Connect with Us

Tronditëse/ 14-vjeçarja shqiptare godet me thikë nënën e saj në gjumë

Kronika

Tronditëse/ 14-vjeçarja shqiptare godet me thikë nënën e saj në gjumë

Publikuar

-

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi ku një 14-vjeçare shqiptare  ka sulmuar me thikë  nënën e saj në gjumë.

Sipas mediave greke, ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kaminias, rreth orës 02:00 e mëngjesit. Gruaja është dërgua me urgjencë në spital me 12 plagë nga thika; 3 në krahun e majtë, 1 në shpatull, 2 në gjoks, 4 në pjesën e barkut dhe 2 në shpinë.

LEXO EDHE:  Vrau dy persona në Shqipëri/ Arrestohet 52-vjeçari në Greqi

Në prani të psikologës, policia ka shoqëruar vajzën 14-vjeçare për ta marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje të rëndë. E mitura e tronditur dhe ka thënë se nuk mban mend asgjë.

Sakaq mediat shkruajnë se familja ishte e rregullt dhe jo problematike, bazuar edhe në dëshmitë e fqinjëve./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA/ Sajmir Alimehmeti, dënohet me 22 vjet heqje lirie për mbështetje të terrorizimit

Publikuar

-

Nga

Një gjykatë në New York, dënoi me 22 vjet heqje lirie një shqiptar me vendbanim në Bronx, që synonte të bëhej pjesë e grupit ekstremist Shteti Islamik.

Sipas akuzës, që nga viti 2015, Sajmir Alimehmeti, i cili veten e quante “Dentisti”, kishte blerë thika dhe pajisje të tipit ushtarak.

“Ju jeni një bombë e kurdisur”, tha të premten gjykatësi federal i Manhatanit, Paul Engelmayer, derisa po publikonte vendimin për dënimin e tij nën akuzat për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-it dhe për mashtrim me pasaportë.

Alimehmeti, shtetas i natyralizuar amerikan ishte arrestuar në vitin 2016. Një agjent i fshehtë ishte takuar me Alimehmetin në banesën e tij në Bronx, ku ai kishte luajtur video, ku shihej një prej luftëtarëve të ISIS-it duke u prerë kokën të burgosurve.

Alimehmeti i kishte thënë agjentit të fshehtë se “ai dhe vëllai i tij kishin patur në plan për të udhëtuar nga Shqipëria në Raka të Sirisë, por i vëllai ishte arrestuar.”

LEXO EDHE:  Gjermani: Kryqi i Kuq planifikon ndihma për emigrantët në Greqi

LEXO EDHE:  Plagosi të motrën me thikë/ Në pranga 40-vjeçari vlonjat

Ai kishte qenë në vëmendje të autoriteteve të paktën që nga viti 2014, kur atij i ishte mohuar dy herë hyrja në Britani, prej nga synonte të udhëtonte për në Siri. Në vitin 2015 ai kishte aplikuar për një pasaportë të re amerikane, duke pretenduar se e kishte humbur të parën. Sipas FBI-së, ai mendonte se përdorimi i pasaportës së vjetër me vulat britanike të refuzimit do të ngjallte dyshime.

Në vitin 2018 ai kishte pranuar fajësinë, duke theksuar se ka gënjyer gjatë aplikimit për pasaportë si dhe për ofrim të mbështetjes materiale për ISIS-in./VOA

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bastiset shtëpia e 67-vjeçarit në Divjakë/ Autorët i marrin makinën, armën e gjahut dhe 2 celularë

Publikuar

-

Nga

Shtëpia e një 67-vjeçari në fshatin Sopëz të Divjakës ka rënë pre e grabitjës këtë të dielë.

Sipas burimeve të policisë, mësohet se persona të paidentifikuar kanë arritur që të marrin në banesën e 67-vjeçarit me inicialet  N.P mjetin tip “Benz”, një armë gjahu teke të cilën e kishte me leje dhe dy telefona celularë.

Policia ka nisur hetimet, ku po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

LEXO EDHE:  Plagosi të motrën me thikë/ Në pranga 40-vjeçari vlonjat

LEXO EDHE:  Tentuan të trafikonin drogë/ Arrestohet 1 shqiptar dhe 2 bullgarë

Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Sopëz, dyshohet se persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e shtetasit N.P, 67 vjeç, ku i kanë marrë automjetin tip “Benz”, një armë gjahu teke të cilën e kishte me leje dhe dy telefona celularë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e Kacifas në Bularat/ Autoritetet greke hapin hetimet

Publikuar

-

Nga

Autoritetet greke hapin hetimet për vrasjen e minoritarit grek Konstandinos Kacifas.

Media greke “zougla.gr”, raporton se prokurori Publik Konstantinos Simitzoglou është duke ndjekur penalisht rastin e Kacifas, i cili mbeti viktimë më 28 tetor të 2018.

Oficeri i mjekësisë ligjore tani do të thirret për të përcaktuar shkaqet e vrasjes së të riut.

Prokurori i shtetit fqinj ka marrë urdhër nga Shefi i Prokurorisë Publike Vangelis Ioannides për të hetuar rrethanat e vdekjes së Kacifas pasi kishte marrë dëshmi dhe prova të dërguara nga Prokuroria shqiptare.

LEXO EDHE:  Thellohen hetimet për kontrabandën e cigareve në Kakavijë

LEXO EDHE:  Vrau dy persona në Shqipëri/ Arrestohet 52-vjeçari në Greqi

Gjithashtu Simitzoglou ka marë edhe dëshminë e familjarëve të minoritarit, ndërkohë media greke shkruan se hetuesi do të kërkojë nga autoritetet shqiptare informacione për policët e përfshirë në operacion./ CNA.al

LEXO TE PLOTE