Connect with Us

Të gjitha faktet dhe argumentat/ Pse kreu i Republikës së re dështoi dje në Korçë

Politikë

Të gjitha faktet dhe argumentat/ Pse kreu i Republikës së re dështoi dje në Korçë

Publikuar

-

Lulzim Basha dje vazhdoi të ashtuquajturin tur me të rinjtë në qytetin e Korçës. Në fakt një tur që ai e quan “Rrugëtimin e shpresës” dhe thotë se është rinia që do ta përmbysë këtë sistem. Por, me aq të rinj që po e ndjekin nga pas dhe me atë aktivitet që zhvillon, Lulzim Basha vështirë se duket të përmbysë gjë. Dhe Edi Rama së bashku me ortakun e tij  në krye të opozitës, duket se do ta ketë jetën e gjatë.

Le të shohim faktet dhe detajet.

Takimi u zhvillua në një sallë të mbyllur. Në një ambien dasmash, i cili merr reth 200 vende. Nga të cilët, më pak se gjysma ishin nga qyteti i Korçës, pasi pjesa më e madhe ishin sjellë nga fshatrat, nga qyteti i Devollit dhe nga bashkia e Pogradecit dhe ndoshta edhe disa dhjetëra persona nga Erseka.

Pra, takimi i zhvilluar në lokalin për dasma “Mon Amour”, ku Basha kishte rreth 200 të rinj, po i japim pa teprim dhe pa ia ulur, nuk ishte një takim vetëm me të rinj korçarë. Por, ishte një aktivitet me të rinj të qarkut të Korçës. Dhe po ta shohësh  e te bësh një analizë të thjeshtë nuk ishte asgjë më shumë sesa një dështim.

Po pse quhet një dështim?

Le të marrim shifrat. Lulzim Basha thotë se me të rinj do ta përmbysë Edi Ramën. Me 85 të rinj nga Korça në sallë, janë ai 85% i famshëm i zgjedhjeve, sepse pjesa tjetër nuk ishin nga Korça. Ishin nga qarku i Korçës.

Për këtë le të sjellim faktet.

Në qarkun e Korçës ka një universitet, i cili është Universiteti “Fan Noli”, i cili zyrtarisht ka të regjistruar mbi 5 mijë studentë. Pra, Lulzim Basha shkon në Korçë, futet në një lokal dhe në një qytet universitar me mbi 5 mijë studentë takon 1/50 e tyre.

Qarku i Korçës ka zyrtarisht mbi 3 mijë maturantë apo nxënës që janë në vitet e treta të gjimnazit. Ç’ka do të thotë se këta të viteve të treta, pas dy vitesh votojnë.

Pra, në universitet, në maturë dhe në vitet e treta të gjimnazit, janë gati 8 mijë të rinj. Nuk po shtojmë këtu edhe shifrat e të rinjve që kanë mbaruar shkollën, kanë mbaruar gjimnazin, janë të papunë dhe ata mijëra të tjerë që jetojnë në qarkun e Korçës, por po japim vetëm shifrën zyrtare.

LEXO EDHE:  Kryeministri kërcënon pedagogët

Janë mbi 8 mijë studentë në universitetin “Fan Noli” të Korçës, maturantë dhe gjimnazistë në vitet e treta në qarkun e Korçës dhe Luli kishte mbledhur 85 përqindshin e tij nga Korça, që ishin 85 studentë, dhe disa të tjerë të sjellë nga periferitë. Nga Devolli, nga fshatrat e Korçës, nga bashkia Maliq dhe Pogradec, për të mbushur sallën.

Për të treguar se kishte filluar revolucionin e tij, ashtu si dhe një vit më parë me të rinj nga pas. Kjo është e vërteta e asaj që ndodhi dje në Korçë. Dështimit të Lulzim Bashës.

Por, forcohet ky si dështim, po të sjellim dhe një tjetër argument.

Vite më parë, kur PD-ja ishte në opozitë. Në vitin 1999, 2000, 2003, Sali Berisha kurrë nuk shkoi të takohej me të rinjtë në një sallë. Ai shkonte dhe takohej në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, ku duhet të ishin të paktën 2500 të rinj që të mbushej pallati i sportit.

