LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkoi në fshat të mblidhte prodhimet e dimrit/ Zbardhen detajet, si u ekzekutua shkodrani  

6 Nëntor 2019, 13:49, Kronika CNA
Shkoi në fshat të mblidhte prodhimet e dimrit/ Zbardhen detajet, si u

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën mesditën e sotme, , ku u vra me armë zjarri 43-vjeçari Gjergj Krygja.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për ?BalkanWeb? se 43-vjeçari kishte shkuar në fshat për të mbledhur prodhimet e dimrit, që ka në tokat bujqësore, kur është qëlluar për vdekje.

Ai është vrarë në afërsi të banesës që ka në fshat.

Mësohet se Gjergj Krygja nuk jetonte në këtë banesë, në fshatin Sumë të Dukagjinit, por shkonte atje vetëm për të mbledhur prodhimet e dimrit.

Kjo është ngjarja e dytë që ndodh në Dukagjin, brenda pak javësh, pasi më 21 tetor u ekzekutua 55-vjeçari Lazër Arraj, teksa edhe ai kishte shkuar në fshat për të mbledhur prodhimet e dimrit.

Për këtë vrasje, është arrestuar kushëriri i viktimës, i riu Marash Arraj, ndërsa u zbulua se ngjarja kishte ndodhur për shkak të konflikteve të vjetra mes familjeve.

Lajmet e fundit nga