Connect with Us

Shpërndanin kokainë te liqeni i Farkës/ Arrestohen dy persona në Tiranë

Kronika

Shpërndanin kokainë te liqeni i Farkës/ Arrestohen dy persona në Tiranë

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka finalizuar dy operacione për goditjen e veprimtarëisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Si rezultat i operacionit “Farka” u arrestuan në flagrancë shtetasit F. L., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe I. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë. Për këta shtetas ishte marrë informacion në rrugë operative se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike kokainë, kryesisht gjatë mbrëmjes, në zonën pranë liqenit të Farkës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Agush Gjergjevica”, këta shtetas janë kapur në flagrancë me 11 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 37 300 lekë dhe një sasi valute, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 3 aparate celulare.

Po gjatë orëve të fundit, u zhvillua operacioni “Alliasi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në Tiranë. Për këtë shtetas, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion në rrugë operative se ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, kryesisht heroine, në zonën e Alliasit, Tiranë.

Në rrugën “Njazi Meka” ky shtetas është kapur në flagrancë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, me doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, me peshë 8.4 gr. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti 2 thika, qese farmaceutike, një peshore elektronike, 3 800 lekë dhe 3 aparate celulare, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:  Aksident i shumëfishtë në autostradë/ Përplasen 5 makina

Janë sekuestruar në total gjatë kontrolleve të ushtruara: 11 gramë lëndë e dyshuar kokainë, 8.4 gramë lëndë e dyshuar heroinë, 6 aparate celulare, 2 thika, peshore elektronike, 41 100 lekë dhe një sasi valute, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

Publikuar

-

Nga

Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

Një ngjarje e rëndë ashtë regjistruar pasiten e sotme në Durrës, ku babë e birë janë plagosur me armë zjarri.

Sipas uniformave blu, autori i plagosjes është shtetasi A. Ll., i cili ka qëlluar nën efektin e alkoolit dhe është larguar nga vendngjarja.

“Më datë 14.09.2020, rreth orës 17:45, në lagjen nr.14, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit H.B. dhe M.B., (bab e birë), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Përleshja në Tiranë/Vjen reagimi i parë nga politika: Dajak policesk qytetarëve



Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar shtetasi A.Ll., i cili ndodhej nën efektin e alkollot dhe pas plagosjes është larguar nga vendngjarja”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Kundërshtoi me dhunë policinë/ Arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr i madh jashtë burgut të Fushë-Krujës/ Flakët rrezikojnë të depërtojnë edhe brenda ambienteve

Publikuar

-

Nga

Zjarr i madh jashtë burgut të Fushë-Krujës/ Flakët rrezikojne të depërtojnë edhe brenda ambjenteve

Një vatër zjarri ka rënë në ambientet e jashtme të burgut të Fushë- Krujës.

Zjarr i është vënë shkurreve jashtë burgut, dhe tashmë rrezikon edhe godinën.



Kjo është hera e dytë në pak kohë që bie zjarr në afërsi të burgut, ndërsa ende nuk ka autor.

Zjarrëfikëset e Krujës po mundohen të kontrollojnë flakët për të mos depërtuar deri në ambientet e brendshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Benzi” përplaset me furgonin/ Plagosen tre persona, një vajzë në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë-Bulqizë.

Mësohet se një makinë tip “Benz” është përplasur me një furgon, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre persona.



Nga informacionet paraprake, raportohet se një vajzë rreth 27 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spital.

LEXO EDHE:  Skeleti i gjetur në Tiranë dyshohet se i përket Enver Stafkukës

LEXO EDHE:  “Na folën nga makina, refuzuam ftesën”/ Ish-i dënuari me burg përjetë me dy të tjerë dhunojnë dy vajza në Tiranë

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE