LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“S’të lë të më fyesh”/ Sonila Meço sherr me deputetin socialist

6 Nëntor 2019, 10:06, Politikë CNA
“S’të lë të më fyesh”/ Sonila Meço

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin ?Tempora? ka pasur një debat të fortë mes gazetares Sonila Meço dhe deputeti socialist Ervin Bushati.

Debati ka filluar, pasi Sonila Meço nuk ka lejuar deputetin socialist të ironizojë ish-deputeten e PD-së Jorida Tabaku për koncesionet, gjë që si duket ka irrituar Bushatin.

Pjesë nga debati:

Bushati: Nuk i hyj këtyre termave ngëlthyer, ngëlfatur, ulërit, alarmi.

Meço: Do mësoheni kur vini në një emision televiziv edhe me pasurimin e gjuhës shqipe.

Tabaku: Për të treguar alarmin tregohen të gjitha.

Meço: Për sa kohë merreni me batuta, me mënyrën se si flasim ?

Bushati: O zonjë thashe unë nuk paguhem për këtë punë.

Meço: Ju shqetësojnë koncesionet apo jo?

Bushati: Jo! Po më lër të mbaroj.

Meço: Jo duke më fyer mua!

Bushati: Nuk po të fyej, por ti nuk të lë të mbarosh.

Meço: Po fyeni fjalët që unë them. Fyerje personale jo.

Bushati: Çfarë fyerje personale? Unë thash që nuk paguhem për të folur artistikisht.

Meço: Dakord. Unë e marr për fyerje personale.

Bushati: Po e more kështu unë nuk flas më pra.

Lajmet e fundit nga