Connect with Us

Të rinjtë në skamje dhe papunësi/ Shqipërisë i ikën truri 

Sociale

Të rinjtë në skamje dhe papunësi/ Shqipërisë i ikën truri 

Publikuar

-

Raporti i 2-të Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2019” tregon se vendi ynë vazhdon të mbetet ndër vendet e para në Europë për papunësinë e të rinjve, largimin e trurit, vrasjen e vajzave dhe varfërinë studentore!

CRCA/ECPAT Shqipëri, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri – ANYN dhe
Child and Youth Policy Hub, me mbështetjen e Koalicionit për Arsimin në Shqipëri – ACE, prezantuan
sot Raportin e 2-të Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2019”.

Raporti kërkon të informojë në mënyrë të posaçme politikë-bërësit, institucionet shtetërore dhe vetë të rinjtë mbi situatën e rinisë në Shqipëri, problemet e identifikuara si dhe të rekomandojë zgjidhje për institucionet përkatëse.

Raporti i 2-të Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2019”, ndër të tjera evidenton disa nga gjetjet më kritike
të adresuara nga vetë të rinjtë, si më poshtë:
• Niveli i lartë i papunësisë së të rinjve e të rejave në Shqipëri, nivel ky që varion nga 20.9 %
në vitin 2019, sipas INSTAT, në 32.8% sipas ILO-s, ndërkohë që sipas Anketës Kombëtare
“Rinia në Shqipëri 2019”, 73% e të rinjve të intervistuar e kanë adresuar atë si problemin e
tyre më shqetësues.

• “Ikja e trurit të të rinjve” e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë për dëshirën e të
rinjve për të ikur dhe studiuar jashtë vendit. 35% e studentëve me një diplomë Bachelor
dhe rreth 30% të studentëve në përgjithësi synojnë të studiojnë jashtë vendit, ndërsa niveli
i gjendjes ekonomike të studentëve shqiptarë është sërish në përmasa alarmante, krahasuar
me vendet e tjera. Largimi i të rinjve nga vendi kap shifra deri në 79% sipas Gallup, duke e
vendosur Shqipërinë në krye të listës së vendeve nga ku largohen të rinjtë.

• Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për vrasjet e vajzave dhe grave, ku situata
e dhunës me bazë gjinore është më alarmante. Të dhënat e organizatave të ndryshme
kombëtare dhe ndërkombëtare tregojnë se 88.8% e grave dhe vajzave në Shqipëri janë të
dhunuara nga të gjitha format e dhunës dhe 65% e tyre e kanë përjetuar dhunën në
familje ose nga partneri. Nëse do t’i referohemi dy viteve të fundit numri i vajzave
(grupmosha 15-29 vjeç) të vrara nga partnerët e tyre shkon në 7 vajza.

Sidoqoftë, vlen për tu theksuar fakti pozitiv, se ka një rritje të ndjeshme të numrit të vajzave që janë
ndërgjegjësuar dhe kanë marrë guximin të denoncojnë dhunën ndaj tyre pranë Policisë së
Shtetit, dhe kjo shifër arrin në rreth 8000 raste që kanë marrë urdhër-mbrojtjeje në vit,
duke u rritur me mbi 200 raste të reja, vajza që arrijnë të denoncojnë dhunën nga viti 2018
në vitin 2019.

• Kushtet social-ekonomike në të cilat jetojnë të rinjtë në Shqipëri, kanë sjellë rritje të
kriminalitetit rinor. Të dhënat e vitit 2018 tregojnë se 38% e dënimeve penale të formës së
prerë janë dhënë ndaj të rinjve, situatë kjo që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

• Varfëria dhe papunësia tek të rinjtë shërbejnë si një terren që gjeneron ndër të tjera edhe
ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin. Raporti i Komisionit Europian i vitit 2018
thekson se nga 144 shtetas shqiptarë që shkuan në Siri dhe Irak për luftuar në konfliktet e
armatosura. 73 vetë (përfshirë 18 luftëtarë dhe 55 anëtarë të familjeve), mes tyre fëmijë,
të rinj e të reja që gjenden ende në zonat e luftës. Ndërsa Raporti më i fundit i vitit 2019,
sheh shqetësues rritjen në Shqipëri të radikalizmit fetar online.

LEXO EDHE:  Filo: Vota e tyre e parë do të shkojë në Drejtimin e Duhur

• Në nivel kombëtar, 62% e të rinjve nuk kanë besim te partitë politike shqiptare, ndërsa
rreth 57% e tyre vlerësojnë me zero pikë punën e pushtetit vendor dhe sektorëve të
rinisë. Rritja e mosbesimit ndaj politikës dhe konfliktualitetit që ushtroi ngërçi parlamentar
e politik, krijuan terrenin e mos-ushtrimit të së drejtës së votës për të rinjtë. Në zgjedhjet e
fundit vendore mbi 50% e të rinjve nuk kishin dëshirë të votonin.

Përgatitja e këtij raporti është e një rëndësie të veçantë për Shqipërinë dhe për mbarë lëvizjen
rinore. Është hera e dytë që lëvizja rinore bëhet së bashku, me qëllim monitorimin dhe vlerësimin e
punës së institucioneve publike në nivel qendror dhe vendor, për të rinjtë dhe impaktit që politikat
shtetërore kanë patur te të rinjtë dhe lëvizjen e tyre në Shqipëri.

Raport i 2-të Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2018-2019”, ndër rekomandimet e tij kryesore rendit:
Për Kuvendin e Shqipërisë:
– Të krijojë Nën-Komisionin Parlamentar për Rininë në Kuvendin e Shqipërisë.
– Të nxisë mbështetjen e bizneseve të drejtuara nga të rinjtë;
Për Qeverinë dhe Këshillin e Ministrave:
– Të krijojë programeve të reja për nxitjen e punësimit të djemve dhe vajzave si dhe të
mbështesë bizneset rinore, me fokus të veçantë të rinjtë e grupeve vulnerabël.
– Hapjen e programeve për mbështetjen në komunitet të të rinjve, si për fuqizimin e tyre
ashtu edhe për ata të rinj që kanë sjellje anti-sociale apo kriminale, për t’i krijuar mundësi
për t’u rehabilituar dhe integruar në shoqëri.
– Hartimin e Planit të Ri të Veprimit për Rininë dhe miratimin në buxhetin e Ministrisë së
Arsimit e zërit buxhetor për Rininë, ku ai të zerë 10% të totalit të fondeve të gjithë
ministrisë.

Për Bashkitë në Shqipëri:
– Të krijohen Sektorët e Rinisë, dhe Këshillat Bashkiakë duhet të miratojnë një zë specifik
buxhetor për të financuar programet dhe nismat rinore të organizatave dhe grupimeve
rinore;

– Në çdo Bashki të vendit duhet të përgatiten dhe miratohen Planet Lokale 3-5 vjeçare të
Veprimit për të Rinjtë, për të adresuar atë që mungon në politikat publike vendore
– Përfaqësuesit e bashkive në bashkëpunim të plotë me Këshillin e Ministrave dhe ministritë e
linjave, të punojnë, organizojnë e financojnë shërbime të mirëfillta komunitare të
domosdoshme për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje.

Për organizatat rinore të shoqërisë civile:
– Të ushtrojnë më tepër presion dhe të krijojnë mekanizma të llogaridhënies dhe monitorimit
të të zgjedhurve publikë, institucioneve të pushtetit lokal dhe atyre qendror për problemet
dhe shqetësimet e rinisë;
– Të ndërmarrin fushata informuese kombëtare mbi të drejtat e vajzave dhe respektimin e
tyre në shkollë, komunitet, familje e shoqëri dhe të jenë më të ndjeshme dhe të punojnë më
tepër për parandalimin dhe reduktimin e gjuhës së urrejtjes mes të rinjve në Shqipëri;
– Organizatat rinore në vend, duhet të ndërmarrin fushata sensibilizuese dhe të mbështesin
më tepër nisjen e start-up rinore për nxitjen e punësimit të të rinjve në mbarë vendin./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Donatorët zbulojnë ndihmat në Bruksel/ Tërmeti shkund sërish Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Teksa në Bruksel është mbledhur Konferenca e donatorëve për Shqipërinë, një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është ndjerë pak momente më parë në jugperëndim të vendit.

