Connect with Us

Skandali në “Fiks Fare”/ Fëmijë, emigrantë, të vdekur dhe të burgosur firmosin pro ndërtimit të HEC-it!

Denoncim

Skandali në “Fiks Fare”/ Fëmijë, emigrantë, të vdekur dhe të burgosur firmosin pro ndërtimit të HEC-it!

Publikuar

-

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal në Tepelenë. Një firmë, e cila duhej të merrte mendimin e banorëve për ndërtimin e një HEC-i ka falsifikuar firmat e tyre. Në listat e firmës kanë emra apo kanë firmosur fëmijë, emigrantë, persona që kanë ndërruar jetë, madje edhe një i burgosur.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankuan dhjetëra banorë të fshatit Hormovë në Tepelenë, të cilët thanë se firma “Hidro Termo”, u ka përdorur emrin dhe listën ia ka dërguar edhe ministrisë së Infrastrukturës. Ata thanë se disa emra në listë janë fiktivë, kanë ikur prej kohësh nga Hormova, por për çudi emrat e tyre janë pikërisht në listën e firmës.

Gazetarët e “Fiks Fare” verifikuan disa nga emrat e pretenduar, ku rezultoi se në një dokument të datës 30 janar 2019, firma që po ndërton HEC-in i ka çuar Bashkisë Tepelenë një listë me emra që kanë qenë pro ndërtimit. Nga verifikimi rezultoi se kanë firmosur të gjithë pjesëtarët e familjes Fatia, madje edhe dy fëmijët e mitur. Ndërkohë, në listë janë edhe pjesëtarët e familjes Rrapi, të cilët janë prej kohësh në Tiranë. Në listë është edhe emri i z.Çelo Çela, firma e të cilit, sipas banorëve është e falsifikuar.

Ndërkohë, edhe emrat e Rudjan Dhromit dhe Qazim Elmazit janë në këtë listë, madje kanë firmosur. Por, sipas banorëve, këta nuk kanë qenë dakort, madje kanë firmosur edhe te peticioni i banorëve që janë kundër këtij HEC-i. Në listë ishte edhe emri i z.Kelian Gjinushit, madhe edhe firma e tij. Keliani tha për gazetarët e Fiks Fare se nuk ka firmosur në këtë listë. “Më dënoni me burgim të përjetshëm nëse është firma ime kjo në listë” tha ai. Sipas tij, në listë është edhe emri i nënës së tij, Festimes, por i kanë falsifikuar firmën. Gazetarët verifikuan se edhe firma e z.Igli Miha është false, apo edhe e Kajtaz Rulit. Në listë janë edhe dy të mitur E. Groshi dhe O.Groshi.

Sipas kryeplakut Irfan Çela, në listë janë edhe emrat e dy personave që kanë ndërruar jetë. Përkatësisht e Asllan Gjinushit dhe Xhixho Groshit. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në varrezat e fshatit Hormovë dhe konstatuan se këta dy persona kishin ndërruar jetë. Në listë ishte edhe emri i z.Baki Kuça.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj të miturve/ "Fiks Fare" nxjerr zbuluar Policinë dhe Prokurorinë

“Nuk jam dakort për ndërtimin. Nuk e di kush e ka vendosur emrin tim. Unë jam liruar pak ditë më parë. Kam qenë 8 vite në burg, askush nuk më ka pyetur jam pro apo kundër. Nuk e di kush e ka vënë emrin tim. Në listë është emri i bashkëshortes time si dhe i dy fëmijëve të mi, që janë në Greqi dhe Angli” thotë ai, ndërsa thotë se është totalisht kundër.

Banorët e fshatit Hormovë i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i kërkuar ministres Belinda Balluku anulimin e lejes së dhënë. Në datën 25 tetor, ministria i ka kthyer përgjigje banorëve dhe i informon se ka pasur një letërkëmbim me firmën “Hidro Termo”, ku kjo e fundit i ka dërguar edhe një dokument të datës 17 shtator 2019. Në këtë dokument, ndër të tjera, firma i thotë ministrisë se “jemi konform të gjitha rregullave dhe ligjeve, në firmat që ne kemi është edhe firma e kryetarit të fshatit, ajo e kryetarit të Njësisë Administrative dhe e kryetarit të Bashkisë Tepelenë”.

“Fiks Fare” pyeti të tre këta persona. Irfan Çela, kryetar i fshatit Hormovë, tha se nuk ka firmosur. Ndërkohë, Leonidha Shumeli, kreu i Njësisë Administrative Qendër Tepelenë, tha se “nuk ka firmosur askund”. Sipas tij, emrin e tij e ka përdorur firma.

Gazetarët e Fiks Fare pyetën edhe kreun e Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi. I pyetur nëse ka firmosur apo jo për ndërtimin e HEC-it, ai tha se jo, madje për këtë akuzë do të ndërmarrë edhe veprimet e mëtejshme. Sipas Peçit, janë 17 emra që janë edhe në peticionin e banorëve dhe në listën e firmës. I pyetur se disa thanë se i janë falsifikuar firmat, kryetari tha se “ta verifikojnë institucionet përgjegjëse”. Në fund, ai tha se është me banorët, ndërkohë pohoi se pa konsultimin e firmës me banorët, firma nuk duhet të veprojë./Tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Foto-Video/ Kaos në parkimin nëntokësor tek Sheshi “Skënderbej”, makinat prej orësh të bllokuara

Publikuar

-

Nga

Parkimi nëntokësor tek Sheshi “Skëndërbej” është kthyer shpesh herë në makth për drejtuesit e automjeteve.

Megjithëse ky parging është projektuar për rreth 3000 vende, mungesa e kordinimimit, apo abuzimi i Bashkisë ka bërë që qindra makina të mbeten të bllokuara më orë të tëra mbrëmjen e sotme.

I revoltuar nga pritja e gjatë, gazi karbonik i makinave por edhe fatura që rritet, një qytetar ka nisur në adresën e redaksisë së CNA.al, disa foto dhe video që pasqyrojnë situatën mbrëmjen e sotme.

LEXO EDHE:  Mori fund! Pas 20 vitesh dhe dy fëmijësh së bashku, aktorja e famshme ndahet nga partneri

LEXO EDHE:  UNICEF: 62 fëmijë të vrarë nga konflikti në Jemen

Kjo nuk është hera e parë që që ndodh një kaos i tillë, pasi një situatë e ngjashme bëhet sa herë në shesh ka aktivitete apo afrohen festat e fundvitit./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Ja kush fshihet pas shembjes së pallatit 6-katësh në Durrës ku humbën jetën 7 persona

Publikuar

-

Nga

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, nxorri në pah edhe abuzimin e madh që ishte bërë me ndërtimet në Shqipëri.

Lidhur me këtë fakt, referuar dhe mesazhit të një qytetari, ish kryeministri Sali Berisha, akuzon ish kreun e Bashkisë Vangjush Dako.

Sipas tij, shkak për shembjen e pallatit është bërë ngritja e një lokali në katin e parë, çka ka sjellë edhe dëmtimin e strukturës mbajtëse të godinës.

” Ja kush qendron prapa fundosjes se pallatit 6 katesh ne Durres
Veprimi kriminal i ish kryetarit te PS se Durresit!
7 jete te humbura!

LEXO EDHE:  Skandali me produktet ushqimore/ Pritet “koka” e Pëllumb Aleksit

LEXO EDHE:  Fëmijë pas moshës 40 vjeç? Ja çfarë duhet të dini

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor te uroj shendet e çdo te mire familjes tende Doktor,me duhet te informoj termeti dhe fundosja me dy kate e pallatit 6 katesh,ku u mori jeten 7 qytetareve,familjes Reçi me kater antare,ka te beje 100 % me lokalin poshte, ishte i nje eksponenti te larte te Partise Siçilist,ish kryetarit te PS-se Durres dhe mikut te ngushte te Vangjush Dakos,prandaj heshtet ne kete forme !!!???Gjithe te mirat te uroj,me respekt shume”, shkruhet në postimin e plotë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Pasojat e tërmetit/ Pas punonjësve të policisë, Rama u mban rrogën edhe arsimtarëve

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e disa punonjësve të administratës, të cilët shkruajnë, se pas tërmetit të 26 nëntorit, u është thënë se do u mbahet një pjesë e rrogës.

Duke e konsideruar si përdhosje e bujarisë dhe solidariteti njerëzor nga qeveria, Berisha bën thirrje që të mbahen larg duar nga pagat e punonjësve.

Kujojmë që më herët, edhe punonjësit e Policisë së Shtetit u urdhëruan të paguanin me nga rroga e tyre për pasojat e tërmetit.

“Larg duart e zeza nga pagat e punonjesve!

Lexoni denoncimin e punonjesve dixhital!

Ndalimi i rrogave te punonjeseve perdhosje e bujarise dhe solidaritetit njerezor nga narkoqeveria. sb

Pershendetje doktor jam nje punetor i bashkis tiran ne fillim na than qe do ju mbajm gjysmen e pages, pastai ne reaguam dhe se dim ca do bejn Se shperblim jo e jo anonim ju lutem se na heqin nga puna!

LEXO EDHE:  Tabletët dhe telefonat po u shkaktojnë fëmijëve tuaj probleme mendore

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj të miturve/ "Fiks Fare" nxjerr zbuluar Policinë dhe Prokurorinë

Zoti. Berisha sot mora vesh qe nuses te vellait tim e cila punon ne nje nga qerdhet e kukesit sot ju kan komunikuar qe 10 mi lek te vjetra do ju ndalen nga rroga per termetin. Nuk e di nqs eshte e drejt apo jo. Nuk jam kundra per ti ndimuar por un mendoj qe qeveria ka detyrime sepse ne paguajm taksa. Me respekt kukes

O i nderuar sali berisha jam nje mesues i shqetesuar se spo na hedhin akoma rogat mir termeti qe ishte nga zoti po na ka zene dhe termeti i rogave as do te di njeri.”shkruan Berisha në njoftimin e plotë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE