Connect with Us

Video-Rikthehen përmbytjet në Durrës/ Kaos në qarkullim

Politikë

Video-Rikthehen përmbytjet në Durrës/ Kaos në qarkullim

Publikuar

-

Stuhia që përfshiu të gjithë vendin ditën e sotme ka sjellë pasoja për qytetin bregdetar  të Durrësit, duke krijuar vështirësi qarkullimi në rrugët kryesore dhe dytësore të Durrësit.

Rrugët pranë Bashkisë janë të mbuluara nga uji, ndërkohë që si pasojë ka probleme me lëvizjen e automjeteve.

Në  brendësi të lagjeve është e pamundur lëvizja, ndërsa në videot  e mëposhtme  të siguruara nga CNA.al, parqyrohet kaosi i krijuar nga përmbytjet tek stacioni i trenit./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta tregon pse është kapur pas Dvoranit/ Paralajmëron “luftë” dekretesh

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se mazhorancës do t’i përgjigjet vetëm me kthime dekretesh, për çdo sulm ndaj tij.

“Ata përgjigjen me veprime antikushtetuese dhe kriminale, unë do përgjigjem vetëm me dekrete”, deklaroi Meta.

Kreu i shtetit e cilësoi të qëllimshme dhe mafioze atë që është bërë me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

“Është veprimtari mafioze, është e qëllimshme, ata gënjejnë edhe njëri tjetrin. Ata janë të rrezikuar të gjithë, për pronat e tyre, sovranitetin e tyre, ka vetëm një gardian në fund, që është Gjykata Kushtetuese. Ata të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan, unë do ta bëj punën time me përgjegjshmëri”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

LEXO EDHE:  Panik në Durrës/ Shkrumbohen nga flakët dy makina

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në autostradë/ Përplaset për vdekje këmbësori

“Unë do kthej dekrete, kushtetuese, të ligjshme, ata janë një parlament me probleme të mëdhaja kushtetuese, edhe zëvendësimet e opozitës janë antikushtetuese”, vijoi më tej presidenti.

Teksa u pyet për sulmet ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Meta theksoi se Ardian Dvorani duhet ndëshkuar që mos përsëritet më kjo ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuza e fortë e Metës/ Maxhoranca po rrëmben Gjykatën Kushtetuese për të mbyllur PPP-të

Publikuar

-

Nga

Kreu i qeverisë Ilir Meta i ftuar në emisionin “Open” ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës, teksa tha se po tenton të rrëmbejë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mbyllur çështje të hapura si PPP-të me vlerën e madhe 1 miliard euro.

“Maxhoranca e thirri Venecian, për t’u tallur me Venecian. E thirrën sepse u acaruan për Dovranin. Këta miratuan natën ligjin pë të cilën thirrën Venecian. Duan të dhunojnë Kushtetutën në mënyrë fragrante. Jemi bërë shteti më qesharak në botë falë kësaj mazhorance të papërgjegjshme, e cila fton Venecian që të na lexojë nenin 179 në Kushtetutë që e ka shkruar vetë Venecia.

U shqetësuan për kallëzimin ndaj Dvoranit dhe çfarë bënë? Një ditë para se Venecia të vinte, këta miratuan ligjin natën dhe të fusin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nga oxhaku dhe të dhunojnë Kushtetutën në mënyrë të hapur dhe flagrante. Nuk e thirra Venecian se më vinte turp t’i thirrja dhe t’i pyesja pse e keni shkruar kështu.

LEXO EDHE:  Meta harron tërmetin/ Kthehet në Durrës si tifoz

LEXO EDHE:  Durrës/ Vodhi energjinë elektrike, arrestohet 47 vjeçari

Nuk është interpretim këtu. Kushtetuta është e qartë. Mazhoranca thotë se do ta vjedh unë atë që të takon që këto PPP-të që janë 1 miliardë euro dhe të gjitha çështjet e tjera t’i mbyllë. Parlamenti i tha që atë ligjin e miratuam dje mos e fusni. Si do të ndiheshit ju? Çdo gjë që është shkruar në Kushtetutë është bërë nga Venecia. Këtu kemi të bëjmë me rrëmbim të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese””, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ishte mbështetje për shqiptarët, jo për qeverinë”/ Meta mesazh Ramës për donacionet

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur ndërkombëtarët për dhënien e 1.15 milionë eurove për të rindërtuar banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kreu i Shtetit deklaroi në emisionin “Open” se këto donacione janë mbështetje për shqiptarët dhe jo për qeverinë.

“Nuk kam asnjë koment përveçse një duartrokitje, tani të punohet që këto para të shkojnë te qytetarët në nevojë. Kjo është një mbështetje për popullin shqiptar, jo për qeverinë. Qeveria ka patur dhe ka përkrahjen time, por transparenca u tregua nga të gjithë donatorët. Mua më intereson që këto ndihma të shkojnë te qytetarët shqiptarë dhe kjo është më e rëndësishmja”, u shpreh Meta.

LEXO EDHE:  Meta harron tërmetin/ Kthehet në Durrës si tifoz

LEXO EDHE:  Përmbytjet në Shqipëri/ Çfarë deklaronte Rama në vitin 2010 e çfarë deklaron sot?

Presidenti tha se është gati të duartrokasë për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për të mirat që ka bërë, por theksoi se tani është primare që paratë të shkojnë atje ku duhet dhe të mos shpërdorohen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE