Connect with Us

Artan Hoxha zbulon pse ndërrohen drejtorët e Hipotekës në Vlorë

Kronika

Artan Hoxha zbulon pse ndërrohen drejtorët e Hipotekës në Vlorë

Publikuar

-

Gazetari Artan Hoxha, nga studio e “Opinion”, ku po diskutohej për lidhjet e krimit me politikën, ka folur edhe për çështjen e Hipotekës së Vlorës, ndërsa zbuloi dhe arsyen se pse drejtorët japin dorëheqjen sapo emërohen.

Hoxha ka zbardhur edhe disa mesazhe mes një zyrtari të shtetit dhe një personi që është i interesuar për të marrë një pronë në Jalë.

“Një zyrtar i shtetit flet me një person që është i interesuar të marri një pronë në Jalë. I thotë: thuaji të bindi Ramën, unë do bëj c’të thotë Rama. S’kam asgjë në dorë, unë jam më i parëndësishmi. Ia çon zyrtari i shtetit, edhe vazhdon: Ata vazhdojnë me kërcënime. Uroj të tremben ata lart, por unë s’kam asgjë në dorë”.

Atherë çfarë bëhet. Shtetasi që ka fituar me vendim gjykate ka dhe pasaport greke, pra janë futur në lojë dhe autoritetet e huaja.

Merr një vendim nga Gjykata e Apelit e cila i jep të drejtën e pronësisë dhe i thotë zyrës së Hipotekës, fshije këtë pronë që ka qenë në emër të një personi tjetër me dokumenta të falsifikuara dhe do ta kalosh në regjistër të shtetit shqiptar dhe në emër të këtij personi. Bëhet fjalë për 75 mijë metra në Jalë.

LEXO EDHE:  Blindohet Vlora pas krimit të dyfishtë/Nga ikën autorët

Dhe çfarë ndodh, pasi merr vendimin nga Gjykata e Apelit e regjistron pronën. Të gjithë drejtorët që venë atje dhe nuk pranojnë u jepet urdhëri ta pezullojnë vendimin e Gjykatës së Apelit, që vetëm një gjykatë mund ta pezullojë atë. I thonë të vini dhe të çregjistroni pikërisht këtë vednim të gjykatës së Apelit.

Tani, drejtorët e hipotekës qe venë, mbasi e marrin dosjen, e shikojnë, kthejnë përgjigje, “përsa i përket më sipër nuk mund të procudohet” prandaj dhe ndërrohen sepse duhet të vejë një drejtor që ta marrë përsipër këtë vendim të Gjykatës së Apelit”, theksoi Hoxha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me 12 mijë euro në doganë/ Procedohet penalisht 20 vjeçarja nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

LEXO EDHE:  Përplaset nga motori teksa kalonte rrugën/ 60-vjeçari rëndë në spital

LEXO EDHE:  Përplaset nga motori teksa kalonte rrugën/ 60-vjeçari rëndë në spital

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në Shkodër/ Plagoset 34-vjeçari por thotë se ishte “aksidentale”

Publikuar

-

Nga

Një sherr më thika ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër ku ka mbetur i plagosur një person.

Për pasojë është plagosur rëndë E.C., 34 vjeç. i cili tha për efektivët se ngjarja kishte ndodhur në mënyrë aksidentale.

Në sallën operative të DVP Shkodër ka ardhur njoftim nga Spitali Rajonal Shkodër se ka shkuar për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar me mjet prerës, i cili pas kontaktit me Policinë ka mohuar të jetë plagosur nga ndonjë person tjetër, por ka thënë se ishte dëmtuar aksidentalisht duke rregulluar mjetin.

LEXO EDHE:  Arrestohet nga policia 15 vjeçari, u kap duke vjedhur portofola

LEXO EDHE:  Aksidenti në Vlorë/ Ndërron jetë 66-vjeçari

Policia arrestoi autorin W. (J.) M., 36 vjeç por edhe personin e plagosur për ‘moskallëzim krimi’.
Sipas unifromave blu, sherri ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të burgosur të rrezikshëm lanë qelitë/ ILD “ultimatum” gjykatave

Publikuar

-

Nga

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani përmes një shkrese që mban datën 11 shkurt 2020, iu kërkon gjykatave e prokurorive, t’i vënë në dispozicion gjithë dosjet gjyqësore që kanë të bëjnë me lirimet me kusht, të firmosura përgjatë 3 viteve të fundit.

Referuar shkresës së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, iu lë afat 2 javë institucioneve që t’i vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.-raporton BW.

“Në kuadër të inspektimit të nisur kërkojmë nga ana juaj, që brenda dy javësh nga marrja e njoftimit, të dërgohet pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, dokumentacioni me të dhënat e mëposhtme:

Dokumentacionin që pasqyron procedurën e caktimit të prokurorit, për secilën kërkesë lirimi me klusht.

LEXO EDHE:  Video/ Ja si u transportua droga nga Babica në Vlorë

LEXO EDHE:  Përplaset nga motori teksa kalonte rrugën/ 60-vjeçari rëndë në spital

Qëndrimi i mbajtur në seancë nga organi i akuzës si dhe ankimet e ushtruara nga zyrat e prokurorive, ndaj vendimeve, të cilat gjykatat e shkallës së parë dhe Apelit kanë disponuar mbi kërkesat e paraqitur nga ana e të dEnuarve.

Urdhri i ekzekutimit të vendimit penal të lirimit me kusht të dënuarit si dhe dokumentacioni i plotë që shoqëron urdhrin përkatës të nxjerrë nga prokurori”. – thuhet në shkresë.

LEXO TE PLOTE