LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sheshet e lojërave pa standarde/ DPS miraton kushtet që duhet të respektohen

6 Nëntor 2019, 07:22, Sociale CNA
Sheshet e lojërave pa standarde/ DPS miraton kushtet që duhet të

Një vit më parë Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim që kishte në fokus Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit vuri theksin tek mungesa e standardeve në sheshet e lojërave në Bashkinë e Tiranës. Por ky nuk është një problem vetëm në kryeqytet. Së fundmi Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit miratoi standardet e reja që duhet të plotësojnë sheshet e lojërave dhe ato të sportit duke bërë pjesë të debatit edhe institucionet që janë të përfshira direkt në këtë proces. Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik ?Sporte dhe sheshe lojërash?, me objekt adoptimin e 17 standardeve dhe dokumenteve evropiane të standardizimit në fushën e shesheve të lojërave  theksi ishte pikërisht në këtë aspekt.

?Objektivi dhe fokusi kryesor i kësaj mbledhje ishte miratimi i standardeve dhe dokumenteve evropiane të standardizimit në fushën e shesheve të lojërave, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me përcaktimet e pajisjeve dhe sipërfaqeve për sheshet e lojërave, metodat e testimit, kërkesat e sigurisë për pajisjet të cilat janë pjesë e shesheve të lojërave, parqet rrëshqitëse, standarde të cilat së fundmi kanë qenë mjaft të kërkuara dhe me interes nga grupe dhe palë interesi të caktuar kryesisht për ata që kanë veprimtari në këtë fushë.

Të gjithë pjesëmarrësve në këtë mbledhje iu vu në dispozicion materiali i plotë i standardeve në fushën e sporteve dhe shesheve të lojërave, si dhe të gjitha fushat e zbatimit për çdo standard të përcaktuar, për të bërë sa më korrekt terminologjinë e përdorur në përkthimin me faqe të parë të standardit dhe të jenë të kuptueshëm nga të gjithë palët e interesit.

Përzgjedhja e standardeve dhe e dokumenteve evropiane të standardizimit është bërë nga DPS dhe anëtarët e këtij Komiteti Teknik, sipas Programit të punës së 6-mujorit të dytë  të vitit 2019.

Në fund të mbledhjes të gjithë anëtarët e këtij KT me konsensus morën vendimin që këto standarde dhe dokumente europiane standardizimi të adoptohen si Standarde Shqiptare (SSH) dhe dokumente shqiptare standardizimi (DS) me përkthim të faqes së parë dhe fushës së zbatimit në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit origjinal të standardit? njoftoi DPS./ Monitor

Lajmet e fundit nga