Sipas Qendrës Europiane të Regjistrimit të Tërmeteve raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Lezhë.

Ndërkohë, që thellësia e tërmetit raportohet të ketë qenë 2 km.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi javor, nga 17 shkurt deri në 23 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift do marre një kthese shume me te mire këtë jave. Do jeni me te logjikshëm dhe shume me tolerante me atë qe keni ne krah. Beqaret do i marrin gjerat shtruar, por ne fakt ditën e mërkurë do ju ndodhe diçka e bukur qe nuk e kishin imagjinuar me pare. Çdo gjë ka për te ndryshuar rrënjësisht për mire. Financat do mundoheni t’i mbani gjithë kohës nen kontroll, por me vështirësi do mund t’iu dilni. Mos u druani te kërkoni ndihme nga te afërmit. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe ndonjë shqetësim. Pakësojeni kafen, duhanin, pijet alkoolike, likeret dhe salcat pikante. Ne pune duhet t’i mendoni disa here gjerat para se te hidhni hapa sepse vetëm kështu nuk do gaboni. Jeta familjare do jete gjithë kohës e ngrohte.

DEMI 21. prill – 21. maj

Do luftoni gjithë kohës me monotoninë ne çift gjate kësaj jave dhe te gjitha përpjekjet tuaja do japin rezultat. Pas te mërkurës dielli do ngrohe akoma me shume. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por do ju ndodhin disa gjera te bukura e te paparashikuara. Kënaqësitë do jene te pafundme. Me financat tregohuni te arsyeshëm dhe keni për ta para qe situata do ketë vetëm përmirësime. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jete e shkëlqyer. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni ne sektorin shëndetësor. Ne pune, projektet do fillojnë te marrin formën e duhur. Do ndiheni edhe me shume krenare për veten tuaj. Me familjaret çdo gjë do ece me se miri.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Dëshira për te bere shume gjera njëherësh do beje qe ta lini disi pas dore partnerin tuaj gjate kësaj jave. Kjo do sjelle goxha debate dhe nëse nuk merrni masa, çdo gjë e bukur do shkatërrohet. Për beqaret do jete një periudhe interesante, me njohje te reja dhe ndodhi fantastike. Marsi do ndikoje pozitivisht tek financat kështu qe ju duhet te përfitoni sa me shume për te rregulluar problemet me urgjente. Dhëniet e huave duhet t’i shmangni me çdo kusht. Shëndeti pas ditës se mërkurë do jete i shkëlqyer dhe ju do e rigjeni formën tuaj olimpike. Ne pune do jeni plot gjallëri dhe do keni arritjet qe keni ëndërruar gjithë kohës. Jeta familjare ka për te qene goxha e qete.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift gjate kësaj jave, madje duke lënë edhe punën pas dore. Partneri do e vlerësojë tej mase preokupimin tuaj dhe do ua shpërbleje me dashurinë e tij. Për beqaret pritet te ketë dashuri me shikim te pare. Çdo gjë për ta do te lulëzojë. Financat do jene ne tërësi te mbrojtura, megjithatë nuk do bëni keq t’i kufizoni disi shpenzimet për gjera te panevojshme. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime te vogla nga lodhja, por nuk duhet te merakoseni aspak. Hidratojuni me shume dhe çlodhuni. Ne pune mbështetuni tek koleget e besuar sepse vete nuk do mund t’ia dilni dot mbanë. Jeta familjare ka për te qene e begate dhe e mbushur me emocion.