Connect with Us

Riformatohet KQZ/ Zbardhet drafti i Komisionit të Reformës 

Politikë

Riformatohet KQZ/ Zbardhet drafti i Komisionit të Reformës 

Publikuar

-

Nesër paradite do të mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, për të dikutuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe për administrimin e procesit zgjedhor.

Ekspertët kanë parashtruar propozimet e tyre ndërsa në materialin referues të shpërndarë për mediat, ata kërkojnë prerazi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të jetë i paanshëm, transparent dhe njëherësh të demostrojë  pavarësi të plotë nga ndikimet e mundshme politike që nga nisja e fushatës elektorale e deri në certifikimin e procesit zgjedhor.

Ky propozim i tyre ka të njëjtën vlerë pavarësisht zgjedhjeve, qofshin këto lokale apo të përgjithshme.

Me propozimet e reja, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) riformatohet si institucion me përgjegjësi të ndara, në kompetenca dhe autoritete ushtruese të tyre.

Propozimet:

Amandamentet që paraqiten për diskutim kanë të bëjnë me reformimin tërësor të tri nivele të administrimit zgjedhor në Shqipëri, duke synuar të ndryshojnë përcaktimet ligjore aktuale dhe t’i japin zgjidhje të qëndrueshme një prej problematikave serioze të çdo zgjedhjeje në Shqipëri, të përgjithshme ose vendore. (ODIHR 2019 rekomandimi 7, ODIHR 2017 – rekomandimi 9-10, ODIHR 2015 – rekomandimi 1, ODIHR 2013 – rekomandimi 12)

Vetëm transparenca, paanshmëria, dhe pavarësia ndaj manipulimeve politike, të shoqëruara me profesionalizmin e duhur  mund të sigurojnë administrimin e rregullt të proçesit elektoral, nga periudha para zgjedhore deri në fund të përpunimit të rezultateve.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) riformatohet si institucion me përgjegjësi të ndara, në kompetenca dhe autoritete ushtruese të tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga:

–          Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve;

–          Komisioni Rregullator; dhe

–          Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Komisioneri) është organ monokratik që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët.

Komisioni Rregullator është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organ kompetent për shqyrtimin e ankimimeve të subjekteve zgjedhore dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje të Kodit Zgjedhor.

Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 7-vjeçar, të përtëritshëm. Përzgjedhja e Komisionerit bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në drejtim, të ligjëshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit.

Komisioni Rregullator përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 5-vjeçar. Kandidati për anëtar i këtij Komisioni Rregullatorit duhet të plotësojë kushtet dhe kriteret për të qenë komisioner. Kriteri i eksperiencës profesionale në drejtim zëvendësohet për kandidatin për anëtar të Rregullatorit me kriterin e eksperiencës profesionale në hartimin, shqyrtimin dhe miratimin e akteve ligjore.

Komisioni iAnkimeve dhe Sanksioneve përbëhet nga 3 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 9-vjeçar. Përzgjedhja e anëtarit të KAS-it bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme, të ligjshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit.

Komisioneri, anëtarët eKomisionit Rregullator dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me jo më pak se tre të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në rast se Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Komisionerin, apo anëtarë të caktuar të Komisionit Rregullatorose të KAS-it, me shumicën e kërkuar të3/5 të votave, atëherë administrata e Kuvendit hedh short midis të gjitha kandidaturave të paraqitura për votim Kuvendit për vendin përkatës.

Në dy nivelet e tjera të administratës zgjedhore amendamentet përcaktojnë seanëtarëtë tyre mund të jenë vetëm zyrtarët zgjedhorë. Për të qënë zyrtar zgjedhor KQZ-ja zhvillon në mënyrëtë rregullt programe trainimi për shtetasit me të drejtë vote për kualifikimin e tyre në ushtrimin e detyrës si zyrtarë zgjedhorë.

Shtetasit me të drejtë vote pranohen në programet e trainimit kur gëzojnë statusin e nëpunësit civil, ose plotësojnë kushtet e mëposhtme:

– të zotërojnë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

– të jenë në kushte shëndetësore që i lejojnë të kryejnë detyrën;

– të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

– ndaj tyre të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit për nëpunësin civil;

– të kenë mbaruar arsimin e lartë, ose të jenë të paktën në vitin e fundit të studimeve të ciklit të parë “bachelor”.

Programet e trainimit si zyrtarë zgjedhorë për nëpunësit civilë janë pjesë e kurrikulës së Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), janë të detyrueshme për të gjitha nivelet e nëpunësve, organizohen në bashkëpunim me KQZ-në dhe drejtohen nga struktura e KQZ-së e ngarkuar me trainimin e zyrtarëve zgjedhorë.

Për gjithë shtetasit me të drejtë vote që nuk janë pjesë e shërbimit civil, pranimi në programet e trainimit bëhet pas aplikimit individual nga shtetasit që plotësojnë kushtet ligjore për pranim. Për këta shtetas programet e trainimit organizohen nga KQZ-ja dhe zhvillohen nga struktura e saj e ngarkuar me trainimin e zyrtarëve zgjedhorë.

Të gjithë pjesëmarrësit, kur përfundojnë me sukses trainimin si zyrtarë zgjedhorë, pajisen nga KQZ-ja me dëshminë e zyrtarit zgjedhor. Zyrtarët zgjedhorë, pavarësisht se vijnë nga radhët e nëpunësve civilë ose jashtë administratës shtetërore i nënshtrohen vlerësimit të performancës së tyre në zgjedhje, sipas kushteve dhe procedurave që parashikon Kodi Zgjedhor, së bashku me sanksionet përkatëse në rast shkeljeje.

Caktimi i anëtarëve të Njësisë së Administrimit Zgjedhor (ish KZAZ) – shkurtimisht NJAZ-i- bëhet me short nga personat që janë certifikuar si zyrtarë zgjedhore. Njësia e Administrimit Zgjedhor ngrihet 90 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përbëhet nga 4 anëtarë dhe 2 sekretarë. Zyrtarët zgjedhorë të NJAZ-it janë individë të kualifikuar në ushtrimin e përgjegjësive të detyrës, të cilët emërohen nga KQZ-ja, me barazi gjinore, me short, midis personave të trainuar si zyrtarë zgjedhorë. Kryetari dhe zëvendëskryetari i NJAZ-it caktohen nga KQZ-ja në aktin e emërimit, mbi bazën e kriterit profesional, eksperiencës së mëparshme zgjedhore dhe eksperiencës drejtuese administrative. Sekretari i NJAZ-it është përherë me profesionin e juristit. Në ditën e votimit NJAZ-i vepron i ndarë në dy grupe të balancuara (dy anëtar – një sekretar), të cilët qendrojnë në detyrë njeri pas tjetrit dhe ndërrohen me njeri tjetrin çdo 8 orë, deri në përfundim të numërimit të votave dhe nxjerrjen e rezultatit në nivel NJAZ-i.

Njësia e Adminsitrimit të Votimit (ish KQV) – shkurtimisht NJAV-i – është struktura e administratës zgjedhore e ngarkuar me kryerjen e procedurave të votimit në qendrën e votimit. NJAV-i formohet, me përfaqësim të garantuar gjinor, nga tri zyrtarë zgjedhorë: zyrtari mbikëqyrës, zyrtari i qartësimit të votuesve, zyrtari i procedurave të votimit.  NJAV-i ka për detyrë të kryejë identifikimin e votuesve përpara votimit, të udhëzojë dhe drejtojë votuesit për ushtrimin individualisht, në liri dhe fshehtësi të së drejtës së votës, të kujdeset për zhvillimin dhe mbylljen e rregullt të procesit, si dhe të ruajë dhe administrojë nën përgjegjësinë e vet materialin zgjedhor.Edhe zyrtarët zgjedhorë të NJAV-it janë individë të kualifikuar në ushtrimin e përgjegjësive të detyrës, të cilët emërohen nga KQZ-ja, me short, midis personave të trainuar si zyrtarë zgjedhorë.

Njësia e Administrimit të Numërimit (ish Grupet e Numërimit të Votave) -shkurtimisht NJAN-i- është struktura e administratës zgjedhore e ngarkuar me kryerjen e procedurave për numërimin e votave. NJAN-i formohet, me përfaqësim të garantuar gjinor, nga dy zyrtarë zgjedhorë.Zyrtarët zgjedhorë të NJAN-it janë individë të kualifikuar në ushtrimin e përgjegjësive të detyrës, të cilët emërohen nga KQZ-ja, me short, midis personave të trainuar si zyrtarë zgjedhorë në sistemin e trainimit të KQZ-së.

NJAN-i bën vlerësimin e votave, numerimin e tyre për çdo subjekt zgjedhor dhe tabulimin e rezultatit të qendrave të votimit. Kompetenca për vlerësimin e votave, numerimin e tyre për çdo subjekt zgjedhor dhe tabulimin e rezultatit të qendrave te votimit është kompetencë ekskluzive e NJAN-it. Vendimmarrja e NJAN-it në ushtrim të kësaj kompetence mund të ndryshohet vetëm sipas procedurës ankimore tëKodit Zgjedhor.

Amendamnetet e prezantuara për cështjen e administratës dhe administrimit zgjedhor  paraqiten njëherësh me modifikime në kuadrin ligjor “Për nëpunësin civil”, lidhur me rekrutimin, karrierën dhe disiplinën, për të lidhur performancën në shërbim të zgjedhjeve me rekrutimin dhe karrierën në shërbimin civil.

