.

Blerë automjeti Opel Corsa, 200 000 lekë.

Pagesë per zhdoganimin e automjetit, 336 374 lekë.

Depozitë bankare, 430 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si gjyqtare e Apelit në Vlorë, në shumën 1 123 360 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në universitetin e Vlorës, 689 400 lekë.

Detyrim ndaj kompanisë për blerjen e ap, në shumën 7 800 euro.

Viti 2006

Depozitë bankare në shumën 30 322 lekë.

Kursime në shumën 1 258 816 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si gjyqtare e Apelit në Vlorë, në shumën 1 278 816 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në universitetin e Vlorës, 580 000 lekë.

Hua e marrë në shumën 30 000 euro. Pa shlyer 20 000 euro.

Detyrim ndaj kompanisë për blerjen e ap, në shumën 7 800 euro.

Viti 2007

Depozitë bankare në shumën 21 052 lekë.

Shitje automjeti Golf, 500 000 lekë.

Blerje automjeti Golf, 1870 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si gjyqtare e Apelit në Vlorë, në shumën 1 131 473 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në universitetin e Vlorës, 496 687 lekë.

Hua e marrë në shumën 30 000 euro. Pa shlyer 20 000 euro.

Detyrim ndaj kompanisë për blerjen e ap,  paguar shuma 7 800 euro.

Viti 2008

Depozitë bankare në shumën 25 000 lekë.

Shitje automjeti Opel, 300 000 lekë.

Blerje automjeti Peugeot 308, në shumën 17 375 euro.

Shlyerje e kredisë së banesës, 520 euro.

Shlyerje e cmimit të blerjes së automjetit  Peugeot 308, në shumën 5 175 euro.

Shlyer një pjesë e huasë marrë në vitin 2005, në vlerën 4 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si gjyqtare e Apelit në Vlorë, në shumën 1 396 013 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në universitetin e Vlorës, 528 000 lekë.

Hua e marrë në shumën 30 000 euro. Pa shlyer  15 800 euro.

Kredi në shumën 12 500 euro. Pa shlyer  12 334 27 euro.

Viti 2009

Depozitë bankare me vlerë 23 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si gjyqtare e Apelit në Vlorë, në shumën 1 130 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në universitetin e Vlorës, 630 000 lekë.

Hua e marrë në shumën 30 000 euro. Pa shlyer  8 800 euro.

Kredi në shumën 12 500 euro. Pa shlyer 9 120  euro.

Viti 2010

Blerë ap, në Orikum me vlerë 2 600 000. Janë paguar 2 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si gjyqtare e Apelit në Vlorë, në shumën 1 129 846 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në universitetin e Vlorës, 894 441 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në Tiranë, 300 000 lekë.

Të ardhura nga biznesi privat i bashkëshortit, bar, 633 000 lekë.

Tërheqja e depozitës bankare 550 000 lekë.

Depozitë me afat në shumën 2 200 000 lekë.

Kursime, 1 320 000 lekë.

Detyrim për ap, në Orikun, 600 000 lekë.

Kredi në shumën 12 500 euro. Pa shlyer 7966 46 euro.

Kredi me vlerë 4 200 000 lekë.

Hua për ap, në shumën 4 400 euro.

Viti 2011

Dhënie huaje, me interes 8 % një subjekti juridik, në shumën 1 500 000 lekë.

Interesat bankare të depozitës 2 200 000, në vlerën 30 300 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si gjyqtare e Apelit në Vlorë, në shumën 1 151 458 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në universitetin e Vlorës, 693 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në Tiranë, me sip 121.6 m2,  me vlerë 600 000 lekë.

Kursime, 1 569 600 lekë.

Kredi në shumën 12 500 euro. Pa shlyer 5 245 euro.

Kredi me vlerë 4 200 000 lekë. Pa shlyer 4 016 440 lekë.

Hua për ap, në shumën 4 400 euro, e shlyer.