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dëgjojeni me vëmendje partnerin tuaj këtë jave dhe mundohuni t’ia plotësoni atij dëshirat. Nëse ju propozon diçka ekstravagante pranojeni sepse keni për te përjetuar emocione si kurrë ndonjëherë. Beqaret duhet te qëndrojnë larg personave shume te mëdhenj ne moshe sepse me vone do lëndohen. Ne planin financiar keni për te pasur me shume fat se me pare, kështu qe mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë investim me te madh. Shëndetin do dini si ta mbani nen kontroll. Ushqimi dhe aktiviteti fizik janë pikat kyçe. Ne pune do i keni idetë shume me te qarta dhe do hidhni hapat e duhura. Ne fundjave mund t’iu behet edhe një propozim te cilin nuk duhet ta neglizhoni. Jeta familjare do ketë ndryshime pozitive.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj ne çift do konsolidohet këtë jave edhe pse asgjë nuk do jete e lehte. Te dy palëve do ju duhet durim, qetësi dhe tolerance. Sido qe te jete, te gjitha sakrificat qe do bëni do japin rezultatet e pritura. Beqaret duhet te jene shume te kujdesshëm sepse ka rrezik qe disa persona problematike te mundohen t’i joshin. Gjendja e financave do mbetet e qëndrueshme për aq kohe sa ju te bëni llogarite para se te shpenzoni. Shëndeti here pas here do ketë probleme. Do keni dhimbje barku, dhembesh dhe koke. Ne pune perspektivat duken goxha te mira. Koleget do jene një mbështetje e forte dhe ju duhet t’ua dini për nder. Jeta familjare do ketë disa probleme te vogla dhe do nevojitet mbështetja juaj.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e mire gjate kësaj jave. Shpesh do keni edhe debate te zjarrta me partnerin për gjera pa ndonjë rendësi jetike. Kokëfortësia nga te dy palët do jete pika me e dobët. Beqaret do realizojnë disa takime, por pjesa me e madhe e personave do preferojnë aventurat kalimtare. Do jete ne dorën e tyre nëse do përfitojnë apo jo. Financat do jene te paqëndrueshme. Ne disa momente do keni vështirësi edhe për te kryer nevojat me elementare. Shëndeti ka për te qene i shkëlqyer. Nuk do keni me as shqetësimet e vogla tek shpina apo tek barku. Ne pune do orientoheni atje ku duhet dhe do keni me shume sukses nga sa mendonit. Familjes përkushtojuni pak me tepër.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Për sa i përket jetës ne çift gjate kësaj jave mund te prisni çdo gjë qe keni ëndërruar. Planetët do kujdesen edhe për detajet me te vogla. Çdo gjë e pamundur mund te realizohet ne momentin qe nuk e keni pritur. Beqaret duhet thjesht te dalin sa me shume sepse vetëm ashtu do mund ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Sektori i financave do jete gjithashtu me fat. Gjendja do përmirësohet aq shume saqë edhe vete do ju duket çudi për ndryshimet e menjëhershme. Shëndeti nuk do jete perfekt, por ne tërësi i kënaqshëm e pa probleme serioze. Kujdesuni pak me tepër për ushqimin dhe mos abuzoni me qetësuesit. Ne pune do jeni te organizuar dhe këmbëngulës prandaj do arrini majat. familja do jete mbështetje e forte.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Jave pozitive ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i mendoni gjerat shume me seriozisht nga me pare dhe nuk do lini pa zgjidhur asnjë mosmarrëveshje qe ju ka dale me herët. Pas te enjtes klima do jete shume me e ngrohte. Beqaret do kenë ndjenja te thella për një person me te cilin shume shpejt do mund te fillojnë edhe një lidhje. Çdo gjë për ta ka për te marre drejtimin e duhur. Ne planin financiar gjendja do jete aq e mire saqë mund te kryeni pa frike edhe disa transaksione. Gjendja shëndetësore do jete tej mase delikate. Nuk do keni mbrojtje te mire imunitare dhe mund te prekeni edhe nga ndonjë virus i stinës. Ne pune do jete dielli ai qe do iu ndihmoje te arrini atje ku keni ëndërruar gjithmonë. Jeta familjare do jete e qete nëse nuk prekni tema delikate.