Këto amendamente synojnë që partitë politike ta ruajnë besimin ndaj menaxhimit të zgjedhjeve, jo më nëpërmjet pjesëmarrjes në administrim, por nëpërmjet rritjes së mundësive dhe hapësirës për vëzhgim, forcimit të të drejtave garancive proceduriale për subjektet zgjedhore, si dhe nëpërmjet të drejtës për kontroll a posteriori të dokumentacionit të votimit. Për një gjë të tillëështëi nevojshëm edhe ndryshimi i kapitujve vijues të Kodit Zgjedhor në fuqi.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhja e delegatëve të PS/ Vidhet serveri i votimit dixhital, PS pa rezultate edhe një javë pas procesit

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në Partinë Socialiste për përzgjedhjen e 706 delegatëve të Kongresit, i cili pritet të mbahet në fillim të 2020-tës, duket se nuk i kanë përmbushur të gjitha pritshmëritë.

Procesi i cili do të promovohej aq shumë nga socialistët për shkak edhe të risive që solli si votimi elektronik dhe ai online, duket se sërish ka çaluar në një aspekt, atë të shpejtësisë së nxjerrjes së rezultateve.

Mirëpo pavarësisht, kësaj përmes një denocimi të mbërritur në adresën e qytetarit dixhital, mësohet se serveri i votimit dixhital të përdorur nga PS, është vjedhur.

Denoncuesi shprehet se rezultatet që presupozohej të dilnin 120 minuta pas zgjedhjeve, nuk kanë dalë akoma për shkak të vjedhjes së serverit.

LEXO EDHE:  KQZ shpall qeverinë e Noriegës/ Kjo është qeveria e flakur nga 80% e shqiptarëve

Postimi i plotë:

Vidhet serveri i votimit dixhital te partise se Krimit!

Denoncohet vjedhja e serverit te votimit dixhital te votimit ne partine e Edvin Mafise. sb

Pershendetje dr ndonse kane kaluar shume dite nga dita e votimit ne PS gjer tani nuk kemi asnhe rezultat.Shkaku i mosnxjerejes ee rezultateve te cilat supas sistemit duhet te dilnin brenda 120 minutave nuk kane dale as pas nje jave dikush thote se kane vjedhur serverin ne budrume te PS.Nuk mund te them por roja eshte ajo qe ka qene.te lutem anonim se me heqin nga puna./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Uragani studentor fillon në 4 dhjetor”/ Berisha publikon denoncimin: Rama presion mbi studentët

Publikuar

-

Nga

“Uragani studentor fillon me 4 dhjetor!”, kështu është shprehur në një postim në rrjetet sociale ish kryeministri Sali Berisha teksa publikon mesazhin e një studenti.

Studenti në mesazhin e tij shprehet se protestat studentore do të rinisin sërish, mirëpo qeveria është duke iu bërë presion atyre dhe prindërve të tyre.

Teksa publikon mesazhin e studentit, Berisha shkruan se mediat e Ramës e censurojnë lajmin për shkak se kryeministri është i lemeritur nga lëvizja e studentëve.

LEXO EDHE:  Letra e aleatëve të PD për 13 tetorin / KQZ mblidhet nesër për shqyrtimin e kërkesës

Postimi i plotë i Berishës:

Uragani studentor fillon me 4 dhjetor!

Lemeritet Edvin Mafia, mediat e tij censurojne lajmin! Suksese studenteve!! sb

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi “kokë me kokë” me Metën/ Topi: “Palët duhet të gjejnë arsyen”

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë ish-presidentin Bamir Topi për të folur lidhur me krizën politike të krijuar në vend. Takimi me dyer të mbyllura ka zgjatur për rreth 40 minuta, ndërsa në deklaratën e tij para mediave, Topi është shprehur se  palët duhet patjetër të gjejnë vullnetin politike për t’i dhënë zgjidhje.

“Sot historia e përplasjeve institucionale është e trishtë. Është përplasja më e paprecedentë. I gjithë ai pushtet që ndryshoi në favor të mazhorancave politike prishi ekuilibrat politikë. Edhe kur shkojnë në Parlament është pushteti i kryeministrit. Duhet të ketë balancë të institucioneve. Nëse e kanë quajtur këtë institucion honorifik, mua më rezulton të jetë kthyer në atavik.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ KQZ do të auditojë fondet e partive politike

Palët duhet të gjejnë arsyen dhe vullnetin për t’i dhënë një zgjidhje që nuk ka të bëjë me pushtetin personal. Gjërat nuk mund të shkojnë mbarë kur ka përplasje. Duhet t’i japim vend institucionin më të rëndësishëm. Aty ku është shpresa më e madhe për të bërë diçka ne e rrëzojmë.

Në Kushtetutë është e qartësuar: Kur një qeveri nuk formohet, Presidentit i lind një detyrim kushtetues por edhe dy rrethana të tjera që nuk i ngjajnë situatës ku jemi sot”, ”, u shpreh ish presidenti./CNA.al

LEXO TE PLOTE