Bashkëshorti, të ardhura nga biznesi privat Bar-bufe, 500 800 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti  tregri mallrash ushqimore dhe industriale në cilësinë e ortakut, në vlerën 3 038 309 lekë.

LEXO EDHE:  Ekzekutoi prindërit/ Prokuroria kërkon burg përjetë për Metallarin

Kontratë sipërmarrje me një kompani ndërtimi për një objekt shumëkatësh, mbi truallin në të cilin bashkëshorti i gjyqtares është bashkëpronar nga  trashëgimia.

Bashkëshorti, të ardhura të përfituara nga shitja e librit “Matematika për fakultetin e ekonomisë”, në shumën 365 000 lekë.

Viti 2012

Mbyllje e depozitës prej 730 300 lekë.

Shlyerje e huasë 1 500 000 lekë dhe e interesave 120 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në Tiranë, me sip 121.6 m2,  me vlerë 600 000 lekë.

Kursime, 530 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si gjyqtare e Apelit në Vlorë, në shumën 1 171 646 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në universitetin e Vlorës, 782 141 lekë.

Kredi në shumën 12 500 euro. Pa shlyer 2 584 euro.

Kredi me vlerë 4 200 000 lekë, e shlyer.

Detyrim për blerje ap në Orikun, 600 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga biznesi privat Bar-bufe, 607 461 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti  tregri mallrash ushqimore dhe industriale në cilësinë e ortakut, në vlerën 3 038 309 lekë.

Nga depozita 365 000 lekë, janë tërhequr 252 100 lekë.

Hapur depozitë me vlerë 317 800 lekë.

Bashkëshorti hapje të një aktiviteti tregtar nëpërmjet krijimit të një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar me kapital fillestar 100 000 lekë.

Viti 2013

Është shlyer  detyrimi për blerje ap në Orikun, 600 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në Tiranë, me sip 121.6 m2,  me vlerë 600 000 lekë.

Kursime, 2 440 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si gjyqtare e Apelit në Vlorë, në shumën 1 129 741 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në universitetin e Vlorës, 764 376 lekë.

Paga e bashkëshortit në shoqërinë “Melon”, 856 461 lekë.

Paga e bashkëshortit në shoqërinë “Melon Tirana”,201 600 lekë.

Kredi në shumën 12 500 euro, e shlyer.

Bashkëshorti, të ardhura nga biznesi privat Bar-bufe, 654 381 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti  tregti mallrash ushqimore dhe industriale në cilësinë e ortakut, në vlerën 1 452 682 lekë.

Interesi nga depozita 317 800, në vlerën 9 852 lekë.

Aktiviteti i shoqërisë “Melon Tirana”, është me humbaje për vititn 2012, në shumën 241 448 lekë.

Viti 2014

Shtim i pjesës takuese të bashkëshortit, bashkëpronar në një ap banimi në Vlorë, trashëguar mga babai i tij. 1/8 pjesë takuese.

Hapur depozitë nga bashkëshorti në shumën 78 401 lekë.

Kursime, 3 495 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare e Apelit në Vlorë, në shumën 1 236 824 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në universitetin e Vlorës, 830 000 lekë.

Paga e bashkëshortit në shoqërinë “Melon”, 1 154 000 lekë.

Paga e bashkëshortit në shoqërinë “Melon Tirana”,1 260 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në Tiranë, me sip 121.6 m2,  me vlerë 600 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti  tregti mallrash ushqimore dhe industriale në cilësinë e ortakut, në vlerën 1 416 717 lekë.

Viti 2015

Interesa nga depozita e kursimit,  6 943 lekë.

Interesa nga depozita e kursimit, 50 937 lekë.

Hapur depozitë bankare me vlerë 31 280 lekë.

Hapur depozitë bankare me vlerë 51 140 lekë.

Hapur depozitë bankare me vlerë 13 998 lekë.

Kursime, 2 595 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare e Apelit në Vlorë, në shumën 1 289 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në universitetin e Vlorës, 780 000 lekë.

Paga e bashkëshortit në shoqërinë “Melon”, 1 150 000 lekë.

Paga e bashkëshortit në shoqërinë “Melon Tirana”,1 260 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e banesës në Tiranë, me sip 121.6 m2,  me vlerë 600 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga biznesi privat Bar-bufe, 215 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti  tregti mallrash ushqimore dhe industriale në cilësinë e ortakut, në vlerën 2 125 000 lekë.

Bashkëshorti, kredi me vlerë 11 660 000 lekë.

Viti 2016

Hapur depozita, 1 000 000 lekë.

Interesa nga depozita e kursimit, 50 937 lekë.

Hapur depozita nga bashkëshorti, me vlerë 800 000 lekë.

Hapur depozita nga bashkëshorti, me vlerë 700 000 lekë.

Interesa nga depozita 31 280 lekë.

Interesa nga depozita 51 140 lekë.

Kursime, 1 750 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare e Apelit në Vlorë, në shumën 1 249 668 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në universitetin e Vlorës, 741 492 lekë.

Paga e bashkëshortit në shoqërinë “Melon”, 731 772 lekë.

Paga e bashkëshortit në shoqërinë “Melon Tirana”,1 260 000 lekë.

Viti 2017

Përfitime nga qiradhënia e ap në Tiranë, në shumën 7 200 euro.

Interesa nga dy depozita kursimi në shumën 10 882 lekë.

Interesa nga depozita bankare, 13 839 lekë.

Shitur automjeti Golf, 550 000 lekë.

Kursime, 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare e Apelit në Vlorë, në shumën 1 282 200 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në universitetin e Vlorës, 773 400 lekë.

Paga e bashkëshortit në shoqërinë “Melon”, 680 000 lekë.

Paga e bashkëshortit në shoqërinë “Melon Tirana”,1 260 000 lekë.

Viti 2018

Interesa nga depozitat e kursimit në banka të ndryshme, në shumat, 16 994 lekë, 6 890 lekë,2 493 lekë,16 178 lekë, 11 500 lekë dhe 52 530 lekë.

Tërheqje në vlerën 12 765 lekë.

Kursime, 1 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare e Apelit në Vlorë, në shumën 1 344 693 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si pedagog në universitetin e Vlorës, 767 920 lekë.

Paga e bashkëshortit në shoqërinë “Melon”, 880 159 lekë.

Paga e bashkëshortit në shoqërinë “Melon Tirana”,1 260 000 lekë.

Detyrim i pashlyer për ap në Orikum në vlerën 2 313 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti  tregti mallrash ushqimore dhe industriale në cilësinë e ortakut, në vlerën  175 000 lekë.

Llogari bankare e vajzës, 70 000 lekë.

Depozitë bankare e vajzës, 300 000 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Gjyqtari që “rrëzoi” Metën/ Me patundshmëri në bregdet si Presidenti

Publikuar

-

Nga

Gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja është pjesë e Kolegjit Zgjedhor, madje anëtari më i vjetër i këtij Kolegji.

Kalaja i cili tashmë është në procesin e rivlerësimit nga organet e Vettingut, në vitin 2011, bashkë me kolegët e tij, i “dhuroi”, Lulzim Bashës, Bashkinë e Tiranës, duke marrë një vendim pro tij dhe kundër kryeministrit aktual Edi Rama.

                      Astrit Kalaja

Ndërsa në Qershor të këtij viti, Astrit Kalaja, sëbashku me anëtarë të tjerë të Kolegjit Zgjedhor i treguan “dhëmbët” Presidenti Ilir Meta.

Pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekretin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në këtë mënyrë me rrëzimin e dekretit, Kalaja doli kundër Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, që përkrahnin dekretin e Metës.

Në këto rrethana, Kalaja mbahet mend më shumë se pjesë e Kolegjit Zgjedhor se sa nga çështjet gjyqësore në Apelin e Shkodrës.

CNA.al ka bërë një vëzhgim të pasurisë së deklaruar prej tij nga viti 2003 deri në vitin 2018.

Ai e nis deklarimin e pasurisë me një apartament me sipërfaqe 62 m2, për të vijuar një vit më tej me blerjen e frigoriferit me kredi, për ta shtuar në vitet e mëvonshme me patundshmëri në plazhin e Velipojës dhe jo vetëm.

Në vitin  2007 ai ka blerë një apartament me sipërfaqe 120 m2 me vlerë 38 400 eurosi dhe një autoveturë Benz me vlerë 2 500 000 lekë. Ndërsa në vitin 2013 ai ka blerë tokë arë me sipërfaqe 379 m2, , në të cilën ka një ndërtim informal përreth rreh 60 m2 e ndoshur në fshatin Pulaj, plazh Velipojë me vlerë 1 800 000.

Ndër vite ka hapur dhe shtuar depozita bankare vetëm me pagën e tij dhe të bashkëshortes.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar prej tij.

Viti 2003

Ap banimi me sip 62 m2.

Autoveturë blerë në shumën 0,15 milion lekë.

Paga si gjyqtar në Shkodër në shumën 0.88 milion lekë.

Paga e bashkëshortes, KESH, në shumën, 02,52 milion lekë.

Viti 2004

Gjendje cash në shumën 400 000 lekë.

Kredi për blerje frigoriferi në shumën 42 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime nga Gjykata e Apelit, Shkodër në shumën 590 216 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja në KESH, në shumën 396 000 lekë.

Viti 2005

Kursime nga të ardhurat familjare në shumën 539 011 lekë.

Gjendje cash në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime nga Gjykata e Apelit, Shkodër në shumën 1 135 204 lekë.

Të ardhura nga orët shtesë në Kolegjin Zgjedhor në Zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 në shumën 70 278 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja në KESH, në shumën 396 000 lekë.

Detyrim për shkollën e  fëmijëve në shumën 90 000 lekë.

Viti 2006

Shtesë në ap, aneks me sip 13 m2 me vlerë 400 000 lekë.

Shtesë në kursime, 400 000 lekë.

Gjendje cash në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 155 000 lekë.

Shpërblime dhe dieta të deklaruesit në shumën 36 600 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja në KESH, në shumën 430 729 lekë.

Viti 2007

Ap me sip 120 m2 me vlerë 38 400 euro. Blerë me kredinë e marrë në shumën 3 000 000 lekë.

Autoveturë Benz me vlerë 2 500 000 lekë.

Gjendje cash në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 377 243 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja në shumën 377 912 lekë.

Kredi në shumën 3 000 000 lekë. Shuma e pashlyer është 3 023 989 lekë.

Detyrim ndaj firmës për blerjen e ap, në shumën 13 400 euro.

Viti 2008

Të ardhura nga shitja e ap të vjetër në shumën 3 500 000 lekë.

Kursime nga pagat dhe cash në shtëpi në shumën 400 000 lekë.

Gjendja e llogarisë është pakësuar në shumën 437 732 lekë.

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 285 600 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuse, në shumën 318 300 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si specialiste në një kompani në shumën 420 000 lekë.

Detyrime për shkollimin e vajzës në shumën 65 000 lekë.

Kredi në shumën 3 000 000 lekë. Shuma e pashlyer është 2 920 018 lekë.

Detyrim ndaj firmës për blerjen e ap, në shumën 13 400 euro.

Viti 2009

Kursime nga pagat dhe cash në shtëpi në shumën 200 000 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës në shumën 268 755 lekë.

Shlyer diferenca prej 13 400 euro, që i kishte kompanisë së ndërtimit, për ap.

Nga shuma 3 500 000 e shitjes së shtëpisë ka mbetur shuma 1 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 296 296 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuse, në shumën 380 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si specialiste në një kompani në shumën 420 000 lekë.

Detyrime për shkollimin e vajzës në shumën 65 000 lekë.

Kredi në shumën 3 000 000 lekë. Shuma e pashlyer është 2 873 666 lekë.

Viti 2010

Kursime nga pagat dhe cash në shtëpi në shumën 300 000 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës në shumën 146 280 lekë.

Pakësim i parave, shuma 2 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 410 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuse, në shumën 450 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si specialiste në një kompani në shumën 420 000 lekë.

Detyrime për shkollimin e vajzës në shumën 90 000 lekë.

Kredi në shumën 3 000 000 lekë. Shuma e pashlyer është 800 000 lekë.

Viti 2011

Kursime nga pagat dhe cash në shtëpi në shumën 500 000 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës në shumën 2 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 470 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuese, në shumën 480 000 lekë.

LEXO EDHE:  Ekzekutoi prindërit/ Prokuroria kërkon burg përjetë për Metallarin

Të ardhura të bashkëshortes si specialist, inxhiniere elektrike në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga puna si pedagog i jashtëm në një universitet privat në shumën 65 000 lekë.

Të ardhura nga bursa e vajzës në Austri, në shumën 720 euro.

Detyrime për shkollimin e vajzës në shumën 163 000 lekë.

Kredi në shumën 3 000 000 lekë. Është shlyer e tëra.

Kredi në shumën 2 200 000 lekë me afat 10 vite.

Viti 2012

Gjendje llogarie në shumën 102 359 39 lekë.

Gjendje cash në banesë në shumën 250 000 lekë.

Të ardhura nga paga, në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 253 931 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuese, në shumën 539 530  lekë.

Të ardhura nga puna si pedagog i jashtëm në një universitet privat në shumën 111 900 lekë.

Të ardhura nga bursa e vajzës në Austri, në shumën 720 euro.

Detyrime për shkollimin e vajzës në shumën 163 000 lekë.

Kredi në shumën 2 200 000 lekë me afat 10 vite. Shuma e pashlyer është 1 934 952,62 lekë.

Viti 2013

Shtesë në gjendjen cash në shumën 251 298 lekë.

Gjendje cash në banesë në shumën 180 000 lekë.

Tokë arë me sip 379 m2, nga e cila 120 m2 është rrugë kalimi, në të cilën ka një ndërtim informal përreth rreh 60 m2 e ndoshur në fshatin Pulaj, plazh Velipojë me vlerë 1 800 000. Blerë me kredinë e marrë në shumën 2 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga, në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 275 482 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuese, në shumën 550 950 lekë.

Të ardhura nga bursa e vajzës në Austri, në shumën 95 798 lekë.

Kredi në shumën 2 200 000 lekë me afat 10 vite. Shuma e pashlyer është 1 811 944 lekë.

Viti 2014

Blerë autoveturë me vlerë 250 000 lekë.

Shtesë në bursën e vajzës nga Ministria e Austrisë në shumën 5 700 euro.

Gjendje në llogarinë e pagës në shumën 10 621 lekë.

Gjendje cash në shtëpi 850 000 lekë.

Të ardhura nga paga, në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 383 360 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuese, në shumën 585 250 lekë.

Kredi në shumën 2 200 000 lekë me afat 10 vite. Shuma e pashlyer është 1 570 158, 89 lekë.

Viti 2015

Shtesë 680 euro nga trajtimi me bursë i vajzës, derdhur në llogarinë e bashkëshortes.

Shtesë në llogarinë e pagës në shumën 37 468 lekë.

Gjendje cash në shtëpi në shumën 120 000 lekë.

Pakësim i gjendjes së llogarisë së bashkëshortes në shumën 96 640 lekë.

Shtesë në llogari të vajzës në shumën 645 euro.

Të ardhura nga paga, në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 383 400 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuese, në shumën 585 520 lekë.

Llogari bankare e deklaruesit me vlerë 20 euro.

Kredi në shumën 2 200 000 lekë me afat 10 vite. Shuma e pashlyer është 1 407 953 06 lekë.

Viti 2016

Shtesë në llogarinë e pagës në shumën 517189, 66 lekë.

Pakësim nga gjendja cash në shtëpi në shumën 500 000 lekë.

Pakësim me 850 000 lekë.

Gjendje në llogarinë e vajzës në shumën 3647 92 euro.

Gjendje në llogarinë e kredisë në shumën 11 514 lekë.

Llogari bankare e deklaruesit me vlerë 20 euro.

Llogari bankare e bashkëshortes në shumën 138 euro.

Të ardhura nga paga, në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 441 401 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si mësuese, në shumën 593 532 lekë.

Të ardhura nga bursa e vajzës në shumën 96 650 lekë.

Të ardhura nga shitja e makinës me vlerë 100 000 lekë.

Të ardhura në llogari të vajzës në shumën 6 500 euro.

Kredi në shumën 2 200 000 lekë me afat 10 vite. Shuma e pashlyer është 1 174 700 lekë.

Detyrim për shkollën e vajzës në shumën 457 56 euro.

Detyrim për strehimin e vajzës në Austri në shumën 1 912 euro.

Viti 2017

Pakësim në llogarinë e pagës në shumën 131467,70 lekë.

Shtesë në llogarinë e pagës së bashkëshortes në shumën 82328,17 lekë.

Pakësim i gjendjes cash në shtëpi, kanë mbetur 140 000 lekë.

Shtesë në llogarinë e vajzës në shumën 126 08 euro.

Pakësim në llogarinë e vajzës në Vjenë, në shumën 33292,96 euro.

Të ardhura nga paga, në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 426 520 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si inxhiniere, specialiste në KESH, në shumën 1 113 936 lekë.

Llogari e pagës së bashkëshortes në shumën 35 010 lekë.

Të ardhura në llogarinë e vajzës, 6500 euro.

Kredi në shumën 2 200 000 lekë me afat 10 vite. Shuma e pashlyer është 929 917 lekë.

Detyrim për shkollën e vajzës në shumën 457 56 euro.  Janë paguar  915.12 euro.

Detyrim për strehimin e vajzës në Austri në shumën 2 178 euro. Janë paguar  2 877 euro.

Detyrim për qiranë e banesës në Tiranë, paguar në shumën 264 000 lekë.

Viti 2018

Shtesë në llogarinë e pagës në shumën 237706,48 lekë.

Pakësim në llogarinë e pagës së bashkëshortes, 28 760 lekë.

Gjendje cash në shtëpi, 240 000 lekë.

Shtesë në llogarinë e kredisë në shumën 40139 lekë.

Shtesë në llogarinë e kredisë në shumën 5 euro.

Llogaria e vajzës e pakësuar, ka mbetur shuma 44 69 euro.

Shtesë në llogarinë e vajzës në shumën 3566 52 euro.

Shtesë në gjendjen cash, 2 000 euro.

Shtesë në gjendjen cash të djalit në shumën 25 000 lekë.

Të ardhura nga paga, në Gjykatën e Apelit, Shkodër në shumën 1 445 330 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Valbona Kalaja si inxhiniere, specialiste në KESH, në shumën 1 294 302 lekë.

Kredi në shumën 1 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës në dy kompani në Austri si programuese, në shumën 8471 06 euro.

Të ardhura në llogarinë e vajzës, 5 000 euro.

Të ardhura në llogarinë e vajzës, 4 900 euro.

Të ardhura në llogarinë e vajzës, 600 euro.

Të ardhura nga puna e djalit në shumën 25 000 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga kreditë tek patundshmëritë/ Pasuria e tre kandidatëve për Kryepokuror

Publikuar

-

Nga

Gara për Prokuror të Përgjithshëm, tashmë ka hyrë në fazën finale. Ditën e djeshme Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi intervistat me tre kandidatët, përkatësisht Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.

Ndërkohë sot KLP bëri renditjen e kandidatëve sipas pikëve, ku të parin në listë ka rednitur Olsian Çelën me 459 pikë, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku është renditur e dyta me 406. Në vend të tretë është renditur Fatjona Memçaj me 362.

Më pas kjo listë do t’i shkojë Parlamentit për votim dhe kandidati fitues duhet të marrë 84 vota.

Nëse brenda 30 ditëve nga ky moment, asnjë prej kandidatëve nuk arrin të marrë 84 vota, atëherë kandidati i renditur i pari në listën e KLP shpallet automatikisht Prokuror i Përgjithshëm.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e tre kandidatëve për Kryeprokuror.

Sa i takon Olsian Çelës, përgjatë viteve si prokuror, nuk është lakuar  negativisht, as nga ana profesionale dhe as nga  aspekti i pasurisë.

                                     Olsian Çela

CNA.al ka zbardhur pasurinë e deklaruar nga Çela për ndër vite, sipas të dhënave të marra nga ILDKPKI, por referuar edhe të dhënave të Open Spending Albania.

Të ardhurat, rezulton t’i ketë vetëm nga paga. Në fakt, duket e çuditshme, pasi nuk jemi mësuar të shohim Prokuror të Përgjithshëm të varfër. Sidomos nëse kujtojmë ish kreun e organit të akuzës, Adriatik Llalla.

Çela e ka nisur punën si prokuror, me një apartament 2+1, me një autoveturë “Benz” 190 me vlerë 300 000 lekë. Në vitin 2004, ai ka deklaruar vetëm pagën, ndërsa në 2005, ka shitur Benz-in  në shumën  200 000 lekë.

Në 2005, dhe 2007 nuk ka asnjë ndryshim nga pasuria, e tij.

Në kohën që drejtonte Krimet e Rënda përgjatë viteve 2008 -2012, ai  deklaron pasuri të trashëguar.

Kështu në vitin 2008, ai ka kursime në në shumën 500 000 lekë si dhe një pasuri të patundshme  tokë bujqësore i fituar me trashëgimi në vitin 2008 në bashkëpronësi me familjarë të tjerë në Fier.

Në vitin 2009 ai ka deklaruar depozitë bankare në shumën 507 797 lekë, bono thesari në shumën 1 900 000 lekë, në vit in2010 ai ka deklaruar kursime në shumën 1 300 000 lekë,në vitin 2011 ka deklaruar kursime 1 000 000 lekë, si dhe tre raste kur ka marrë borxhe në shumat,900 000,800 000 dhe 700 000 lekë, për të blerë një apartament, ndërsa në vitin 2012 ai ka deklaruar kursime 700 000 lekë, kontratë qiraje financiare për një automjet në shumën 9 344 euro si dhe të ardhurat nga pagat.

Pas largimit nga drejtimi i i Krimeve të Rënda, në vitin 2013 ai ka deklaruar kursime 500 000 lekë, të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 180 000 lekë si dhe të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore në Fier, në shumën 30 000 lekë, në vitin 2014 ai ka deklaruar kursime në shumën 500 000 lekë, në vitin 2015 ai ka deklaruar se i ka kaluar të drejtat e pronësisë të apartamenti një personi tjetër kundrejt shumës 66 000 euro, ka blerë një njësi, (që nuk e përcakton se çfarë është apartament, garazh, lokal apo diçka tjetër), me sipërfaqe 77.8 metër katror, në shumën 78 500 euro, kursime në shumën 350 000 lekë si dhe të ardhurat nga paga e shpërblimet.

Ndërsa, në  vitin 2016 ai ka deklaruar se janë pakësuar kursimet në lekën të realizuara nga të ardhurat e vitit 2015 në masën 100 për qind. Shuma e pakësuar është 350 000 lekë.

Për të lexuar zbardhjen e plotë të pasurisë ndër vite të prokurorit Çela, kliko këtu.

Arta Marku

Sa i takon Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, pasuria e saj ndër vite, sipas të dhënave të publikuara në Open Spending Albania që nga viti 2004 e deri në vitin 2016, është shtuar me një apartament,  të cilin e ka blerë me bashkëshortin vitin 2007 me anë të një kredie.

LEXO EDHE:  Ekzekutoi prindërit/ Prokuroria kërkon burg përjetë për Metallarin

Para se të bëhej kryeprokurore e përkohshme, Arta Marku ka 15 vite punë si prokurore në Rrethin e Shkodrës, ku ka mbajtur detyra të ndryshme, si shefe e njësisë task forcë në 2006 dhe zëvendës/drejtuese e prokurorisë deri në 2016, për t’u zgjedhur më pas në krye të Prokurorisë së Shtetit, mes tymit dhe flakadanëve,  më 18 dhjetor 2017.

Përgjatë këtyre viteve karrierë, Marku rezulton e zhytur në kredi, madje deri në atë pikë, saqë edhe pajisjet më minimale që i duhen një familje i ka marrë me kredi.

Referuar formularit të deklarimit të pasurisë të vitit 2016,  rezulton se pasuria e Markut janë paga e saj dhe e bashkëshortit.  Thënë, ndryshe në shifra pasuria e Markut, kap vlerën e 2.221.286 lekë për vitin 2016.

Me këto para Marku paguan edhe dy kredi, të paktën sipas asaj që është deklaruar në formularët e deklarimit të pasurisë pranë ILDKPKI–së.

Kryeprokurorja ka marrë një kredi bankare për blerje pajisjesh si kondicioner, frigorifer dhe shtrydhëse frutash në shumën 263.630 lekë.

Gjithashtu ajo ka deklaruar një kredi për shtëpi, në vlerën 2.700.000 lekë, të cilën duhet ta paguajë deri në vitin  2022, me një këst mujor prej 37.000 lekë.

Në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, Marku, ka deklaruar se të ardhurat nga paga si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, shkojnë në vlerën 1.238.813 lekë.

Marku ka deklaruar edhe të ardhurat e bashkëshortit që merr  nga puna si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Shkodër, në vlerën 885.773 lekë si dhe pagesën e këstit nga Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave në Tiranë në favor po të bashkëshortit të saj, në vlerën 96.700 lekë. ( Lexo këtu)

Po ashtu, CNA.al ka raportuar më parë, që vetëm një vit pas marrjes së detyrës së Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku ka porositur për blerje një apartament në  një nga zonat më luksoze të Tiranës, ku çmimet variojnë nga 1000-1500 euro për metër katror.

Marku, thuhet se ia ka vënë syrin një apartamenti tek “Komuna e Parisit”, në një nga pallatet e ndërtuara nga kompleksi “Kika”, në këtë zonë.

Sipas informacioneve që ka grumbulluar CNA.al, Marku po blen shtëpi pranë vëllait të saj, i cili thuhet se është rezident i kompleksit Kika në Komunën e Parisit.( Lexo këtu)

                        Fatjona Memçaj

Kandidatja e tretë për detyrën e Kryeprokurorit, Fatjona Memçaj ka qenë një nga prokuroret e përkrahura nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Në janar të vitit 2017, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i ka dërguar Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit Albana Shtylla, listën emërore të prokurorëve që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sipas nenit 220 dhe 221 të ligjit nr. 115/2016.

Një ndër emrat ishte edhe prokurorja Fatjona Memçaj.

Sa i takon pasurisë së deklaruar për vitin 2016, e zbardhur nga CNA.al, sipas deklarimeve në ILDKPKI, vetëm me pagën e saj dhe të bashkëshortit, prokurorja Memçaj, rezulton me kursime mbi 10 mijë euro, dhe me gjashtë gjendje llogarie.( Lexo këtu)

Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”/ Kandidati për Kryeprokuror jeton vetëm me pagën

Kryeprokurorja e varfër/ Zbardhet pasuria e Arta Markut

Ekskluzive-Arta Marku blen apartament tek Komuna e Parisit?/ Ku i gjeti paratë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme

Prokurorja Fatjona Memçaj në “ethe”/ Pasuria i “pret” kokën?

LEXO TE PLOTE