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Jave shume e mire do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Bashkëpunimi ne çift do jete o forte ne çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni te qëndroni me tepër kohe pranë njeri-tjetrit. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Midis tyre mund te jete edhe ai qe do iu ofroje një jete te qete dhe me momente te lumtura. Financat për fat te mire nuk do jene te këqija, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume. Shëndeti nuk duhet neglizhuar për asnjë moment sepse pasojat do jene te renda. Ne pune do jeni kreative dhe te gatshëm për te bere edhe sakrifica vetëm për te arritur atje ku doni. Disa kolege do ju ndihmojnë. Ne familje duhet te toleroni me tepër qe t’ia kaloni mire.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Këtë jave do doni vetëm te përjetoni emocione te forta ju te dashuruarit. Do preferoni me shume te ndërmerrni rreziqe dhe me pas te ndiheni mire sesa te qëndroni ne qetësi dhe mos rrezikoni. Çdo dite do jete ndryshe nga tjetra. Beqaret nuk duhet te pranojnë me sy mbyllur çdo lloj ftese qe do ju behet sepse kane për t’u penduar rende. Financat nuk do jene te mira ditët e para. Mund te ndiheni shpeshherë ne vështirësi dhe do ju duhet te kërkoni ndihme. Shëndeti gjithashtu do kërkojë me tepër përkujdes nga ju. Mos prisni te keni probleme serioze për te marre masa pas shqetësimeve qe keni pasur. Për punën do jete një periudhe pozitive dhe e mbushur me arritje. Edhe jeta familjare do jete e qete.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Këtë jave do i beni te gjitha përpjekjet e mundshme ju te dashuruarit ne mënyrë qe ta përmirësoni sa te mundeni jetën ne çift.. Me pak mundim dhe sakrifica do ja dilni mbanë. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm fillimin e një lidhjeje, përkundrazi do ja lënë gjithçka kohës. Financat do përmirësohen tej mase, por kjo nuk do te thotë qe brenda javës ju t’i boshatisni serish xhepat duke shpenzuar kuturu. Gjendja shëndetësore do lere disi për te dëshiruar. Me shume kujdes duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga sëmundjet kronike. Ne pune do jeni te guximshëm, këmbëngulës dhe largpamës. Do arrini çdo gjë qe do dëshironi. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet e mire./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Çfarë pritet për ditët në vijim, ja kur rikthehen reshjet

Publikuar

-

Nga

Për ditët e sotme dhe nesër, moti do të vijojë të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare; ditë të bukura me diell por mengjese të freskëta.

Përgjatë ditës së Mërkurë kemi ndryshim gradual të situatës meteorologjike pasi duke nisur nga orët e mesditës fillon shtimi gradual i vranësirave mesatare deri të dendura.

Sipas SHMU, përgjatë orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes të ditës së Mërkurë nisin reshjet e shiut me itensitet të ulët në të gjithë territorin. Dita e Enjte do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash.

Në relievet malore reshje dëbore në lartësitë mbi 300 metër, por ato zbresin deri dhe në lartësitë kodrinore 500-600 metër.

LEXO EDHE:  Meta: Për LSI-në dhe për mua të rinjtë janë të parët

LEXO EDHE:  Rritet pabarazia në Shqipëri: Të pasurit po bëhen më të pasur, të varfrit akoma më të varfër

Ditën e Premte rikthehet moti i kthjellët në të gjithë vendin por temperaurat mendohen të zbresin ndjeshëm në vlerat minimale (vlera negative në një pjesë të madhe të vendit).

LEXO TE PLOTE