Kështu ndodhte edhe me Jozefina Topallin, kështu ndodhte edhe me Bamir Topin, në atë kohë nënkryetar i PD-së. Janë zhvilluar disa evente të cilët të rinjtë korçarë i dinë mjaft mirë. Ata që kanë qënë pjesë e forumit rinor dhe drejtimit të PD-së, në atë kohë.

Organizoheshin evente, bisedime, por në pallat të sportit, me disa mijëra të rinj. Për të treguar se ata ishin shpresa, do të ishin ata që do ta ndryshonin dhe kështu ndodhi. Kurse Luli futet si “mi” në një vrimë, me një grusht të rinjsh të sjellë në Korçë nga rrethet afër dhe thotë se filloi përmbysjen e madhe të Edi Ramës me 200 vetë, kur qarku i Korçës vetëm studentë dhe maturantë ka rreth 8 mijë. Kështu duket se do ta ketë edhe 85 përqindshin në zgjedhjet e ardhshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ahmetaj flet me shifra/ “Na kanë dhuruar vetëm 400 milion euro, të tjerat kredi të buta”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka sqaruar donacionet që i janë dhuruar Shqipërisë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj deklaroi se 400 milionë euro janë grante, ndërsa 650 milionë eurot e tjera janë kredi të buta.

“Tani, 400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë. Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit, shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike”, u shpreh ministri në emisionin “Opinion”.

Me tej, socialisti tregoi se Franca na ka dhuruar 1 milion euro, ndërsa 60 milionë janë kredi të buta.

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj vëllait/ Rama ironi therëse me Berishën dhe Bashën

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj vëllait/ Rama ironi therëse me Berishën dhe Bashën

“Franca dha 60 milionë euro kredi të butë, plus 1 milion grante. T’ju sqaroj 100 milionëshin? Është një instrument financiar përtej rindërtimit, është për zhvillimin ekonomik që e firmosi kryeministri para se të fillonte. Është 100 milionë kredi e butë”, theksoi Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O zot, sa njeri i zi…”/ Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar Berishën

Publikuar

-

Nga

Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve sot në Bruksel, teksa shumë shtete u solidarizuan duke ofrur ndihmën e tyre, që konsiston në grante, hua, projekte zhvillimi e investime.

Një sukses ky që u përshëndet nga shumë personalitete, dhe padyshim dhe krerët e partive në vend, përfshirë këtu Bashën dhe Kryemadhin.

Por ai që ka heshtur deri më tani, është ish kryeministri Sali Berisha.

Kjo heshtje duket se nuk i ka shpëtuar ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

LEXO EDHE:  Sekretari i FRPD-së shpërthen kundër Bashës

LEXO EDHE:  Sekretari i FRPD-së shpërthen kundër Bashës

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë, por sot me këtë dhuratë (100 milion euro dhuratë dhe 60 mln hua) heshti.

“Sali Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë dhe po hesht sot që Franca i dhuroi 100 milionë euro shqiptarisë. O zot, sa njeri i zi…” shkruan Spahiu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta tregon historinë në emision/ Si më iku kameramani i Presidencës në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka treguar mbrëmjen e sotme historinë se si i iku kameramani në Gjermani, se kishte më shumë fitime se këtu.

Meta rrëfeu në emisionin “Open” se kameramani i Presidencës kishte gjetur punë me 3 mijë euro në muaj në Gjermani, kishte gjetur dhe shtëpi e ishte larguar për një jetë më të mirë.

“Sot mora vesh që më iku kameramani i Presidencës. Ku iku i pyeta. -“Në Gjermani” Çfarë Gjermanie? –“Po iku se do marrë 3 mijë euro”. Edhe shtëpinë ia kishin gjetur 500 euro dhe krijohet kjo radha në ambasada”, tha Kreu i Shtetit, duke theksuar se rinia po ikën nga vendi se nuk ka besim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE