LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rezoluta anti-ruse/ Ish ambasadori kritika qeverisë

6 Nëntor 2019, 16:16, Politikë CNA
Rezoluta anti-ruse/ Ish ambasadori kritika qeverisë

Ish ambasadori Agim Nesho i ftuar pasditen e sotme në RTV Ora ka folur për projekt-rezoluta anti-ruse të mazhorancës diskutuar sot në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme.

Duke e konsideruar si një rrezik real edhe tymnajë politike, Nesho theksoi se rrezik në Shqipëri nuk është vetëm Rusia, por edhe Kina e Turqia.

?Të dyja bashkë. Përdorimi i saj është një tymnajë politike, sepse në këtë moment ne kërkojmë të evidentojmë atë që është rreziku real.

Së pari pse vetëm ndaj Rusisë?  Ka shumë aktorë të tjerë ndërkombëtarë që janë Kina, Turqia, që nuk janë më pak të parëndësishëm. Ka agjentë të tjerë ndërkombëtarë që ruajnë influencën e tyre ideologjike nëpërmjet fesë, që duan të influencojnë në rajonin e Ballkanit.

Një rezolutë që do të paraqiste diçka, që do ndiqej dhe do ishte progam pune për një vend si Shqipëria, që aspiron të futet në BE do të ishte shumë më e gjerë.

Duke qenë se është vetëm ndaj Rusisë, unë mendoj se ka të bëjë vetëm me disa gjëra.  Së pari është një formë presioni për ti thënë BE-së dhe Perëndimit që influenca ruse është prezente dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me neve kur juve na mbyllet derën e hapjes së negociatave.?, ka thënë më tej Nesho./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga