Connect with Us

Administrimi i zgjedhjeve/ PD i përgjigjet propozimit të PS: Rama nuk ka ndërmend të bëjë Reformë Zgjedhore

Politikë

Administrimi i zgjedhjeve/ PD i përgjigjet propozimit të PS: Rama nuk ka ndërmend të bëjë Reformë Zgjedhore

Publikuar

-

Partia Demokratike i është përgjigjur propozimit të PS që administrimin e zgjedhjeve ta bëjnë punonjësit e administratës publike.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, që drejton Grupin e Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore shprehet se Rama nuk ka ndërmend të bëjë një reformë zgjedhore që garanton lirinë e votes por vetëm të tallet me OSBE/ODIHR.

Sipas Bardhit, propozimi i PS ka qëllim që administrimin e zgjedhjeve ta bëjnë punonjësit nën varësinë e Edi Ramës.

“Administrata publike është e pabesueshme për të administruar një proces zgjedhor me standarde europiane. Raporti i ODIHR-it ka provuar se punonjësit e administratës janë nën presion politik, si dhe është bërë e qartë se ajo është e mbushur me militantë të Partisë Socialiste”, thuhet në deklaratën e Bardhit.

Reagimi i plotë:

Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë një reformë zgjedhore që garanton lirinë e votës, por vetëm të tallet me OSBE/ODIHR, me Bundetsgun, me shqiptarët. Ai synon të sanksionojë me ligj standardin e 30 Qershorit, ku administroi i vetëm procesin. Këtë qëllim ka edhe propozimi i PS që administrimin e zgjedhjeve ta bëjnë punonjësit nën varësinë e Edi Ramës.

Administrata publike është e pabesueshme për të administruar një proces zgjedhor me standarde europiane. Raporti i ODIHR-it ka provuar se punonjësit e administratës janë nën presion politik, si dhe është bërë e qartë se ajo është e mbushur me militantë të Partisë Socialiste.

Përgjimet e dosjes 339 në Durrës dhe 184 në Dibër kanë sjellë fakte të pamohueshme se administrata, në kundërshtim me ligjin, është në shërbim të Edi Ramës, në përmbushje të objektivit për të vjedhur zgjedhjet.

Propozimi i Edi Ramës që zgjedhjet t’i administrojnë vartësit e Edi Ramës në shërbimin publik, do të thotë që zgjedhjet të lihen në dorë të Arben Keshit, i cili u përfshi në masakrën elektorale në Dibër, ndërsa ishte Drejtor në Ministrinë e Brendshme; në dorën e Ivo Docit, përgjegjësit të Ujësjellësit, i cili urdhërohej nga Avdylajt për të identifikuar punonjësit që votonin për PD dhe t’i kërcënonte ata me largim nga puna. Lista bëhet e gjatë me dhjetëra e qindra raste të identifikuar edhe nga OSBE/ODIHR, që provojnë se kjo është një administratë thellësisht e politizuar.

Makinacionet e Edi Ramës që bëjnë sikur depolitizojnë trupën që administron zgjedhjet, por në të vërtetë, ruajnë kontrollin e plotë të kryeministrit ne proces, janë të papranueshme. Ato janë kundër interesit publik për zgjedhje të lira e të ndershme.”/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

U betua dje tek noterja/ Zbulohet lëvizja e radhës e Arta Vorpsit

Publikuar

-

Nga

Pas betimit tek noterja si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka një kërkesë për anëtarët e Kushtetueses.

Sipas News 24, Vorpsi i ka kërkuar anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushës, Besnik Mucit, Elsa Toskës si edhe Fiona Papajorgjit t’i njohin mandatin.

Mësohet se  Marsida Xhaferllari e cila u emërua nga presidenti Ilir Meta si anëtare e Kushtetueses, nuk ka marrë pjesë në mbledhje.

LEXO EDHE:  Video skandali 2/ Manipulimi i votave për rizgjedhjen e Bashës kryetar të PD-së

Ndërkohë, kujtojmë se dje Vorpsi u betua para një notere në Tiranë, duke injoruar kështu vendimin e Metës për të mos e njohur Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Nga shpatulla jashtë e deputetes, te emocionet e Spiropalit përkrah Ramës/ Detajet nga parlamenti

Publikuar

-

Nga

Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar sot një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, ku në rend të ditës kishte një çështje të vetme, rezoluta ndaj Metës, në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Por, përtej debateve politike, një detaj që tërhoqëi vëmendjen ishte veshja e deputetes së re, Elda Hoti.

Elda Hoti u shfaq e veshur në seancën e sotme, me një futan me njërën shpatull jashtë, duke thyer kështu kodin e veshjes së Kuvendit të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Ministria e Brendshme i përgjigjet PD-së/ Droga në Itali është kapur në bashkëpunim me Policinë Shqiptare

Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen ishte edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila sikurse duket në fotot  e mëposhtme, dukej tepër e emocionuar krah “Skëndërbeut” të saj.

Nga ana tjetër edhe deputetja Gjylameti është parë të bisedojë kokë me kokë me deputetin Ervin Bushati.

Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme:/ CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bosi është sëmurë”/ Manjani me pikëpyetje: Përse ky nxitim për Unazën e re dhe ndërtimin e institucioneve të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shtruar dy pyetje lidhur me situatën aktuale në vend.
“Pyetjet që shtrohen sot, në të vërtetë janë:
1. Përse gjithë ky nxitim për të zgjidhur ” Unazën e re” dhe “Teatrin”? Edhe me dhunë ekstreme po qe nevoja…
2. Përse duhet kaos në ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë?”, shkruan Manjani.
Sipas tij, diçka po fshihet, përtej padurimit për të mbyllur punët e lëna në mes.
“Nuk ka lidhje me lajmet që “bosi është sëmurë”… Absolutisht jo”, shkruan ish ministri./CNA.al

LEXO TE PLOTE