Connect with Us

Video e frikshme/ Pasojat shkatërrimtare të tornados në Greqi

Bota

Video e frikshme/ Pasojat shkatërrimtare të tornados në Greqi

Publikuar

-

Zona e Kallamatës në Greqi, është goditur ditën e sotme nga disa tornado të fuqishme të cilat kanë shkatërruar gjithcka që kanë gjetur para.

Në videon e mëposhtme të siguruara nga kamerat e sigurisë, tregohet moment i shkatërrimit të një fabrike të madhe. Madje edhe makinat në afërsi të objektit janë shkatrruar.

Për mediat vendase, pronarët janë shprehur se ndjehen me fat që nuk ka patur viktima, pasi në momentin e tornados, të gjithë punëtorët kanë qenë në fabrikë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Dhunoi lypsarin/ Avokati nuk pendohet: Më përmendi nënën

Publikuar

-

Nga

Videoja e avokatit të njohur Tomë Gashi duke përbuzur një lypës në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, bëri xhiron e rrjetit pak ditë më parë.

Avokati shihej i irrituar dhe vihej re që ai i gjuajti me shqelm parave që lypësi kishte mbledhur nga qytetarët, ndërsa të pranishmit thanë se Gashi e ka poshtëruar atë me fjalë të ndyra.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i avokatit, i cili nuk shpreh aspak pendesë për veprimin që bëri, pasi pretendon se i ka përmendur nënën.

“Këta janë punëtorë të njerëzve me Mercedesa dhe për këtë situatë nuk ka ndërmarrë askush asgjë. Të kisha goditur unë lypsarin ai nuk do të kishte qëndruar aty fare. Ju nuk e dini se çfarë ka thënë ai person. Po ta përmendë ty nënën, si të duket?”, tha Gashi për Klan Kosovën.

“Nuk e shoh të arsyeshme të kërkoj falje për goditje të plastikës, kjo më duket budallallëk. Ata janë një grup i organizuar prej kriminelëve. Me qindra herë janë thirrur organet kompetente. Atë ditë kam qenë duke ardhur në emisionin Info Magazine dhe gjatë rrugës unë i kam kërkuar lypsarit që të largohet nga aty.  Ato çfarë ai (lypsari) ka folur ndaj meje, mos të kishte qenë kontrolli im, ai do të kishte përfunduar shumë ndryshe”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Zjarret ‘pushtojnë’ sërish Greqinë/ Evakuohen banorët

LEXO EDHE:  Tmerri në Greqi/ Ish-deputeti socialist solidarizohet me familjarët e viktimave

Më tej, avokati thekson se punonjësit e policisë i kanë thënë se nuk kanë çfarë t’i bëjnë./ CNA.al

Video – Avokati dhunon lypësin në mes të qytetit

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pompeo: Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës, thelbësore për Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në urimin e tij me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës tha se sovraniteti dhe pavarësia e saj mbeten thelbësore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor.

Në urimin e tij ai shkruan se “për më shumë se një dekadë të dy vendet tona kanë gëzuar një partneritet të fortë mbështetur në vlera të përbashkëta. Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës mbeten thelbësore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor. Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën në udhëtimin tuaj drejt integrimit në institucionet transatlantike dhe do të vazhdojnë të punojnë për të forcuar sundimin e ligjit, për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të nxitur përparimin ekonomik për të gjithë qytetarët e Kosovës”,raporton radioja amerikane “VOA”.

Sekretari Pompeo shkruan se pas zgjedhjeve të fundit dhe formimit të qeverisë, Kosova ka një mundësi të ripërtërirë për të realizuar mundësitë e saj të plotë si për qytetarët ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje.

LEXO EDHE:  Tmerri në Greqi/ Ish-deputeti socialist solidarizohet me familjarët e viktimave

LEXO EDHE:  VIDEO/ Ja si i kryenin vjedhjet grabitësit e arrestuar në Durrës

“Jemi inkurajuar nga ngjarjet e fundit që sinjalizojnë një lëvizje drejt lehtësimit të investimeve, turizmit, dhe lidhjeve tregtare dhe të njerëzve me Serbinë, të cilat paraqesin themelet për përparim të mëtejshëm në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në të ardhmen e afërt”, shkroi sekretari Pompeo në urimin e tij për përvjetorin e 12-të të pavarësisë së Kosovës.

LEXO TE PLOTE

Bota

Japoni, evakuohen nga anija shtetasit amerikanë

Publikuar

-

Nga

Të dielën pasagjerët amerikanë që ndodheshin në karantinë në një anije në brigjet e Japonisë që prej datës 3 shkurt, janë evakuuar. Shtetasit amerikane në bordin e anijes “Diamond Princess”, e cila njoftoi për 355 persona të infektuar, u evakuuan nga anija dhe u nisën drejt SHBA-së me avionë çarter, ku gjasat janë të qëndrojnë në karantinë edhe për katërmbëdhjetë ditë të tjera.

Më herët zyrtarët kinezë njoftuan të dielën se numri i rasteve të reja të personave të prekur me koronavirus është ulur për të dytën ditë me radhë. Komisioni kinez i Shëndetësisë konfirmoi 1.843 raste të reja, që përfaqësojnë një rënie kahasuar me dy ditë më parë kur Kina njoftoi më shumë se 7.500 raste.

Numri i vdekjeve nga virusi në territorin e Kinës arriti në 1.665, me 142 vdekje të raportuara të dielën. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të dielën se është “e pamundur të parashikosh se çfarë drejtimi do të marrë epidemia”. Duke folur në konferenca e Sigurisë në Mynih, shefi i OBSH-së Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje qeverive të punojnë me këtë organizatë për të informuar në mënyrën e duhur publikun për rreziqet që paraqet virusi, por pa shkaktuar histeri në publik siç tha ai.

Ndërkohë publikimi nga mediat shtetërore kineze të një fjalimi të mbajtur 3 shkurt nga Presidenti Xi Jinping ka ngritur pikëpyetje të reja.
Publikimi i fjalimit të shtunën ishte një përpjekje e dukshme për të demonstruar se Partia Komuniste kishte vepruar me vendosmëri që në fillim ndaj situatës, por nxiti gjithashtu kritika mbi arsyen se pse publiku nuk u njoftua më herët.

LEXO EDHE:  Rama: C’ka PD-ja me videon e aktorit të talentuar?

LEXO EDHE:  Urime edhe nga… hapësira për marrëveshjen Eurozonë-Greqi!

Zyrtarët lokalë kinez janë kritikuar mbi mënyrën se si e kanë menaxhuar situatën pas shpërthimit të virusit, ndërsa përfshirja e presidentit ishte minimizuar, deri tani. Zyrtarë të Huanit, qyteti ku u shfaq për herë të parë virusi si dhe të provincës Hubei u shkarkuan nga detyra për shkak të asaj që u tha se ishte një përgjigje jo e duhur ndaj situatës emergjente të shkaktuar nga virusi./VOA

LEXO TE PLOTE